E enjte, 3 Dhjetor, 2020
12 C
Tirana

Bota po u kthen shpinën refugjatëve

Më të lexuarat

“Je një shtrigë”, Rama nuk ia përton drejtoreshës së shkollës (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka inspektuar një tjetër shkollë në Durrës, e cila u rindërtua pasi u dëmtua nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit të...

Nesër përfundon afati 3-javor për kufizimin e lëvizjes deri në orën 22:00

Ditën e nesërme do të marrë fund edhe kufizimi i lëvizjes deri në orën 22:00, i vendosur nga Komiteti Teknik i Ekspertëve 3 javë...

Luftë për trashëgiminë/ Zbulohet pasuria marramendëse e Maradonës

Të shumta kanë qenë dyshimet e ngritura së fundmi, për vdekjen e legjendës së futbollit, Diego Armando Maradona, teksa në Argjentinë kanë nisur edhe...

UEFA përzgjedh stadiumin ”Air Albania” për finalen e madhe europiane

Për herë të parë në histori Tirana dhe Shqipëria futet në hartën e zhvillimit të aktiviteteve më të mëdha europiane të futbollit. Edicioni i parë...

Nikollë Lesi: Rama ka blerë gazetarët VIP me thasë me euro, Gjekmarkaj shembull

Gazetari Nikoll Lesi, ka dalë në mbrojtje të kolegut të tij Agron Gjekmarkaj, për të cilin ka folur me superlativa. Në një shkrim në gazetën...

27 vite nga vrasja e Pablo Eskobar, trafikanti nr. 1 i të gjitha kohërave

Karrierën kriminale e nisi në rrugët e qytetit të tij Medelin, kur ishte adoleshent. Vidhte makina, gurrë varresh, cigare, apo rrëmbente njerëz në këmbim...

Kurohej në Turqi prej COVID-19, ja çfarë po ndodh me trajnerin Gega

Trajneri i Kukësit Skënder Gega, ia ka dalë të mposhtë koronavirusin dhe sot pritet të kthehet në Shqipëri. Tekniku i nënkampionëve të vendit, ka...

Brenda burgut ku po mbahen Thaçi dhe ish-komandantët e UÇK-së (FOTO)

Hashim Thaçi dhe ish komandantët e tjerë të UÇK-së ndodhen në Hagë, aty ku po presin që të nisin seancat e tjera të gjykimit....

Silva Bino: Nuk e kemi kaluar më të keqen, nesër mblidhemi me Komitetin Teknik

Shefja e epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino tha se nesër Komiteti Shëndetësor do të mbajë një mbledhje për tu njohur me...

Në Shqipëri do të nisin arrestimet “VIP”, ja mesazhi i fortë që erdhi nga BE

Nga: Spartak Ngjela E shihni se çfarë dëmi historik po i sjell Shqipërisë vonesa për eliminimin e korrupsionit të lartë shtetëror dhe ngritjen e një...

Nga: Lama Mourad & Kelsey P. Norman “The Atlantic”

Dhjetorin e kaluar, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, miratoi zyrtarisht Marrëveshjen Globale për Refugjatët, një dokument që duhej t’i ndihmonte njerëzit e dëbuar nga vendet e tyre, të gjenin strehë diku tjetër në botë.

Aftësia për t’i ikur kërcënimeve të dhunës dhe persekutimit, njihet si një e drejtë themelore e njeriut. Dhe disa vende e respektojnë detyrimin që kanë, për t’i siguruar një strehë refugjatëve.

Por shumë vende të tjera i refuzojnë refugjatët, si rreziqe për ekonominë ose sigurinë publike. Ish-Sekretari i Përgjithshëm i OKB, Ban Ki-Mun, tha se marrëveshja e nënshkruar nga 164 vende, ku mungon SHBA-ja, do të “garatonte një ndarje më të mirë të barrës midis vendeve pritëse”.

Por 12 muaj më vonë, refugjatët në mbarë botën mbeten të rrezikuar. Marrëveshja që duhet t’i ndihmonte, ka dështuar. Marrëveshja Globale për Refugjatët, u përpoq t’i konsiderojë refugjatët si një përfitim ekonomik për vendet që i pranojnë. Por duke u bazuar mbi premisën se refugjatët duhet të pranohen për shkak të potencialit të tyre të vetë-mjaftueshmërisë, ky dokument mund ta përkeqësojë gjendjen e tyre.

