E premte, 23 Tetor, 2020
22 C
Tirana

Bota po e humbet betejën kundër pastrimit të parave

Më të lexuarat

Ilona Staller, pornostarja që u zgjodh deputete në Itali (VIDEO)

E lindur në vitin 1951 në Hungari, Ilona u rrit nga nëna e saj dhe njerku i saj, një zyrtar i Ministrisë së Brendshme....

Meta te berberi/ Artan Hoxha i nxjerr foton: Garda e Republikës rrethon zonën

Gazetari investigativ Artan Hoxha, ka publikuar një foto të presidentit Meta i cili ndodhet tek berberi. Fotoja është shkrepur nga larg, dhe kjo për...

Turqia eksporton armë anti-dron në Shqipëri

Një kompani që vepron në qytetin Antalya të Turqisë, armët kundër dronëve të dizajnuar nga inxhinierët turq që i ka prodhuar për Forcat e...

Vdes vullnetari që iu injektua vaksina anti-covid e prodhuar nga AstraZeneca

Autoriteti shëndetësor brazilian Anvisa, tha të mërkurën se një vullnetar i cili mori pjesë në një provë klinike të vaksinës COVID-19 të zhvilluar nga...

Plas sherri në studion e ‘Top Channel’, konkurrentët largohen nga emisioni

Puntata e radhës në ‘Përputhen’ ka përfunduar me sherre dhe me largim nga studio të djemve dhe vajzave që kanë shkuar për të gjetur...

“Hetues amerikanë asistojnë në çështjet e SPAK dhe BKH”, flet Yuri Kim

Ambasadorja Amerikane Yuri Kim ka shprehur edhe një herë mbështetjen e SHBA ndaj institucioneve të dala nga reforma në drejtësi. Ajo u shpreh se...

Ku ndryshojnë Trump dhe Bajden mbi politikën e jashtme amerikane

Nga David Tafuri “The Hill” Menaxheri i fushatës së Trump e ka nxitur Komisionin për Debatet Presidenciale të “ri-mendojë dhe ri-publikojë një sërë temash…me theksin...

E akuzuan për vrasjen e Remzi Hoxhës, reagon ashpër Sali Berisha

Ish kryeministri, Sali Berisha i është përgjigjur akuzave të familjarëve të biznesmenit të njohur Remzi Hoxha. Ai ka hedhur poshtë akuzat se ka gisht...

Ja cila grupmoshë po infektohet më shumë me Covid-19

Drejtori i Urgjencës Kombëtare, dr. Skënder Brataj, pohoi se virusi ka pësuar mutacion gjatë gjithë këtyre muajve, dhe tani shfaqet me simptoma të ndryshme...

“Muajt e ardhshëm do jenë të vështirë”, Mitsotakis: Nga e shtuna me kufizime

Jo vetëm Italia, por edhe Greqia vijon me shifra të frikshme të të infektuarve. Masa të tjera do të hyjnë në fuqi, duke kufizuar...

Nga: Elisa Martinuzzi “Bloomberg”

Sapo kemi panoramën më të fundit globale të betejës kundër pastrimit të parave, dhe ajo është shumë shqetësuese. Bankat dhe rregulloret e tyre, nuk janë asfare pranë frenimit të pastrimit të triliona dollarëve fonde të paligjshme.

Dhe për këtë përgjegjësi kanë si industria e financave ashtu edhe autoritetet shtetërore. Pa një përpjekje politibankake emergjente e të bashkërenduar, kriminelët, nga trafikantët e drogës deri tek terroristët, do të vazhdojnë që të livadhisin si të duan.

Gjatë një investigimi 1-vjeçar nga “BuzzFeed” dhe Konsorciumit Ndërkombëtar i Gazetarëve Investigativë (ICIJ), gazetarët shqyrtuan mbi 2.100 aktivitete të dyshimta (SAR), të cilat huadhënësit ua kanë dhënë agjentëve të Task-Forcës për hetimin e krimit Financiar në Departamentin e Thesarit (FinCEN), kur ata gjurmojnë rastet e mundshme të pastrimit të parave.

