Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Boll Hashim me intervista, Ramush Haradinaj ka të drejtë!

7 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Boll Hashim me intervista, Ramush Haradinaj ka të drejtë!

Nga Artur Zheji/ Ramushi, për fat Kryeministër i Kosovës në këto kohë të vështira, nuk është as “kosovar”, as mysliman e as i krishterë, as malësor e as fusharak, as nga Puka si origjinë e as nga Deçani si vendlindje, por, si edhe e nënvizon herë pas here, ai është para së gjithash: Shqiptar.

Dhe dukshëm një shqiptar i mirë, që paralajmëron të veshë “çizmet” nëse duhet, që ka përballuar disa herë Hagën, apo arrestimet e pabesa, por pa u thyer.

Në këtë periudhë, ku skenarët gjeopolitikë, nuk dihet se ku gatuhen dhe nuk dihet ende se sa të helmuar janë, qenia e tij kryeministër i Kosovës, është e vetmja garanci e mirëfilltë gjeopolitike, që shqiptarët kanë sot, në Prishtinë dhe në Tiranë.

Dikush që e do, i thërret “Rambo”, dikush tjetër që nuk e do, sja pëlqen të folmen prej malësori, me fjalë të prera dhe me muzikalitet të ashpër dhe me kënde të palatuara të frazës, porse, sot, në Tiranë apo Prishtinë, duhen burra që ruajnë themelet, dhe ai, Ramushi, këtë di ta bëjë më së miri dhe më qartësisht se askush.

Sepse sot ka rëndësi e vërteta e ardhmërisë së Kosovës, që janë thelbësore edhe për Shqipërinë gjeografike edhe për Tiranën zyrtare, që ka ngecur në llucën e paqartësisë dhe të amatorizmit politik e gjeopolitik mbi të gjitha.

Hashim Thaçi sot, është një orator, ndoshta më fjalëbukur se Ramushi, por priret, nga intervista në intervistë, të thotë gjithmonë e më pak, se çfarë mendon në të vërtetë. Atëherë përse intervistohet kaq shpesh?

Për të thënë apo për të mosthënë?

Për të na mbushur mendjen se është i logjikshëm, për të na bindur se humbësi i madh i Luftës së Kosovës, 1998-99, Serbia, ka të drejtë ti vendosë kushte Fitimtarëve?

Nuk kam guxuar të mendoj mbrapsht për Hashim Thaçin, dhe personalisht vijoj ta ruaj në etiketime Presidentin e Kosovës, por duhet thënë se sot për sot, Ramush Haradinaj, është garancia e shqiptarëve dhe e amerikanëve, në të dy anët e kufirit Kosovë – Shqipëri.

Tanimë, të mirat dhe të këqijat që mund të ndodhin në njërën prej “Shqipërive”, janë të lidhura pazgjidhshmërisht dhe moskultura gjeopolitike e kryeministrit të Tiranës, nuk mbushet dot, me dijenitë e gjera të Baton Haxhiut në darka me verë e biseda, sepse lypsen akte politike.

Të cilat akte, qëndrueshmëria dhe qartësia e Ramushit, i ka nxjerrë krejtësisht në dritën e Diellit, thjeshtë, shumë qartë e kuptueshëm dhe me përgjegjësi historike.

Sepse Fitimtarët e Luftës në tokën e përgjakur të Kosovës, nuk mund të shndërrohen në humbësit me kostum shik e papjon, në tryezat prej druri të shtrenjtë are të bisedimeve, me kushte e diktat.

Gjermania humbi në luftën e dytë botërore 30-40% të territoreve të Gjermanisë së para luftës, të banuara 90% me gjermanë etnikë dhe kurrë s’ka ngritur pretendime pas 74 vite lufte. Serbia, mbush 20 vite që ka humbur edhe Luftën e Kosovës, etnikisht dhe historikisht 90% e banuar nga shqiptarë dhe sot, ja mbërrin të kërcënojë me mosnjohje të Kosovës. Ekuacioni është ndryshe, Serbia është e detyruar të njohë Kosovën, që të hyjë në Bashkimin Europian, përse duhet t’ja lejojnë shqiptarët këtë gjë?

Në emër të kujt interesi?!

Le të mos e njohë kurrë Kosovën dhe le të mbetet jashtë BE-së, nëse vijon të jetë arrogante dhe kokëfortë! Punë për të! Shqiptarët ja kanë dhënë dorë për së tepërmi dhe mjaft herë.

Prandaj dhe është e rëndësishme që Ramushi të qëndrojë dhe bota intelektuale mbarëshqiptare, e ka mision ta mbështesë, si qëndrestar gjeopolitik dhe përtej politikave lokale të intersave të vogla, në të dy anët e kufirit Kosovë-Shqipëri.

Tags: Bolldrejtë/hashimintervistaRamush Haradinaj

TË LIDHURA

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi
Të Gjitha

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi

11:33 | 24/03/2026
Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.
Aktualitet

Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.

12:56 | 21/03/2026
Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.
Të Gjitha

Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.

12:49 | 21/03/2026
Next Post
Kaloi 4 vite duke intervistuar, shokon gazetari: 80 % e priftërinjve janë gay

Kaloi 4 vite duke intervistuar, shokon gazetari: 80 % e priftërinjve janë gay

Flet Spalletti: Ishte e dhimbshme, Icardi nuk erdhi në Vjenë sepse…

Flet Spalletti: Ishte e dhimbshme, Icardi nuk erdhi në Vjenë sepse...

Protesta e opozitës, deputeti i PD sfidon Ramën: Bast që nuk do të…

Protesta e opozitës, deputeti i PD sfidon Ramën: Bast që nuk do të...







JU REKOMANDOJMË

Trump: Do përfundojë në burg, rrjedhja rrezikoi misionin për pilotin në Iran

Trump: Do përfundojë në burg, rrjedhja rrezikoi misionin për pilotin në Iran

19:59 | 06/04/2026
Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

21:50 | 07/04/2026
Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

17:56 | 08/04/2026
Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

23:15 | 04/04/2026




TË FUNDIT

Një nga mbështetësit më të mëdhenj të Kosovës! Ndërron jetë ish-kongresmeni amerikan, Eliot Engel
Bota

Një nga mbështetësit më të mëdhenj të Kosovës! Ndërron jetë ish-kongresmeni amerikan, Eliot Engel

by mirseda
22:10 | 10/04/2026
0

Ka vdekur në moshën 79-vjeçare, ish-kongresmeni amerikan, Eliot Engel, një nga mbështetësit më të mëdhenj të Kosovës....

Donald Trump: Do rifillojmë sulmet ndaj Iran nëse s’ka marrëveshje

Donald Trump: Do rifillojmë sulmet ndaj Iran nëse s’ka marrëveshje

22:04 | 10/04/2026
Xhemal Gjunkshi: Marrëdhënia me SHBA nis në 1992, jo në 2015

Xhemal Gjunkshi: Marrëdhënia me SHBA nis në 1992, jo në 2015

21:20 | 10/04/2026
Në kërkim nga Interpol për vrasje, torturë e rrëmbim, arrestohet shqiptari në Kolumbi

Në kërkim nga Interpol për vrasje, torturë e rrëmbim, arrestohet shqiptari në Kolumbi

21:13 | 10/04/2026
Armëpushimi i Pashkëve, Kremlini: Paqja mund të vijë që sot

Armëpushimi i Pashkëve, Kremlini: Paqja mund të vijë që sot

21:06 | 10/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com