E hënë, 16 Maj, 2022
25.5 C
Tirana

Bota kujton Holokaustin, çfarë ndodhi 75 vjet më parë

Bota kujton krimet e luftës së dytë botërore me rastin e 75 vjetorit të çlirimit të burgosurve nga kampi i përqendrimit në Aushvic. Krerët e shteteve nga e gjithë bota janë mbledhur në Jerusalem për të qenë të pranishëm në këtë ceremoni përkujtimore, në nderim të atyre që humbën jetën në kampin famëkeq.

Në mesin e pjesëmarrësve janë: presidenti rus Vladimir Putin, ai francez Emmanuel Macron, Princi i Britanisë së Madhe Charles, nënpresidenti i SHBA-së, Mike Pence si dhe presidentët e Gjermanisë, Italisë dhe Austrisë.

Forumi Botëror i Holokaustit është tubimi më i madh në përkujtim të Holokaustit dhe luftimit të antisemitizmit në ditët moderne.

Megjithatëtë, presidenti polak, Andrzej Duda nuk pranoi të marrë pjesë, në shenjë pakënaqësie që nuk iu lejua të marrë fjalën, ndërsa përfaqësuesit e Rusisë, Francës, Britanisë, Shteteve të Bashkuara dhe Gjermanisë do të mbajnë fjalime.

Organizatorët izraelitë thanë se vetëm katër aleatët e Luftës së Dytë Botërore dhe Gjermania do të flasin në këtë ngjarje.

Më shumë se 1 milionë njerëz, shumica e tyre hebrenj, u vranë në kampin e përqendrimit Aushvic-Birkenau gjatë okupimit të Polonisë nga Gjermania naziste. Gjashtë milionë hebrenjë u vranë gjatë Holokaustit.

“Vrasja e gjashtë milionë hebrenjve nga regjimi brutal dhe antisemitik nazist filloi me një erozion të ngadaltë të të drejtave dhe normalizimin e diskriminimit. Ne nuk mund të lejojmë që kalimi i kohës të zvogëlojë vendosmërinë tonë për të mos lejuar që tmerre të tilla të ndodhin përsëri”, tha presidenti i Izraelit, Reuven Rivlin.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Strategjia detare 2035

NGA GJENERAL PIRO AHMETAJ Shqipëria jonë është e bekuar me mbi 450 km vijë bregdetare, ndërsa hapësira e interesave detare (det i brendshëm dhe territorial)...

Deklaratat për SPAK/ Hajdari: Politika të qëndrojë larg drejtësisë, “peshqit e mëdhenj” janë në rrjetë

Në daljet e fundit për mediat, kryeministri Rama është shprehur se po pret me padurim që SPAK-u të godasë nga të katër anët. Duket...

Plagoset ish kandidati për kreun e PS-së, ngjarja në lokalin e reperit të njohur

Ish-kandidati për kreun e Partisë Socialiste në Durrës, Ardit Kërtusha, është plagosur me armë zjarri mesditën e sotme. Ngjarja ka ndodhur në një lokal në...

Gazeta austriake zbulon skandalin e madh, stafi i Metës vihet në lëvizje. Ja çfarë do ndodhë

Presidenca ka reaguar pas artikullit në gazetën austriake "Kronen Zeitung", duke i cilësuar si shpifje dhe gënjeshtra të fabrikuara. Reagimi është përcjellë nga ana...

SPAK mes PD dhe PS

Dikur PD e drejtuar nga Lulzim Basha nuk besonte te SPAK, por më pas jo vetëm depozitoi disa denoncime por kërkoi i pari që...