Së fundmi zv/kryeministri Erion Braçe i është përgjigjur interesit të medias lidhur me betimin e Arta Vorpsit si anëtare e gjykatës Kushtetuese te noterja Miranda Xhemalçe.
Braçe përgjatë një deklarate mediatike theksoi se “kur flasim për Kushtetutën duhet t’i referohemi asaj në tërësi”.
“Kam përshtypjen që ju mediat i jeni referuar kryetares së dhomës së noterëve e cila i është referuar një procesi ligjor. Noteria funksionon mbi bazë të një ligji dhe në asnjë rast nuk është parukeri. Kushtetuta ka thënë që i katërti nuk bëhet dot i dytë, ndaj kur flasim për kushtetutë i referohemi në tërësi”, tha Braçe.