E premte, 10 Korrik, 2020
20 C
Tirana

Bota që dëshiron Kina

Më të lexuarat

“Çdo veprim i njëanshëm do të përbënte prishje të marrëveshjes”, PD i përgjigjet Ramës

Partia Demokratike i ka kthyer përgjigje ftesës së kryeministrit Rama, i cili u shpreh i gatshëm për të arritur konsensus me opozitën jashtë parlamentare....

Ngjela: Me lista të hapura, Sokol Olldashi e rrëzon sërish Bashën nga PD

Avokati i njohur, Spartak Ngjela, shprehet se korrupsionit të lartë shtetëror po i vijnë tre kërcënime: reforma në drejtësi, reforma antikorrupsion dhe reforma e...

Merret vendimi/ Ja me sa vite burg dënohet Dritan Dajti

Gjykata e Elbasanit i ka bashkuar dy dënime në një ndaj Dritan Dajtit duke e dënuar përfundimisht me 25 vite burgim. Dritan Dajtit i kanë...

Presidenti i infektuar hoqi maskën në konferencë! Gazetarët, zero tolerancë ndaj tij

Presidenti i Brazilit Jair Bolsonaro para disa ditësh konfirmoi se ishte infektuar me koronavirus. Rikujtojmë se herë pas here ai injoronte pandeminë duke thënë se...

Aktori i serialit ‘Sulejmani i madhërishëm’ dhunon partneren e tij (FOTO)

Edhe aktorët e serialeve kanë një jetë të trazuar, me plot të papritura. Angazhimet e tyre profesionale dhe produkti i tyre, i nxjerr më...

Pandemia/ Italia mbyll kufijtë me 13 vende

Ministri italian i Shëndetësisë, Roberto Speranza, ka publikuar listën e 13 vendeve me të cilat Italia do të mbyllë kufijtë. Në listën e publikuar nga...

Ishte shpallur i humbur, kryebashkiaku gjendet i pajetë në një mal

Kryebashkiaku i kryeqytetit të Koresë së Jugut, Park Won-soon, është gjetur sot i pajetë nga policia pak orë pasi u shpall i humbur. Ishte vajza...

Meta publikon fotot me Thaçin nga Gjiri i Lalzit, ja kush tjetër ishte me ta

Presidenti Ilir Meta ka publikuar foto nga takimi në Gjirin e Lalzit me homologun e tij kosovar, Hashim Thaçi. Nga fotot e publikuara nga kreu...

Gent Cakaj shkarkon të gjithë stafin e ambasadës shqiptare në Athinë, i dërgon Metës emrin e ri

Ministri në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, ka shkarkuar të gjithë stafin e ambasadës shqiptare në Athinë, përfshi edhe ambasadoren. Një...

Pamje të rralla/ Ndodh 1 në 80 mijë raste, vjen në jetë fëmija me ‘këmishë’ (FOTO)

Një foshnje në maternitetin ‘Koço Gliozheni’ në kryeqytet, ka lindur i mbështjellë me qese amniotike, që në gjuhën popullore cilësohet si 'i lindur me...

Nga: Frederick Kempe

Udhëheqësit e Bashkimit Evropian, morën pjesë javën e shkuar në Bruksel në një samit me një Kinë, të cilën kohët e fundit e ka quajtur një “rivale sistematike”, dhe me Shtetet e Bashkuara që po i afrohen përballjes përfundimtare të bisedimeve tregtare, me një Kinë që dokumentet e sigurisë kombëtare i referohen si një “kundërshtar strategjik”.

Prandaj, është e habitshme që udhëheqësit transatlantikë, nuk po punojnë mbi kauzën e përbashkët, dhe as nuk bëjnë pyetje më të rëndësishme gjeopolitike të kohës sonë. Çfarë lloj bote dëshiron të krijojë Kina? Me çfarë mjeti do të arrinte qëllimet e saj? Dhe ç’duhet të bëjnë Shtetet e Bashkuara dhe Evropa, për të ndikuar tek ky rezultat?

Deri tani, nuk ka më dyshime, që rritja e vazhdueshme e Kinës shënon ngjarjen më të rëndësishme gjeopolitike të shekullit XXI-të. Megjithatë, zyrtarët amerikanë dhe evropianë – të zhytur në çështje që variojnë nga administrata Trump, tek emigracioni dhe Brexit – nuk kanë arritur t’i kushtojnëvëmendjen e duhur kësaj çështje.

