E shtunë, 12 Qershor, 2021
27.5 C
Tirana

Brataj: Masat anti-covid do të vlerësohen sërish në varësi të shifrave

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ka komentuar vendimet e sotme të Komitetit Teknik të Ekspertëve, të cilët lehtësuan masat kundër koronavirusit.

I ftuar në rubrikën ”Opinion” në ”News 24”, Brataj u shpreh se procesi i vaksinimit bën të mundur që virusi të qarkullojë më pak, dhe mutacioni që mund të pësojë fillon të përshtatett.

Lidhur me imunizimin e popullatës, Brataj tha se imuniteti nuk ka shkuar ende në 70%, dhe shtoi se masat anti-covid në vend, do të vlerësohen sërish në varësi të situatës epidemiologjike.

Ndër të tjera, Brataj deklaroi se vera tashmë është aleat i fortë i Shqipërisë dhe kjo u tregua edhe vitin e kaluar.

Skënder Brataj: Në momentin që ti bën vaksinim masiv, ka mundësi që virusi të qarkullojë sa më pak. Të përshtatet dhe të ndryshojë mutacioni. Të gjitha këto së bashku çojnë në hapjen e masave, vazhdojmë vaksinimin masiv dhe të jemi drejt verës, vera është aleati ynë. E tregoi vjet, po e tregon tano. Në hemisferën e jugut kemi rritje të rasteve si në Brazil, Indonezi. Kemi një aleat që na  tregoi dhe vjet, s’patëm shpërthim në verë. Vera na bëri hapje të madhe të virusit tek asimptomatikët. Na plasi më pas vala e nëntorit. Në fund të vitit erdhi drejt përmirësimit, por në ardhën emigrantët, varianti britanik. Kur lehtësohen masat qytetarët nuk respektojnë masat, dhe aty vjen më pas.

Në këtë mënyrë pas 3-4 javësh që fillon për të rikuperuar duhet të paktën dopio e kohës. Ne për fatin e mirë ditën e djeshme u shënua rekordi që s’ka më vdekje. Imuniteti s’ka shkuar tek 70% akoma, e njëjta gjë diskutonin në panelin Italian, e vërtetë që duhet vaksinimi, por s’ka sens ta bëjë çdo shtet 80% vaksinim dhe të tjerat nga 10%. Se tek këto do bëhen mutacionet e reja, dhe ato do vijnë dhe nuk i ndalon dot.

Periudha e inkubacionit është 2 javë. Sidoqë të jetë masat nuk janë statike, situata do vlerësohet në çdo moment. Grumbullimi është i një grupi njerëzish në një vend të caktuar. Pra 50 në një vend. Nëse është vendi për një grup tjetër me 50, po mundet. Më parë s’bënim dasma fare, sot me 50, është hap para. Për ne në radhë të parë ëshë shëndeti i çdokujt. Çdo humbje jete është disfatë. Fakti që lejohen 50 veta dhe e patë si e shfrytëzuan dhe politikanët. Për dasmat shqiptare s’do ketë mundësi se i bëjnë me 300-400. Në bazë të rajonit dhe botës do të shihen dhe masat e mëtejshme.”

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

”Shpresoj të mos jetë si Trump”/ Putin flet për Biden para takimit në Gjenevë

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin shpreson se homologu i tij amerikan, Joe Biden, do të jetë më pak impulsiv se paraardhësi i tij, Donald...

Të shtëna me armë në SHBA, 13 të plagosur, autori ende i lirë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të Teksas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku një person ka shtënë me armë duke lënë të...

Përmbyset autoboti me naftë në Elbasan, bllokohet shoferi

Një autobot me karburant është përmbysur mesditën e sotme në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, pranë fshatit Xibrakë. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se shoferin e ka zëne...

Shpërthimi i kontrolluar i ‘gjobës’ Becchetti

Nga: Agim Baçi Dikur qarkullonte në internet një letër që një vajzë i dërgonte së ëmës, e cila në thelbin e saj lidhej me gjetjen...

Uells-Zvicër/ Pjesa e parë pa gola, portierët vendimtarë me pritjet e tyre

Ka përfunduar me rrjeta të paprekura, pjesa e parë e ndjeshjes midis Zvicrës dhe Uellsit. Një 45 minutësh ku spektakël dhuruan portierët e skuadrave...