E enjte, 21 Janar, 2021
12 C
Tirana

Brataj paralajmëron: Dy javët e ardhshme, do rritet numri i të infektuarve

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, paralajmëron se në javën e fundit të korrikut dhe në javën e parë të gushtit pritet të arrihet piku i infektimeve me koronavirus.

Sipas tij, shkak për këtë janë bërë lehtësitë e lëvizjes dhe hapja e shumë sektorëve, si ai i transportit publik.

“Dy apo tre javët e ardhshme pritet të kemi një numër më të lartë infektimesh”, tha ai, raporton Java News.

Brataj sqaron se Komiteti i Ekspertëve në asnjë rast nuk rekomandon mbylljen e vendit, pasi do kalonte në kolaps.

“Mund të ketë kufizime të pjesshme nëse del situata nga kontrolli, por jo mbyllje të vendit”, shtoi ai.

Gjatë 24 orëve në Urgjencën Kombëtare regjistrohen rreth 2400 thirrje, 600 më shumë krahasuar me një javë më parë.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Video/ Ronaldo shkruan historinë, Juventus fiton Superkupën e Italisë

Cristiano Ronaldo ka shkruar sonte historinë e futbollit botëror pasi u bë golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave pasi shënoi për Juventusin...

Bajernit i mjafton një penallti për të mbajtur kreun, Lajpcig bën detyrën

Mjaftoi një penallti në minutën e 13-të për t’i dhënë Bajernit fitoren e dytë radhazi. Robert Levandovski nuk gaboi nga pika e bardhë e...

Vetëvendosja garon në zgjedhjet e 25 prillit, nesër prezanton kandidatët e parë

Lëvizja Vetëvendosje në Tiranë do të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Ditën e nesërme, më 21 janar kjo forcë politike do të...

I përqafuar me bashkëshorten, Joe Biden mbërrin në Shtëpinë e Bardhë

Joe Biden ka mbërritur në Shtëpinë e Bardhë, ku do të fillojë orët e para të punës si President i SHBA, me firmosjen e...

Çfarë duhet të dini mbi historinë e Ditës së Përurimit të presidentit amerikan

E para Ditë e Përurimit në detyrë e presidentit të Shteteve të Bashkuara, ishte 30 prilli i vitit 1789, gjatë betimit të presidentit Xhorxh...