E shtunë, 12 Qershor, 2021
27.5 C
Tirana

Brenda natës mund të përshkojë deri 45 km: Specia e rrallë që gjendet në Kosovë

Rrëqebulli i Ballkanit (Lynx lynx martinoi) është nën specie e rrëqebullit të Euroazisë (Lynx lynx), i cili është i përhapur në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni dhe Mal të Zi.

Shpërndarja aktuale e rrëqebullit ballkanik është e kufizuar në Ballkanin jugperëndimor, kryesisht zonat kufitare mes Maqedonisë dhe Shqipërisë, duke u përhapur në veri në Mal të Zi dhe në Kosovë. Vlerësohen të jenë më pak se 100 dhe paraqet specien e rrëqebullit më të rrezikuar në të botën.

Rrëqebulli në Kosovë është kafshë e mbrojtur me ligj që prej kohës se Jugosllavisë, më saktë që nga viti 1973, shkruan Gazeta Express.

Rrëqebulli ka pamje mjaft karakteristike, me trup të mbledhur dhe këmbë të gjata e me shputa të gjera. Ka kokë të rrumbullakët, veshë të mëdhenj me një xhufkë tipike qimesh në majë, bisht të shkurtër dhe me majë të zezë. Gëzofin e ka ngjyrë kafe në të kuqërremtë, që vjen duke u zbardhur në pjesët e poshtme të barkut dhe është i mbuluar me pulla të errëta.

Është i gjatë 80–130 cm, i lartë rreth 65 cm dhe peshon 12-35 kilogramë. Është kafshë tipike vetmitare dhe takohet me rrëqebuj të tjerë vetëm në sezonin e çiftimit. Zë territore të mëdha deri 2000 km2 dhe është aktiv kryesisht natën. Brenda një nate mund të përshkojë deri 45 km. Rrëqebulli jeton deri 17 vjet.

Lloji i tij më së shumti haset në Malet e Sharrit në Kosovë dhe shpesh është kapur edhe nga kamerat e fshehura të montuara nga njerëz të cilën merren me studimin e natyrës.

Lexo edhe :   "KosovaCoin", kriptomonedha që ngre lart emrin e Kosovës

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Asisti i Shaqirit nuk mjafton, Zvicra ndalet nga Uellsi (Video)

Përfundon ndeshja e dytë e kampionatit europian ''EURO 2020''. Ndeshja e vlefshme për grupin A, midis Uellsit dhe Zvicrës është mbyllur në barazim, me...

Zgjedhje për kreun e ri/ Gjana: Komisionerët e kandidatëve vetëm nga degët e PD

Komiosionerët e çdo kandidati për kryetar në PD duhet të jenë anëtarë të degës përkatëse të PD-së ku do propozohen për këtë proces. Ka...

Asnjë viktimë nga koronavirusi, 12 raste të reja në 24 orët e fundit

Situata epidemiologjike në vendin tonë paraqitet e qëndrueshme. Në 24 orët e fundit, janë regjistruar 12 raste të reja me Covid-19, nga 2.916 testime...

”Shpresoj të mos jetë si Trump”/ Putin flet për Biden para takimit në Gjenevë

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin shpreson se homologu i tij amerikan, Joe Biden, do të jetë më pak impulsiv se paraardhësi i tij, Donald...

Të shtëna me armë në SHBA, 13 të plagosur, autori ende i lirë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të Teksas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku një person ka shtënë me armë duke lënë të...