Aktualitet

‘Boll lodrave mediatike’ Ramës si del inati, ashpërsohet paketa antishpifje


               Publikuar në : 08:50 - 06/12/19 M P

Në mbledhjen e sotme të qeverisë, kryeministri Rama ka prekur edhe një nga temat më të debatueshme publikisht, atë të ligjit antishpifje. Sipas kryeministrit, nisur nga situata aktuale, ky ligj ka nevojë të përforcohet. Sipas tij, shpifja në gjendje të jashtëzakonshme duhet të jetë disafish më e dënueshme se në normalitet.

‘Rregulla të reja loje’ Kryeministri tregon se çfarë do ndryshojë brenda muajit

“Mendoj që në këtë seancë duhet të përcaktojmë një klauzolë të veçantë në ligjin e antishpifjes që besoj do të hyjë në seancë në datën 19 më në fund për gjendjen e jashtëzakonshme. Shpifja në gjendjen e zakonshme është e dënueshme, shpifja në gjendje të jashtëzakonshme duhet të jetë e superdënueshme. Lajmet e rreme dhe lodrat mediatike në situata si kjo që kaluam, janë kriminale. Mjafton rasti i Durrësit, një lajm kriminal i shpërndarë se po bie spitali i Durrësit, solli një të vdekur, pa llogaritur kaosin dhe të plagosurit në përpjekjen për të ikur me vrap nga spitali. Spitali nuk kishte asgjë. Janë gjëra që duhet të dënohen fort”, deklaroi Rama.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT