E hënë, 18 Janar, 2021
4 C
Tirana

Botërori 2022/ Edi Reja i “dorëzuar”: Grupi më i keq që mund të na binte

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Edi Reja, ka komentuar shortin e hedhur sot për eleminatoret e kampionatit botëror “Katar 2022”.

Shqipëria do të jetë pjesë e Grupit I, ku do të disa përballje mjaft të forta si ajo kundër e Anglisë dhe Polonisë se Levandovskit.

Reja në një pronocim për mediat është shprehur i pakënqur me shortin duke theksuar se ishte grupi më i keq që mund të rezervohej për Shqipërinë.

“Ky është grupi më i keq që mund të na binte. Ai i Kroacisë ishte më i përshtatshëm, ndërsa ai i Danimarkës do të ishte ideali. Është në grup i vështirë, thuajse i pamundur, por ne nuk dorëzohemi. Do luajmë mundësitë tona. Me Hungarinë është e pamundur që të zhvillojmë miqësore dhe do gjejmë një zgjidhje tjetër për qershorin. Në Ligën e Kombeve kemi bërë mirë, pro duhet të përmirësohemi. Për Anglinë nuk ia vlen të flasim se e njohim.

Ne do luajmë mundësitë me Poloninë dhe Hungarinë. Shpresoj që të tregojmë rritje në ndeshjet tona. Por shpresoj shumë që kur të fillojmë këto ndeshje, pandemia mund të jetë larguar dhe ne të kemi tifozët tanë, pasi mund të na japin një ndihmë të madhe.

Ne nuk është se nuk do provojmë shanset tona. Ne do tentojmë gjithçka, por është e vështirë. Nëse do renditemi të tretët, do tregojë se ne kemi rritje. Këto janë ndeshje me rivalë që do na falin eksperiencë. Nëse nuk arrijmë Botërorin, në do bëjmë gjithçka të kemi një skuadër gati për Europianin e 2024. Sot votova si lojtarin më të mirë, uroj të mos jetë shumë në formë përball nesh”, tha Reja.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Murrizi: Parlamentit të çadrës po i vjen fundi, PS me LSI bëjnë merkato dimri

Deputeti opozitar, Myslim Murrizi ka ngritur tonet në mbledhjen e Kuvendit, ku i ka cilësuar lëvizjet e fundit politike nga LSI drejt PS si...

Fushata në Kosovë, Haradinaj premton bashkimin me Shqipërinë

Kandidati për President nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj k a prezantuar programin e tij qeverisës. Haradinaj ka folur edhe për disa...

Gjuzi kërkon Ramën në Kuvend: Ka futur vaksina kontrabandë

Deputeti i opozitës, Kujtim Gjuzi ka replikuar me kryeparlamentarin Ruçi lidhur me ardhjen e vaksinës. Në nisje të seancën së parë për vitin 2021, Gjuzi...

Hajdari refuzon të votojë marrëveshjen e fshehtë me Pfizer: Si erdhën vaksinat?

Ka nisur me debate sesioni i ri plenar, ku në fokus kanë qenë, mes të tjerash, edhe marrëveshjet e shtetit shqiptar me kompanitë që...

Kryemadhi publikon listën, ja 13 kandidatët e LSI për deputetë në Tiranë

Lëvizja Socialiste për Integrim ka prezantuar kandidatët për deputetë për zgjedhjet e 25 Prillit. Kryetarja e kësaj force politike, Monika Kryemadhi ka lënë pas kryedemokratin...