E shtunë, 12 Qershor, 2021
26.5 C
Tirana

Braho: Të merren si provë deklaratat e Metës edhe me video

Paraditen e sotme, është mbledhur Komisioni Hetimor për shkarkimin e Presidentit të Republikës, Ilir Meta.

I pranishëm në këtë mbledhje, ishte edhe deputeti i Partisë Socialiste, dikur bashkëpunëtori i ngushtë i Metës te LSI, SPartak Braho.

Braho i bëri thirrje Komisionit që të merren si provë deklaratat e Metës jo vetëm me shkrim, por edhe me video.

Spartak Braho: ”Ne nuk duhet të prononcohemi për mediat, që presidenti është kështu apo ashtu, Të caktohet dikush që të flasë për mediat. Të mos merren për bazë vetëm deklaratat me shkrim, por edhe me video. Kjo është më mirë për ne kur i shohim, dëgjojmë, por edhe për publikun”.

Një ditë më parë, Ngritja e komisionit hetimor u votua me 97 vota pro dhe 6 kundër në Kuvendin e Shqipërisë. 49 deputetë të mazhorancës iu drejtuan më herët Kuvendit me kërkesën për shkarkimin e Kreut të Shtetit.

Prej javësh, Presidenti i Republikës, Ilir Meta u përfshi në një sërë replikash të ashpra dhe përplasje me Partinë Socialiste ku në fokus ishin zgjedhjet e 25 prillit. Presidenti u zotua se do të mundësonte votën e lirë të shqiptarëve që sipas tij do ti bashkoheshin në një referundum popullor.

Deklaratat e tij gjatë fushatës arritën majën e tensionit kur kreu i shtetit deklaroi se “do t’ju presim dorën atij që prek votën”, apo “bëni gati sfurqet dhe kosat”.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Ushtarët e Antikrimit s’mund t’i hidhen krimit

Nga: Preç Zogaj Drejtësia e re me bashkautorësi amerikane dhe europiane, në konceptim dhe zbatim, të cilën unë e kam mbështetur e do të vazhdoj...

Asisti i Shaqirit nuk mjafton, Zvicra ndalet nga Uellsi (Video)

Përfundon ndeshja e dytë e kampionatit europian ''EURO 2020''. Ndeshja e vlefshme për grupin A, midis Uellsit dhe Zvicrës është mbyllur në barazim, me...

Zgjedhje për kreun e ri/ Gjana: Komisionerët e kandidatëve vetëm nga degët e PD

Komiosionerët e çdo kandidati për kryetar në PD duhet të jenë anëtarë të degës përkatëse të PD-së ku do propozohen për këtë proces. Ka...

Asnjë viktimë nga koronavirusi, 12 raste të reja në 24 orët e fundit

Situata epidemiologjike në vendin tonë paraqitet e qëndrueshme. Në 24 orët e fundit, janë regjistruar 12 raste të reja me Covid-19, nga 2.916 testime...

”Shpresoj të mos jetë si Trump”/ Putin flet për Biden para takimit në Gjenevë

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin shpreson se homologu i tij amerikan, Joe Biden, do të jetë më pak impulsiv se paraardhësi i tij, Donald...