Disa e mohojnë ende ndryshimin rrënjësor që mund të sjellë rritja e Kinës, në rendin global të institucioneve dhe parimeve të vendosura nga Shtetet e Bashkuara, dhe aleatët e saj të pas Luftës së Dytë Botërore. Të tjerët e pranojnë, se stresi strukturor midis një Kine në rritje dhe një SHBA–je ende në detyrë, si superfuqia me e madhë në botë, është rreziku përcaktues i kohës sonë. Por ata nuk ofrojnë as një strategji të angazhimit, apo të kontrollit të denjë për këtë sfidë epokale.

Kjo ka prodhuar më të keqen nga të gjitha botët e mundshme.

I frikësuar se SHBA po angazhohet shumë për të sabotuar rritjen e vendit të tij, presidenti Xi ka dyfishuar vendosmërinë e tij për të forcuar pozitat e Partisë Komuniste në vend, duke çuar më tej ndikimin global të Kinës. Aleatët evropianë – të goditur nga aksionet tregtare kundër tyre, dhe mungesa e një strategjie të SHBA-së ndaj Kinës – po mbrojnë baste e tyre.

Presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk, shpalli javën e shkuar një “përparim të madh” mbi disa nga mosmarrëveshjet kryesore tregtare të BE-së, veçanërisht në lidhje me transferimet e teknologjisë dhe subvencionet e shtetit mbi industritë. Pastaj në Kroaci disa ditë më vonë, kryeministri kinez Li Keqiang, u zotua të respektojë standardet dhe ligjet e BE-së, në një takim me vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore, që u mbyll me 40 marrëveshje të nënshkruara , dhe qëzgjeroi rradhët e saj me Greqinë, në mënyrë që grupi i ashtuquajtur 16+1 të bëhet 17+1.

Ky lajm, relativisht pozitiv në Evropë, vetëm sa nënvizon aftësitë me të cilat liderët kinezë po menaxhojnë aspiratat e tyre historike. Graham Allison, një nga vëzhguesit më të shquar të Kinës, citon liderin e Singaporit Li Kuan Jeu, që pak përpara vdekjes së tij në vitin 2015 tha: “Madhësia e zhvendosjes së balancës botërore nga Kina, është e tillë që bota duhet të gjejë një ekuilibër të ri. Nuk është e mundur të pretendohet, se ajo është thjeshte lojtari i madh i rradhës. Ajo është lojtarja më emadhe në historinë e botës”.

Në atë kontekst, ajo që Kina dëshiron është një dramë në tre akte. Së pari, Kina dëshiron idealisht të dëbojë SHBA–në nga rajoni i saj aziatik, ose të paktën të zvogëlojë ndikimin e Uashingtonit, për të arritur një hegjemoni rajonale, që i bën të gjithë aktorët përfundimisht të varur nga Pekini.

Lexo edhe :   "Shkëmbimi i territoreve Kosovë-Serbi", Bolton zbulon çfarë është diskutuar
Lexo edhe :   BE jep 15 milionë euro grante për bizneset e goditura nga pandemia

Së dyti, ajo po vepron globalisht për ta zhvendosur, nëse nuk e ka zëvendësuar ende, SHBA-nëkudo që të jetë e mundur – duke përfshirë edhe pjesë të mëdha të Evropës – më e rëndësishmja nëpërmjet Nismës së Brezit dhe Rrugës. Së fundi, është më e qartë se kurrë, se Pekini aspiron qënë100–vjetorin e Republikës Popullore të Kinës në vitin 2049, të jetë zyrtarisht fuqia dominuese ekonomike, politike dhe ndoshta ushtarake në një epokë ku demokracitë mbeten ende më këmbë, por ku sistemet autoritare janë në ngjitje.

