Brataj: Koronavirusi i ri mund të ketë hyrë në vend, si mund të identifikohet

Drejtori i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj, ka thënë se gjendja nga Covid-19 në Shqipëri është përkeqësuar.

I ftuar në emisionin, “Real Story”, Brataj ka thënë se ka thënë se varianti i ri i Covid-19 mund tëketë hyrë në vendi, teksa ka shtuar se Shqipëria, në bashkëpunim me autoritetet e vendeve europiane të zhvilluara, mund të identifikojë koronavirusin e ri.

“Gjendja është përkeqësuar. Festat e fundvitit, spostimi nga Tirana në qytete të preferuara, ka krijuar më shumë raste. Njerëzit e çuan virusin në Sarandë për shembull nga pushimet. Shqipëria mund të bashkëpunojë me autoritete eutopiane për të identifikuar koronavirusin e ri. Vendi ynë ka shumë mundësi të preket nga koronavirusi i ri”, tha Brataj.