E premte, 26 Shkurt, 2021
10 C
Tirana

Brataj vaksinoi shoferin personal? Urgjenca Kombëtare reagon pas akuzave

Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore ka reaguar sot pas lajmit të publikuar në rrjetet sociale për vaksinimin e një shoferi të këtij institucioni.

QKUM shprehet se vaksinimi i shoferëve që janë aq të ekzpozuar ndaj virusit të rrezikshëm, në përballje direkte me pacientë me COVID, është domosdoshmëri.

Institucioni deklaron se edhe shoferët janë pjesë e QKUM-së, ndaj i përkasin personelit, që në total sot ishin 80 persona, në radhë për t’u vaksinuar.

Reagimi i plotë i Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore:

PSE DUHEN GODITUR INSTITUCIONET KU PUNOHET!

Puna e personelit mjekësor dhe mbështetës të QKUM ka një vit që është përqëndruar te shërbimi ndaj pacientëve me Covid-19. Dua të sjell në vëmendjen e qytetarëve, se fjala “shofer” e redukton tej mase punën e jashtëzakonshme që këta persona kanë bërë në një vit pandemi. Ata janë dhënës të ndihmës që kanë qenë njësoj të angazhuar si mjekët dhe infermierët e Urgjencës Kombëtare. Të gjithë shoferët e Urgjencës Kombëtare, në këtë periudhë pandemie janë në shërbim me autoambulancat për shkak të emergjencës së situatës.

1. Çdo ditë trajtohen dhe asistohen 24/24 orë pacientë me COVID, të cilët meren në banesë dhe dërgohen në spital.

2. Çdo ditë transportohen dhe asistohen të gjithë pacientët që dalin nga spitalet Covid dhe dërgohen në banesë.

3. Çdo ditë transportohen dhe asistohen pacientët kritikë me Covid-19 nga spitalet në aeroport, kur çdo qytetar ka vendosur të kurohet jashtë shtetit.

4. Çdo ditë trajtiohen dhe transportohen pacientë kritikë nga banesa në aeroport kur qytetarët kanë vendosur të kurohen jashtë shtetit.

5. Çdo ditë transportojnë dhe asistojnë pacientët që vijnë në aeroport nga shtetet ku janë trajtuar dhe i çojnë drejt spitaleve ose në banesë.

6. Çdo ditë kryhen transferimet midis spitaleve Covid 1,2,3,4 nga ky personel mjekësor dhe mbështetës.

Sot ishte radha e institucionit të QKUM-së të bënte vaksinën. Nga personeli i përbërë nga 26 mjekë, 36 infermierë dhe 18 shoferë. Total 80. Nga këta kanë bërë vaksinën sot 12 mjekë, 13 infermierë dhe 10 shoferë. Në total 35 persona. Pjesa tjetër e personelit ose është e sëmurë duke kaluar sëmundjen në forma të ndryshme, ose e ka kaluar para pak kohësh dhe nuk mund ta bëjnë vaksinën. Siguroj qytetarët se çdonjëri prej të vaksinuarve nga Urgjenca Kombëtare sot, duhej të vaksinohej.

Mbrojtja e jetës së tyre do të thotë mbrojtje e jetës së qindra e mijëra pacientëve. Është detyrë e shtetit, është detyrim i institucionit që unë drejtoj, të garantojë jetën e këtij personeli të vijës së parë. Vlerësojeni Ju të nderuar qytetarë nëse kemi vepruar gabim duke i vaksinuar! Kujtoj se një nga shoferat e ambulancave të urgjencës gjatë pandemisë humbi jetën! Bashkëngjitur lista e personelit të QKUM i vaksinuar te stadiumi.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Bardhi kallëzon Ballën në SPAK: Vartësit e tij kërcënojnë qytetarët për votën

Drejtuesi politik i PD në Elbasan, Gazment Bardhi, ka kallëzuar penalisht në SPAK rivalin e tij në këtë qark, Taulant Ballën. Gjatë intervistës në emisionin...

UNICEF sjell në Kosovë shiringa për vaksinën kundër Covid-19

Shefi i zyrës së UNICEF-it (Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijë) në Kosovë, Murat Sahin përmes një postimi në llogarinë e tij në...

Kush do i fitojë zgjedhjet e 25 prillit? Del sondazhi i IPSOS

Top Channel në bashkëpunim me gjigantin botëror të sondazheve, kompaninë IPSOS, publikon të dhënat e sondazhit për zgjedhjet e 25 Prillit në emisionin “Open”...

Studimi i ri: Ja çfarë ndikimi ka mbajtja e maskës në rrahjet e zemrës

Studiuesit në Spitalet Universitare Rainboë Babies & Children (UH Rainbow), botuan të mërkurën të dhënat e një studimit të ri, që tregon se mbajtja...

Çfarë fshihet pas dorëheqjes së Bamir Topit nga FRD? Bardhi zbardh detaje

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, njëherazi drejtues politik në Qarkun e Elbasanit, Gazment Bardhi, komentoi mbrëmjen e sotme largimin e Bamir Topit nga...