“Kina padyshim po e minon sistemin e aleancës amerikane në Azi”- shkruan Oriana Skilar Mastro,nga Universiteti Xhorxhtaun në “Foreign Policy”. “Ajo i ka inkurajuar Filipinet të distancohen nga Shtetet e Bashkuara, ka mbështetur përpjekjet e Koresë së Jugut, për të pasur

një qasje më të butë ndaj Koresë së Veriut, dhe ka mbështetur qëndrimin e Japonisë kundër proteksionizmit amerikan … Është duke militarizuar Detin e Kinës Jugore …nuk është më ekënaqur të luajë një rol dytësor në raport me Shtetet e Bashkuara, dhe kërkon të sfidojë direktpozitën e kësaj tëfundit në rajonin Indo-Paqësor”.

Megjithatë, përtej Azisë ndikimi i Kinës është zgjeruar më me shpejtësi. Është e vështirë të mbivlerësohet rëndësia e Nismës së Brezit dhe Rrugëve, ndikimi i të cilës në kohërat e tij mund të tejkalojë atë të Planit Marshall të Amerikës, që me fondin prej 13 miliardë dollarë, nuk kishte aspirata globale apo burimet financiare të BRI.

E krijuar vetëm në vitin 2013, vlerësimet më konservatore llogarisin që Kina ka shpenzuar tashmë400 miliardë dollarë mbi BRI, me qindra miliona më shumë në gazsjellësa, dhe për projekte me 86 vende dhe organizata ndërkombëtare, së fundmi duke përfshirë edhe anëtaren tëparë të G-7, Italinë.

Nëse Kina arrin qëllimet e saj të zhvillimit në 100-vjetorin e themelimit të Partisë KomunisteKinezenë vitin 2021, dhe pastaj në 100 vjetorin e Republikës Popullore në vitin 2049, do të jetë 40 % më e madhe se ekonomia amerikane pas 2 vitesh, dhe 3 herë më e madhe pas 30 vitesh (e matur nga krahasimi i fuqisë blerëse).

Duke pasur parasysh zgjidhjet që janë përpara, shumica e vendeve në botë do të preferonin ende të lundronin në një rend botëror, ku aktor dominues janë Shtetet e Bashkuara dhe jo Kina. Megjithatëpër të qenë një opsion, SHBA dhe Evropa do të duhet të ndryshojnë kursin në tre aspekte.

Së pari, ato do të duhet të adresojnë sfidat e brendshme, që i kanë bërë më pak tërheqëse modelet e tyre demokratike dhe ekonomike. Ata do të duhet të ringjallin, dhe në disa raste, të rishpikin sistemet multilateral të krijuara pas Luftës së Dytë Botërore.

Së fundmi, ato duhet të gjejnë një mënyrë për të vepruar bashkë më intensivisht, dhe për t’uangazhuar më efektivisht me Kinës, për të formësuar të ardhmen, duke bashkëpunuar me Pekinin aty ku është e mundur, dhe duke konkurruar aty ku është e nevojshme. Ndërsa tani është e qartë se çfarë dëshiron Kina, një përgjigje e koordinuar mes SHBA-së dhe Evropës, bëhet më urgjente. /Bota.al

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Po fliste me Princin Charles, punonjësit të supermarketit i bie të fikët (Video)

Mediat britanike së fundmi kanë publikuar një video, ku shfaqet një punonjës supermarketi të cilit i bie të fikët teksa bashkëbisedonte me Princin Charles. Ky...

Paqe ka kur nuk i hidhet benzinë zjarrit politik

Nga Skënder Minxhozi Ilir Meta ka bërë një konstatim të drejtë në orët e fundit. Ka vërejtur se tek ne, përkundër Maqedonisë së Veriut, ka...

A duhej të jepte dorëheqjen Thaçi pas publikimit të aktakuzës? Përgjigjet Haradinaj

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur rreth ftesës që Gjykata Speciale i ka çuar presidentit Thaçi, për t’u paraqitur në Hagë. Kujtojmë se Haradinaj...

Durrës/ Përfshihen nga flakët 3 shtëpi të vjetra

Së fundmi, 3 shtëpi të vjetra janë përfshirë nga flakët në lagjen 5 të qytetit të Durrësit. Zjarrfikëset kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe...

Kryeministri 61-vjeçar ndërron jetë pak pas mbledhjes së qeverisë

Kryeministri i Bregut të Fildishtë, Amadou Gon Coulibaly, ka ndërruar jetë sot pak minuta pasi kishte përfunduar një mbledhje të kabinetit qeveritar. Presidenti i vendit,...