Ndërsa numri i aktivitete të dyshimta të shqyrtuara nga ana e gazetarëve, lë në hije çdo lloj qasjeje të mëparshme në këto dokumente konfidenciale, ato janë sërish vetëm një pjesë e vogël pjesë – 0.02 për qind – nga 12 milionë dosje që janë ndoshta paraqitur gjatë periudhës 2011- 2017.

Ndërkohë, mostra prej 2100 dosjesh nuk është përfaqësuese e veprimtarisë së përgjithshme bankare. Disa nga të dhënat rrjedhin nga SHBA-ja. Dhe disa nga paratë kanë ndërhyrë në presidencialet e 2016-ës. Gati gjysma e aktiviteteve të dyshimta bankare vinte nga “Deutsche Bank AG”.

Por edhe me kaq pak hetim, shumat e zbuluara janë tronditëse. Vetëm kaq pak dosje të shqyrtuara kanë zbuluar se nga rreth 2 trilionët e fondit të depozitave, 1.3 trilionë dollarët e “Deutsche Bank”, mund të kenë ardhur nga aktiviteti kriminal.

Dhe imagjinoni që dosjet e FinCEN janë vetëm maja e ajsbergut, siç e vë në dukje edhe “Transparency International”. Britania e Madhe, selia e më shumë se 600 kompanive të përmendura në ato raporte, duket të jetë qendra më e madhe e qarkullimit të parave të dyshimta, ndërsa SHBA-ja vjen e dyta.

Është e qartë se Britania nuk ka bërë sa duhet për të forcuar ligjet kundër pastrimit të parave. Një mori e madhe lehtësuesish, nga avokatët tek kontabilistët dhe bankierët, ndihmon në vajisjen e “karuselit” të financave të paligjshme në mes të Londrës.

Nga ana e tyre, bankat janë shumë të ngadalta, ose në shumë raste tërësisht të pakujdesshme në raportimin e aktiviteteve të dyshimta. Më shumë se një e pesta e dokumenteve të përfshira në raportim kanë të bëjnë me subjekte të cilat as që ua dinë adresën.

Aktivitetet e dyshimta, të cilat duhet t`u sinjalizohen autoriteteve brenda 60 ditëve nga zbulimi i veprimtarisë së mundshme kriminale, dorëzohen nganjëherë vite më vonë. Sipas raportit të BuzzFeed/ICIJ, i tillë ishte edhe rasti me bankën JPMorgan Chase & Co, që merrej me pagesat për Pol Manafort, ish-menaxherin e fushatës së presidentit Donald Trump, kur ai dha dorëheqjen me akuzën e pastrimin e akuzave.

Ndërkohë banka HSBC Holdings Plc vazhdonte të transferonte para për një fond investimi që ishte tashmë nën hetim, nën pretendimet se ishte një skemë piramidale thuhej në raport.

Edhe më alarmues është fakti që bankat mbështeten shpesh vetëm tek kërkimet në internet për të gjetur se kush janë klientët e tyre.

Dhe hetimet nisin shumë vonë. Në dosjet e shqyrtuara nga gazetarët, koha mesatare e dorëzimit të raportit nga fillimi i hetimit të brendshëm ishte 166 ditë. Imagjinojeni se sa larg mund të shkojnë këto fonde në gjysmë viti. Të dhënat e shqyrtuara nga gazetarët, i përkasin një periudhe kur shumë banka ishin duke u hetuar dhe ndëshkuar për mos-respektimin e rregulloreve kundër pastrimit të parave.

