E diel, 16 Janar, 2022
10.5 C
Tirana

Bosi i ‘Gega Oil’ i dyshuar për pastrim parash, tender te drejtoria që e heton

Pronari i rrjetit të karburanteve “GEGA OIL”, Paulin Gega, vetëm pak kohë më parë është hetuar nga prokuroria pasi dyshohej se transferonte shuma të konsiderueshme eurosh nga Mali i Zi në drejtim të Shqipërisë.

Sipas dyshimeve, mendohej se ky person bënte shumë udhëtime vajtje-ardhje në këtë shtet në mënyrë që të sillte në çdo rrugë para. Dyshimet ishin se Paulin Gega kishte krijuar lidhje me punonjës të doganës në mënyrë që të kalonte i qetë dhe pa probleme.

Mirëpo duket se hetimi dështoi pasi sipas artikujve të publikuar në media, dyshohet se hetimi u dekonspirua. Mendohet se kjo ndodhi pasi Paulin Gega mësoi se ishte vënë nën përgjim dhe ndërpreu çdo komunikim rreth kalimit të parave në kufi, duke bërë që të dështonte çështja penale.

Për rrjedhojë hetimi ndaj pronarit të karburanteve “Gega Oil”, u pushua nga gjykata sipas argumentimit që nuk kishte prova që faktonin akuzat e “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.

Por për habinë e të gjithëve, vetëm pak muaj më pas, Paulin Gega fiton një tender për karburant nga Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit dhe Pastrimit të Parave! Konkretisht bëhet fjalë për procedurën e prokurimit me numër reference REF-76116-10-20-2020 dhe me objekt “BLERJE KARBURANT”./demokratike.al/

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Shuhet legjenda e futbollit shkodran, e mundi sëmundja

Një sëmundje e rëndë ka mposhtur legjendën e futbollit shkodran, Ramazan Rragami, i cili u shua në moshën 77-vjeçare. Rragami vuante prej vitesh nga një...

Falsifikimi i dokumenteve/Gjykata liron nga burgu vëllain e Sheila Haxhiraj

DVP Lezhë në bashkëpunim me DVP Tiranë dhe atë të Elbasanit, finalizuan operacionin “Identiteti”. Nga finalizimi i operacionit, pas tre muajsh hetime, u zbulua...

Misteri afrikan: Pse C*vid-19 ka shkaktuar më pak vdekje se kudo tjetër?

Nga: Federico Giuliani “Il Giornale Është një kontinent i madh, rreth 7 herë më i madh sesa Bashkimi Evropian, dhe i banuar nga pothuajse 1.5 miliardë...

“Basha është pronar i basteve”/PD ia kthen Berishës: Mashtrues kronik!

Partia Demokratike ka përgënjeshtruar akuzat e ish-kryeministrit Berisha, ku tha se kryedemokati Basha është pronar i basteve. Shigjetimet e Berishës ndaj Bashës erdhën nga...

Zgjedhjet lokale, kurthi pervers i Metës për Bashën

Nga: Andi Bushati Pak kohë përpara se Gjykata Kushtetuese të vendosë nëse Presidenti i Republikës e ka tejkaluar rolin e tij për të qënduar mbi...