Marrëveshja, synon të lehtësojë presionin ndaj vendeve që strehojnë aktualisht refugjatë, duke shpresuar që ata mund të rikthehen një ditë në vendin e tyre, në rast se përmirësohen kushtet. Ajo përpiqet të lehtësojë kalimin e tyre nga vendet ku kërkojnë, drejt vendeve të treta që mund t’i presin për një periudhë afatgjatë.

Qeveritë inkurajohen t’u ofrojnë mundësi punësimi refugjatëve, dhe të identifikojnë refugjatët me aftësi që janë të nevojshme në vendet e treta. Por kjo është një mënyrë e rrezikshme të menduari mbi njerëzit në nevojë. Në vend se të respektojë të drejtën e shteteve për të përzgjedhur refugjatë me potencial të lartë ekonomik ose integrues, komuniteti global duhet të shkojë drejt zgjidhjeve shumëpalëshe më efektive dhe imponuese.

Këtu përfshihet një sistem i kuotave të rivendosjes, bazuar në PBB-në e një vendi, dhe kufizimet mbi aftësitë individuale në përcaktimin e skemës së rivendosjes së refugjatëve, duke përdorur kritere që nuk specifikohen në Konventën e Refugjatëve të OKB-së së vitit 1951.

Para miratimit të Konventës së OKB-së për Refugjatët, qeveritë e mbarë botës i cilësuan gjerësisht refugjatët si një nëngrup i një kategorie më të madhe të “emigrantëve ekonomikë”. Pas Revolucionit Rus të vitit 1917, rusëve dhe armenëve të mërguar iu dhanë të ashtuquajturat pasaporta Nansen- të emërtuara sipas një shtetari norvegjez, që e kuptoi se të zhvendosurve u duheshin dokumente udhëtimi – që i lejonte ata të hynin në Evropën Perëndimore për të kërkuar punë.

Në vitet midis dy luftërave botërore, avokatët e njerëzve të zhvendosur u kërkuan shteteve që t’i pranonin refugjatët, bazuar në nevojat e tyre ekonomike. Në këtë kuadër, refugjatët u konsideruan si një kategori e veçantë e emigrantëve ekonomikë, dhe vendet miratuan kuota refugjatësh që përputheshin me nevojat e tyre të punësimit.

Kufijtë e kësaj qasjeje, u bënë të dukshme në Konferencën e Evianit në Francë në vitin 1938, që ishte përpjekja e vetme ndërkombëtare me rëndësi, për adresimin e gjendjes së refugjatëve hebrenj. Në fund, ajo rezultoi në një dështim. Qeveritë kombëtare, nuk ishin të gatshme të pranonin refugjatët hebrenj sipas kriterit ekonomik, duke pretenduar se individë të tillë do të futnin në krizë ekonomitë e vendeve të tyre.

Ajo konferencë, shënoi një moment të rëndësishëm në historinë e persekutimit nazist të hebrenjve në Gjermani, dhe tek e fundit kontribuoi tek Holokausti. Fakti që hebrenjtë e refuzuar në vitet 1930, u vranë më vonë nga nazistët, ishte një nxitës kryesor për krijimin e një kornize ligjore që do të garantonte të drejtën e refugjatëve për të kërkuar azil, dhe për t’i mbrojtur ata nga rikthimi me forcë.

Rezultati ishte miratimi i Konventës së Refugjatëve, që e pranoi se termi ‘refugjat’, ka një kuptim të veçantë nga kategoria më e gjerë e emigrantëve. Në studimin tonë të botuar së fundmi, ne kemi zbulur se qeveritë në të gjithë botën, po veprojnë në mënyra që e mjegullojnë dallimin midis refugjatëve dhe emigrantëve.

Bazuar në të dhënat e mbledhura në Egjipt, Liban, Marok, Tunizi dhe Turqi në vitet 2013- 2016, kemi zbuluar se qeveritë kanë synuar të kenë gjithnjë e më shumë kontroll mbi përzgjedhjen e refugjatëve. Në praktikë, refugjatët janë trajtuar si emigrantët e tjerë, në vend se të klasifikohen siç duhet, në një mënyrë që i detyron qeveritë pritëse të marrin përgjegjësi për sigurinë e këtyre individëve.

