Qyteti i Korçës rezulton me vlerat më minimale të temperaturave. Termometri shënon -14 gradë celcius, ndërsa bora dhe akulli ka pushtuar të gjithë zonën.
Pavarësisht këtyre temperaturave, mësimi në shkolla vijon normalisht.
Sinoptikanët kanë parashikuar që sot do të jetë dita më e ftohtë e këtij dimri, ku për shkak të uljes së temperaturave gjatë mbrëmjes, priten reshje dëbore edhe në zonat e ulëta.