Kemi të gjithë një përrallë të preferuar me histori dashurie princeshash, kurorash që shkëlqejnë nga diamantet dhe gurët e çmuar, pallate mbretërore, etj.
Por, historia e princeshës sonë shqiptare, Elia Zaharia Zogu është e një natyre krejt tjetër. Shumë pranë normales, dhe shumë më larg vanitetit dhe luksit. E tillë duket të ketë qenë edhe festa e ditëlindjes së saj mbrëmjen e djeshme.
Në një atmosferë të ngrohtë, mes familjarëve dhe miqve më të ngushtë të aktores së njohur, Elia i është gëzuar plotësisht atmosferës, duke kërcyer, duke fikur qirinjtë në tortë e duke marrë urimet e rastit në këtë 35 vjetor jubilar të saj.
Ajo që ra në sy ishte prania e shumë kolegeve dhe mikeshave të saj artiste, si Luli Bitri, Olta Gixhari, Niada Saliasi, Soni Malaj, etj. Gjithçka e kuruar në detaje, në një ambient mjaft të ngrohtë e të përzemërt, ishin këto detajet që e bën të paharrueshme këtë ditëlindje për të.