E hënë, 20 Shtator, 2021
28.5 C
Tirana

Braçe i indinjuar del me deklaratën e fortë pas përjashtimit të Berishës

Ish-zv.kryeministri Erion Braçe ka ironizuar debatet që po bëhen në lidhje me përjashtimin e Sali Berishës, nga grupi parlamentar. Ai i indinjuar shkruan se sot është dita e katërt që shqiptarët merren me të ashtëquajtura ‘dy kufoma’, që mbajnë peng debatin publik në vend.

Sipas tij, shqiptarët kanë halle më të mëdha se sa të merren me çështje politike, duke cekur çështjen e rritjes së çmimit të bukës. Karteli u importuesve të grurit kanë njoftuar se çdo prodhues brumërash se do rrisë çmimet me 30%.

Dje, në ceremoninë e zhvilluar nga lëvizja dhjetori ’90 ku ishte i pranishëm dhe Sali Berisha, ky i fundit u zotua para figurës së Azem Hajdarit për ta rikthyer PD në piedestalin që ajo meriton.

Statusi

Pupupupupupu;

SOT DITA E KATERT,

E GJITHE MEDIA VIJON MERRET ME DY KUFOMA QE LUAJNE LUFTASH!

E vrau, nuk e vrau, e kalli, nuk e kalli, eshte nul, nuk eshte nul,

e hoqi, nuk e hoqi,

tani qe e hoqi cfare do bej ai, rruget, alternativat, po nuk e pati hequr cfare do bej ai qe nuk e hoqi etj etj etj!

Dy kufoma qe mbajne peng gjithe debatin publik ne kete vend!

Nderkohe iku, u harrua KARTELI I IMPORTUESVE TE GRURIT, PRODHIMIT TE MIELLIT, SHITJES, PRODHUESVE TE BUKES;

Sot KARTELI ka njoftuar cdo prodhues brumerash se do rrise cmimet me 30%!

Merruni me dy kufoma qe bejne sikur vrasin njeri tjetrin ne 14 shtator!

Lexo edhe :   Lulzim Basha ka të drejtë

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Shërbimet sekrete zbulojnë planin/ Parandalohet ekzekutimi i Zoran Zaev

Shërbimet sekrete greke dhe qeveria parandaluan një atentat ndaj kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, disa muaj pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Prespës...

Në politikën gjermane nuk përfaqësohen sa duhet migrantët

"What's your Heimat?" - cili është atdheu juaj u pyet W. Michael Blumental, drejtori që themeloi Muzeun Hebre në Berlin në vitin 2014. Për...

Pse berishizmi, është enverizimi i ri shqiptar

Nga: Mero Baze Kjo që po i ndodh Partisë Demokratike, Partisë së Punës, ka filluar ti ndodh në vitin 1991. Kur ajo filloi të reformohej...

VIDEO/Drogë, armë e vjedhje energjie, momenti i arrestimit të volejbollistit

Një volejbollist ka rënë në prangat e policisë, pasi është kapur me armë zjarri, municion luftarak dhe kokainë. Volejbollisti 26-vjeçar i identifikuar si Eraldo...

Debati në PD, Basha-Berisha na sjell edhe njëherë debatin për sovranitetin

Nga: Ben Andoni Në Shqipëri është e prerë dhe e menjëherë-pranueshme se nëse e thotë diçka apo e artikulon ambasadori i SHBA-së, atëherë deklarata ka...