E mërkurë, 27 Janar, 2021
1 C
Tirana

Brataj: Nuk e kemi arritur pikun e virusit, muaji gusht më i vështiri

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, në një intervistë për A2 është shprehur se fillimi i gushtit pritet të jetë piku i epidemisë së koronavirusit në Shqipëri.

Të infektuarit do të jenë më të shtuar se aktualisht, e po ashtu dhe humbjet e jetës. Ai ka arritur në këtë përfundim, duke iu referuar shkeljes masive së masave nga qytetarët, por dhe rihapjes së transportit publik që ende nuk ka dhënë efekte në rritjen e infeksionit.

“Nuk është piku akoma ky që po shohim tani. Fillimi i gushtit do të shënojë majën e kurbës së infeksionit, për shkak të lirimit të të gjitha masave.

Masa e fundit e lirimit është transporti publik, që nuk ka as 10 ditë që është hapur dhe kuptohet që i do 3-4 javë që nga përhapja e infeksionit, inkubacioni dhe shfaqja e shenjave të sëmundjes. Pastaj sesi do të vazhdojë piku, kjo do të varet si do të ndërgjegjësohemi ne”, tha më tej ai.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Video/ Tension dhe përmbysje, Interi eliminon Milanin në minutën e 97-të

Interi triumfoi me rezultatin 2-1 ndaj Milanit, në derbin e vlefshëm për çerekfinalen e Kupës së Italisë, ku nuk mundoi as tensioni. Ibrahimoviç dhe Lukaku...

Skënder Brataj tregon numrin e personelit mjekësor të vaksinuar

Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ka bërë me dije shifrat e personelit mjekësor që është injektuar me vaksinën anti-covid deri më tani në...

Shkel rregullat e rrjetit social, Twitter i mbyll llogarinë Genc Pollos

Platfotma Twitter i ka mbyllur llogarinë ish-deputetit të PD, Genc Pollo, për shkak se ky i fundit ka shkelur rregullat e rrjetit social. Lajmin e...

Haradinaj mesazh Serbisë: Do forcojmë policinë dhe ushtrinë e Kosovës

Kandidati për President në Kosovë, Ramush Haradinaj ka përcjellë një tjetër për fqinjët, Serbinë. Haradinaj u shpreh se Kosova nuk do e mbajë më kokën...

Kur lali Eri gjobit Ndrangheta-n

Nga: Dritan Hila Sapo kapën implikimin e tre personave italianë që bënin kështjella në rërë për biznese në Tiranë dhe ku përmendej edhe mafia kalabreze,...