Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Bota kryqëzon Donald Trump: Është më shumë se një kancer!

8 vjet ago
in Bota, Të Gjitha

Presidenti Donald Trump gjendet sërish në ujëra të rrezikshme, këtë radhë në skenën ndërkombëtare, pas njoftimeve se ai përdori fjalor fyes për vende më të varfra gjatë një takimi për të diskutuar reformën e emigracionit.

Udhëheqës botërorë dhe qytetarë reaguan me shpejtësi duke dënuar me vendosmëri komentet e tij.

Njerëzit në Haiti, në Salvador, në kontinentin afrikan, si dhe nga komuniteti ndërkombëtar në përgjithësi janë të zemëruar…

“Donald Trump është më tepër se një kancer për botën…”, thotë Rene Civil, aktivist i majtë në Haiti.

…Zemërimi pasoi komentet e Presidentit amerikan në një takim me dyer të mbyllura, ku i cilësoi vendet e tyre si të pista dhe të varfra, madje me një fjalor shumë më të keq.

“Fatkeqësisht, Haiti është vendosur negativisht në epiqendër të një debati që dëmton proceset tona të zhvillimit…”, thotë Paul Altidor, ambasador i Haitit në Shtetet e Bashkuara.

Presidenti amerikan po diskutonte me ligjvënësit reformën e emigracionit, ndërsa biseda u ashpërsua. Ai ishte i pakënaqur me marrëveshjen dypalëshe për emigracionin, shkruan “Zëri i Amerikës”.

Presidenti Trump u mundua të ndryshojë rrjedhën e lajmeve duke sugjeruar në Twitter se nuk përdori asnjëherë fjalët fyese, megjithëse ekzistojnë pretendime të shumta për të kundërtën.

“Kjo nuk ka të bëjë thjesht me gjuhën vulgare që u përdor, por me faktin se i hap derën anës më të keqe të njerëzimit që i jep vlefshmëri dhe inkurajon racizmin dhe ksenofobinë, duke rrezikuar jetët e shumë njerëzve”, u shpreh Rupert Colville, zëdhënës i Komisionerit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut.

Reagime të shumta pati nga kontinenti afrikan, me njerëz të ofenduar, por edhe të tjerë që nuk dëshiruan t’u kushtojnë rëndësi komenteve të Presidentit Trump.

“Realiteti është se ai nuk duhet të ishte shprehur kështu. Por, a është Afrika në gjendjen që ai ka përshkruar?”, thotë Saryenneh Dickson, banor në Liberi.

“Mendoj se Afrika nuk duhet të shqetësohet. Ne duhet të vazhdojmë reformat për zhvillimin, që të arrijmë integrimin tonë rajonal”, thotë Moses Kowo, aktivist i të drejtave të njeriut.

Një tjetër vend i përmendur në komentet e Presidentit Trump është El Salvadori që ende po përballet me vendimin për të depërtuar nga SHBA-ja 260 mijë salvadorianë, të cilët jetojnë dhe punojnë pa dokumente në Shtetet e Bashkuara.

Ministri i Jashtëm Hugo Martinez reagoi ndaj Presidentit Trump me një notë proteste zyrtare, si dhe duke përshkruar në Twitter kontributet e mëdha ndaj SHBA-së gjatë një periudhe shumëvjeçare.

Tags: botaDonald Trumpkancerkryqëzonshumë

TË LIDHURA

Aktualitet

Peleg: Shqiptarët do të respektojnë flamurin izraelit në bulevard

18:54 | 08/06/2026
Bota

Sulmet izraelite në Iran / 15 të plagosur në Teheran e Khuzestan, shkelet armëpushimi i prillit

17:30 | 08/06/2026
Bota

Të shtëna pranë bazës së Anglisë në SHBA, 9 të plagosur para Botërorit 2026

16:28 | 08/06/2026
Next Post

Nëse keni këto simptoma duhet të shkoni menjëherë te doktori

Gjesti i kolumbianit mahnit tifozët në “Camp Nou” (Foto)

Dokumenti/Deputetët zgjidhen në rrethe, por nuk shkulen nga Tirana







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026




TË FUNDIT

Screenshot
Kosovo

Numërimi i votave në Kosovë, diaspora mund të përcaktojë qeverinë e re

by mirseda
22:59 | 08/06/2026
0

Në 38 qendrat komunale të numërimit ka nisur procesi i verifikimit të votave të subjekteve politike dhe...

“Ka marrë fund”/ Protestat e vazhdueshme, Shkullaku: Ai nuk shpëton më, ka ikur

22:45 | 08/06/2026

Situata e Neymar dhe rikuperimi, Brazili sjell të reja për sulmuesin

22:32 | 08/06/2026
FONTANAFREDDA, ITALY - JUNE 08: Emanuele Rao of Italy and Burak Alili of Albania in action during the International Friendly match between Italy U21 and Albania U21 at Omero Tognon stadium on June 08, 2026 in Fontanafredda, Italy. (Photo by FIGC/FIGC via Getty Images)

Kombëtarja U-21 luan ndeshjen e dytë miqësore të qershorit ndaj Italisë

22:24 | 08/06/2026

Arlind Qori për protestën: Jam shumë i emocionuar, kjo që po ndodh është historike!

22:05 | 08/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com