Instinkti i Luftës së Dytë Botërore, për të pranuar vetëm refugjatët “e suksesshëm”, reflektohet tek politikat edhe të atyre vendeve, që janë relativisht bujare në pranimin e refugjatëve. Kështu, Danimarka kërkon nga një refugjat të “punojë brenda një fushe profesionale, pra në një punë që kërkon një kualifikim të posaçëm”.

Ndërsa Kanadaja kërkon nga një refugjat të ketë një përvojë pune, njohjen e mirë të gjuhës angleze, dhe “faktorët e tjerë të përshtatshmërisë personale siç është shkathtësia”. Numri i refugjatëve të zhvendosur në të gjithë botën nuk ka ndryshuar, me rreth 1.000 më pak të zhvendosur në vitin 2019 sesa më 2018-ën.

Vendet e botës në zhvillim, ofrojnë strehë për pjesën dërrmuese të refugjatëve, ndërsa në përgjithësi vendet e pasura, nuk kanë dhënë ndonjë ndihmë të mjaftueshme financiare. Dhe as kanë lejuar që më shumë refugjatë, të zhvendosen brenda kufijve të tyre.

Menaxhimi i refugjatëve dështoi para Luftës së Dytë Botërore, pasi mbështetej në veprimin vullnetar kolektiv të shteteve, dhe e lidhte pranimin me potencialin e tyre ekonomik. Marrëveshja e vitit të kaluar, na çon sërish tek ky model.

Për pasojë, shumica dërrmuese e refugjatëve në të gjithë botën, mbeten të bllokuar në vendet në zhvillim. Dhe disa shtete të pasura që pranojnë një numër të madh refugjatësh si Kanadaja, Suedia dhe Gjermania, e bëjnë këtë mbi një bazë gjithnjë e më selektive.

Kjo i detyron refugjatët të ndërmarrin rrugë të rrezikshme dhe shpesh vdekjeprurëse, për të qenë të sigurtë për jetën e tyre. Sidomos tani që Shtetet e Bashkuara, që dikur kanë qenë përfitueset më të mëdha perëndimore nga refugjatët, janë zhvendosur drejt një qasje të hapur kundër azilit nën presidentin Donald Trump, avokatët po bëjnë çmos që të grumbullojnë sa më shumë mbështetje për njerëzit e zhvendosur.

Por kur këta avokatë i mbrojnë “refugjatët si një burim”, dhe e vënë theksin tek përfitimi ekonomik që ata u sjellin shteteve ku shkojnë, inkuadrimi i tyre rrezikon të shkatërrojë dallueshmërinë e kategorisë së refugjatëve, dhe mbrojtjen që duhet të ketë kjo kategori.

TIRANA TODAY

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

“S’kishim lekë për operacionin e mamit”, këngëtarja prek me historinë familjare

Këngëtarja Anxhela Peristeri ka ndarë me publikun disa çaste mjaft të vështira që ka kaluar në jetën e saj. Pavarësisht buzëqeshjes rrezëllitëse që na...

Komisioni i Venecias “fshin” mungesën e konsensusit opozitar për Kodin Zgjedhor

Nga: Mero Baze Komisioni i Venecias u ka rekomanduar partive politike në Shqipëri, të bashkëpunojnë për zbatimin e Kodit Zgjedhor, të miratuar së fundmi në...

Toka nuk gjen qetësi/Një tjetër tërmet i fortë godet Turqinë

Turqia shtrihet në një zonë me aktivitet të lartë sizmik. Mëngjesin e sotëm, Turqia është goditur nga një tërmet i fortë. Lëkundjet me magnitudë...

Bomba me telekomandë drejt Malit të Zi, kapen dy të rrezikshmit (VIDEO)

Në sajë të operacionit të koduar “Distanca”, janë vënë në pranga dy shtetas që tentuan të trafikonin drejt Malit e Zi dy bomba me...

Rudinës i ndodh e papritura, të ftuarit nuk paraqiten në momentin e fundit

Mihrije Braha dhe Naim Abazi ishin të ftuar në emisionin e Rudina Magjistarit, por për shkak të disa simptomave të Covid që Naimi ka...