E premte, 30 Korrik, 2021
18.5 C
Tirana

Braçe sulmon keq Veliajn: Lali Eri, ku të jetojmë tani? Në mars i dhe leje përbindëshit që…

Deputeti i PS-së, Erion Braçe ka reaguar ashpër ndaj Erion Velaijt, për ndërtimin e një pallati pranë banesës së tij, në zonën e Liqenit.

Braçe, i është drejtuar me tone mjaft të ashpra Veliajt dhe ngre  disa  pyetje, ku i kërkoni llogari nëse e ka parë territorin ku ka dhënë këtë leje, dhe nëse e ka parë se çfarë dendësie ka mes pallateve pranë tij.

 “Kjo nuk quhet me lagje Erjon, geto pa as me te voglin diskutim! Tani, gjeji rruge ketyre per kantierin qe ju ke lejuar! Nga rruga e re keta nuk kalojne, harrojeni! Ndryshe une i pari do kallezoj per shkaterrim prone! Gjeji dhe orarin per te punuar! Ndryshe und i pari do kallezoj per prishje te qetesise publike! Se ju ke dhene leje te ndertojne 3 vite rresht!!”, shkruan deputeti socialist.951419cd-1028-4bd7-af97-10f75cfacae0

Postimi i plotë i Erion Braces:
LALI, NA THUAJ KU TE JETOJME PA FRIKE,
PA MBYLLUR PENXHERET QE TE MOS NA SHOHIN E MOS NA DEGJOJNE KUR JETOJME!

17 vite me pare, kur hyra ne shtepine ku jetoj,
shihja lindjen e diellit, perendimin e tij,
me perplasej ne fytyre flladi i veriut!

17 vite me pas, une jam ne te njejten shtepi.
Por,
nuk shoh me lindjen e diellit (foto 1)-para 5 vitesh erdhi njeri qe se njoh dhe ndertoi 11 kate, ky pallati i bardhe, ngjitur me te erdhi Samiri dhe ndertoi e po vijon ta ndertoje kete kullen, ende gri;

nuk shoh me perendimin e diellit (foto 2)-para 6 vitesh erdhi Samiri dhe ndertoi kete shemtine 22 a 23 kate;

nuk do me perplaset me ne fytyre ne ballkonin tim, flladi i veriut.

Bashkia Tirane, ne mars paska dhene nje leje per nje perbindesh 12 kate, perballe, mu ne fytyre per mua dhe thuajse po ne surrat dhe komshive te mi!

Shoh foton e perbindeshit dhe kuptoj se,
duhet te luej xhamat me boje te zeze qe te mos me shohe ai qe do banoje ne perbindeshin e ri,
te mbaje mbyllur perfundimisht penxheret qe te mos me degjoj kush nga ata qe do popullojne perbindshin e ri!

Kjo eshte e ardhmja dhe sic e shihni,
shtepia ime do jete e pajetueshme!

E dini pse?
Jo per arsye zhvillimi! Fare!
Prej babezise kete here te Pandi Carapulit dhe nje ish deputeti qe e la politiken dhe i ka pare hajrin vendimeve te saj, ne favor te tij natyrisht!

Jane keta qe nuk pyesin per jeten e kujt,
por per fitimet e tyre.
Jam i bindur qe bejne ate llogarine e tyre,
Meter kaq, here 2000 euro per meter,
bejne kaq dhe jane mbi disa milione euro!

A eshte zhvillim ky? Kurre!
Zhvillimi ka lidhje me interesin publik,
jo thjeshte e vetem me ate privat,
babezine CaraMirit!

Ky qytet po ndryshon,
diku nga interesi publik dhe per mire dhe,
si ketu tek une, po shkaterrohet nga babezia e CaraMireve!

Ne nje rruge, sic tek kjo e imja qe po rindertohet dhe, do shkaterrohet menjehere sapo Pandi te nise te ndertoje perbindeshin e ri!

Tani kam nja dy pyetje per Lalin;
Ej, a e ke pare territorin ku ke dhene kete lejen?
A e ke pare cfare dendesie ka ketu- pallati im 13 kate, ai ne krah dyfish me i madh po 13 kate, perballe 14 kate, ai i bardhi 13, Samiri i lindjes 18, Samiri i perendimit 22, ngjitur me te 9 dhe 11 kate te tjera?
Ku do jetojme o Lal? Do thithim ajer apo aromen e njeri tjetrit?
Dhe pse, qe te fitoj Pandi ca miliona te tjera?

Kjo nuk quhet me lagje Erjon,
geto pa as me te voglin diskutim!

Tani,
gjeji rruge ketyre per kantierin qe junke lejuar!
Nga rruga e re keta nuk kalojne, harrojeni!
Ndryshe une i pari do kallezoj per shkaterrim prone!
Gjeji dhe orarin per te punuar!
Ndryshe und i pari do kallezoj per prishje te qetesise publike!

Se ju ke dhene leje te ndertojne 3 vite rresht!!

aba82990-f292-4e96-8e40-d30df6cced972d180713-8b3c-46bf-8687-9fb05b8b20c44745e0de-6dc5-4021-9d3e-a9cbe768c58f

 
- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

SHBA/ Punonjësit federalë përsëri me maska

Punonjësit federalë në Uashington dhe disa qytete të tjera filluan të mbajnë maska përsëri në punë pas një përhapjeje të variantit Delta të koronavirusit....

Kualifikim historik/ Laçi në raundin e tretë të Conference League

Mund të quhej si mision i pamundur, por në futboll kjo fjali ekziston vetëm në letër, sepse fusha flet ndryshe. Me plot meritë, Laçi ka...

Izraeli nis të aplikojë dozën e tretë të vaksinës anti-covid

Izraeli do të fillojë të ofrojë dozën e tretë të vaksinës kundër koronavirusit për njerëzit mbi 60 vjeç, konfirmoi të enjten kryeministri i këtij...

“Krimi po merr tenderat në Fier”/ Subashi reagon pas deklaratës së Petro Koçit

Kryebashkiaku i Fierit, Armando Subashi ka reaguar për herë të parë pas deklaratës së deputetit socialist Petro Koçi, i cili tha se tenderat në...

Conference League/ Partizani nuk ia del, Bazeli e eleminon në raundin e dytë

Partizani pësoi një tjetër humbje ndaj Bazelit, teksa kësaj here u mund 0-2 në ‘’Elbasan Arena’’. Zviceranët arritën të menaxhonin mjaft mirë rezultatin duke...