Por gjobat miliarda dollarëshe ndaj tyre, nuk e kanë ndryshuar shumë sjelljen e bankave. Forcimi i ligjeve për të shtuar presionin ndaj bankierëve dhe ndërmjetësve të tjerë në këtë aktivitet, do të ndihmonte në ndryshimin e situatës. Po kështu, edhe një rishikim i mënyrës sesi pastrimi i parave trajtohet nga politikë-bërësit.

Forcat e policisë dhe institucionet rregullatore kombëtare nuk hasin vështirësi vetëm me mungesën e bashkëpunimit përtej kufijve. Edhe brenda agjencive të luftës kundër krimit financiar, njësi të ndryshme nuk ndajnë gjithmonë informacione.

Tom Kirshmajer, ekspert i policisë dhe krimit në London School of Economics, sugjeron një zgjidhje me tre hapa. Së pari, sinjalizimet mbi aktivitetet e dyshimta financiare duhet të jenë të standardizuara. Sasia e madhe e informacionit në këto dosje është e pamundur të shqyrtohet.

Së dyti, Kirshmajer bën thirrje për më shumë ndarje të të dhënave midis rregullatorëve dhe zbatuesve të ligjit. Në Evropë, më shumë se 50 autoritete mbikëqyrin pastrimin e parave dhe financuesit e terrorit. Komisioni Evropian do të propozojë krijimin e një organi të ri mbikëqyrës.

Së fundmi, Kirshmajer thotë se njerëzit duhet të largohen sa më shumë që të jetë e mundur nga ky proces. Agjencitë e krimit duhet të jenë në gjendje të automatizojnë sinjalizimin nga bankat, duke u ofruar atyre një vlerësim të rrezikut në lidhje me një klient të veçantë.

Ndërkohë, huadhënësit duhet të jenë në gjendje të ndalojnë transaksionet nga subjektet e dyshuara, pa pasur nevojë për kaq shumë ndërhyrje njerëzore.

Një përmirësim rrënjësor në luftën kundër pastrimit të parave mund të mos jetë i mundur brenda natës, por siç kam shkruar më parë, sistemi aktual nuk po funksionon.

Ndërsa shpejtësia e pagesave përshpejtohet dhe po përhapen me shpejtësi me monedhat virtuale, kriminelët do të gjejnë mënyra të reja për të pastruar paratë e tyre. Bankat dhe mbikëqyrësit e tyre duhet t`a bëjnë kolektivisht shumë më mirë sesa aktualisht.

Burimi: https://www.bloomberg.com/opinion/articles/2020-09-21/the-world-is-losing-the-money-laundering-fight?srnd=opinion

Përshtati TIRANA TODAY

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

U skualifikua nga listat për deputet, Shehu: Vendimet i merr Kryetari e Kryesia

Ish-Ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu ka reaguar pas përjashtimit nga Komisioni i Përzgjedhjes së Kandidatëve për deputetë në PD. Shehu thotë se vendimin për të...

Shtatzënë për herë të dytë, deputetja e PS me koronavirus

Deputetja e Partisë Socialiste, Blerina Gjylameti e cila është në pritje të fëmijës së dytë është infektuar me koronavirus. Gjendja e saj është e stabilizuar...

Bardhi publikon videon: SPAK-u e ka të thjeshtë hetimin për inceneratorët

Inceneratorët janë kthyer në debatin kryesor mes partive politike në prag të zgjedhjeve të 25 prillit. Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi thotë se...

Covid-19, Brataj: Maska e nevojshme, ja cilat nuk duhen përdorur

Edhe pse mbajtja e maskës është bërë e detyrueshme që nga 15 tetori, ende ka debat lidhur me efikasitetin e tyre. Kreu i Urgjencës Kombëtare,...

Koronavirusi prek Borussia Dortmund, infektohet Emre Can

Borussia Dortmund, është ekipi i rradhës i prekur nga koronavirusi. Verdhezinjtë gjermanë, kanë bërë kontrollet rutinë për COVID-19 dhe një nga yjet kryesore të skuadrës,...