E shtunë, 12 Qershor, 2021
27.5 C
Tirana

Bota po e harron Sirinë, që vazhdon të përgjaket nga lufta civile

“Financial Times”

Pjesa më e madhe e botës duket sikur e ka harruar luftën e egër civile siriane, që i ka kaluar tashmë 10 vjet, dhe që ende është në gjendje të rindizet si deri para pak vitesh, duke shkaktuar kaos në të gjithë Lindjen e Mesme, por edhe Evropë gjithashtu.

Vetëkënaqësia ndërkombëtare që u krijua pas disfatës së ISIS është shumë e gabuar. Po e tillë është edhe ideja sipas së cilës shtetet e brishta fqinje si Libani, Jordania dhe madje Turqia, mund të blihen për një kohë të pacaktuar për të vepruar si strehë për 6 milionë refugjatët sirianë dhe si ndihmë për 6 milionë sirianët e zhvendosur brenda vendit.

Pasi u katandis në vetëm 600 luftëtarë, paraardhësi i ISIS-it në Irak ka pësuar një rilindje të vërtetë në Siri. Ekspertët e sigurisë mendojnë se tani grupimi ka deri në 40 herë më shumë luftëtarë, një shifër kjo e mjaftueshme për të garantuar një rikthim të fuqishëm në dy shtete të rrënuara nga lufta.

Evropa, ashtu si edhe Lindja e Mesme, duhet ta dijë nga përvoja e hidhur e viteve të fundit se celulat xhihadiste nuk janë të kufizuara vetëm tek fushat vrastare të Irakut dhe Sirisë.

E megjithatë, duket se do të ketë shumë sjellje të papërgjeshme, para se të mund të përvetësohen disa leksione thelbësore nga kjo tragjedi.

Organizata Botërore e Shëndetësisë, një agjenci e OKB-së, sapo e ka përfshirë qeverinë e Bashar Al-Asadit në bordin e saj ekzekutiv. Në 1 dekadë, ky regjim vrasës ka sulmuar dhe ka shkatërruar rreth 600 spitale dhe klinika.

Familja Asad, e mbështetur nga klientë si Rusia e Vladimir Putinit, kanë përhapur trillimet se ata janë një front mbrojtës laik kundër ekstremizmit fetar. Në fakt, ata janë inkubatorë të forcave helmuese, të cilave u ofrojnë veten si antidot.

Regjimi i zbrazi burgjet nga xhihadistët në vitin 2011, duke besuar se ata do të ishin në gjendje që të merrnin nën kontroll rebelimin kryesisht sunit; ashtu siç nxitën sektarizmin fetar në Liban, duke furnizuar më armë ekstremistët sunitë në Irakun e pushtuar nga SHBA.

Asadi ishte izoluar dhe priste kapitullimin, derisa fillimisht Irani dhe pastaj Rusia i erdhën në ndihmë dhe e shpëtuan nga rënia. Tani ai ka rikuperuar rreth 70 për qind të territorit të Sirisë, edhe pse pjesë të mëdha mbahen ende nga komandantët e luftës dhe kundershtarët e regjimit.

Pjesa tjetër nga xhihadistët, milicia kurde që është edhe aleate e SHBA-së, dhe Turqia në 4 enklava në pjesën veriore.Vendi është shkatërruar tërësisht. Bombardimet ruse dhe siriane i kanë shndërruar në rrënoja qytetet e mëdha siriane, duke përfshirë Alepon dhe Homsin. Shumica e më shumë se 500.000 të vdekurve janë civilë.

Institucionet siriane janë shembur. Një nga njësitë e rralla funksionale të ushtrisë siriane, Divizioni i Katërt i blinduar i udhëhequr nga Maher Al-Asad, vëllai i vogël i presidentit Asad, garanton mbrojtje për tregtinë dhe ndaj sulmeve nga organizatat kriminale dhe milicitë e ndryshme.

Gjysma e popullsisë së vendit është zhvendosur nga banesat e tyre. Regjimit alevian të pakicës, që po vuan pasojat e mungesës së fuqisë punëtore, po i pëlqen demografia e re, ndaj po dëmshpërblen njerëzit e vet duke shpronësuar pronat e refugjatëve.

Së bashku me emergjencën e Covid-19, të cilën qeveria nuk ka mundësi ta menaxhojë si duhet, Siria po përballet me urinë masive. Asad zhvilloi një tjetër proces zgjedhor farsë muajin e kaluar, duke rezultuar fitues me 95 për qind të votave.

Ai është një vasal i 3 shteteve:Rusisë, Iranit dhe Turqisë. Presidenti amerikan Xho Bajden do të takojë Putinin javën e ardhshme në Gjenevë të Zvicrës, si dhe presidentin e Turqisë Rexhep Tajip Erdogan në samitin e NATO-s në Bruksel.

SHBA po e angazhon Iranin në ringjalljen e marrëveshjes së përmbajtjes bërthamore të vitit 2015. Siria është në të gjitha tryezat e saj të negociatave. Është koha që Bajden të këmbëngulë që Asad të largohet pasi ai nuk mund të jetë garant i stabilitetit të vend. Mënyra e vetme për t’i dhënë fund krizës është krijimi i një aleancë të re rajonale e udhëhequr nga rivalët e vjetër me njëri-tjetrin, Arabia Saudite dhe Irani, dhe një arkitekturë sigurie e dakorduar nga jashtë.

Ajo mund të zhbllokojë fondet e rindërtimit, nga të cilat mund të përfitojnë vendet arabe të Gjirit,ndërsa diversifikojnë ekonominë e tyre larg varësisë që kanë aktualisht nga nafta. Ky mund të duket më shumë si një mirazh sesa vizion. Alternativat janë që të gjitha të përgjakshme.

Burimi i lajmit: Financial Times. Përshtati: Tirana Today

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Shpërthimi i kontrolluar i ‘gjobës’ Becchetti

Nga: Agim Baçi Dikur qarkullonte në internet një letër që një vajzë i dërgonte së ëmës, e cila në thelbin e saj lidhej me gjetjen...

Uells-Zvicër/ Pjesa e parë pa gola, portierët vendimtarë me pritjet e tyre

Ka përfunduar me rrjeta të paprekura, pjesa e parë e ndjeshjes midis Zvicrës dhe Uellsit. Një 45 minutësh ku spektakël dhuruan portierët e skuadrave...

Vrasja e 20-vjeçares në Greqi, zbulohet makina me të cilën janë larguar autorët

Zbardhen detaje të reja në lidhje me vrasjen e 20-vjeçare britanike Caroline, e ndodhur pak javë më parë në Greqi. Në emisionin e gazetarit grek...

Fati i kryetarit të PD-së, 3 kandidatët që do të sfidojnë Lulzim Bashën

Nga: Marsela Sinani Lulzim Basha 47 vjeç, Fatbardh Kadilli 55 vjeç, Edith Harxhi 48 vjeçe dhe Agron Shehaj 44 vjeç, aderojnë në të njëjtën parti,...

Salianji: Gruevski si Rama mori mandat të tretë, por ra brenda një viti

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka bërë një paralelizëm të situatës aktuale politike në Shqipëri, të asaj para disa viteve në...