E martë, 3 Gusht, 2021
18.5 C
Tirana

Boks/Sylvester Stallone ka një kërkesë për Donald Trump

Silvester Stalone ka një kërkesë të qartë për mikun e tij, njëkohësisht edhe president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump. Filmi “Rocky Balboa” dukjet se e ka bërë aktorin që të dashurojë boksin dhe kjo vërtetohet me kërkesën që ai ka. Stalone i ka kërkuar Trumpit nëse mund të pastrojë emrin e Jack Johnson, kampioni i parë me ngjyrë i peshave të rënda në boks, në vitin 1908. I dënuar për “imoralitet” në vitin 1913. Faji i tij ishte që transportoi një grua të bardhë përtej kufijve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, edhe pse ajo grua e bardhë ishte e fejuar.Ai u arrestua dhe bëri një vit burg pasi u arratis për në Britaninë e Madhe dhe më pas u rikthye për të shlyer dënimin. Trump e ka bërë të ditur nëpërmjet rrjetit social “Twitter”  dëshirën për të pastruar emrin e tij, diçka që e kanë menduar shumë presidentë në të kaluarën, por nuk e ka bërë askush, as presidenti i parë me ngjyrë në historinë e SHBA, Barack Obama.

Nuk do të jetë e lehtë, sepse departamenti i drejtësisë në SHBA preferon të merret dhe të investojë mund te çështjet që përfshijnë njerëzit e gjallë. Trup tha: “Stallone ma tregoi historinë, Johnson ka pasur gjyqe dhe vuajtje të mëdha dhe një jetë shumë kompelske dhe të vështirë.”Jack Johnson kishte lindur në Galveston , më 31 mars 1878 nga një familje ish-skllevër. U nda nga jeta në vitin 1946 si pasojë e një aksidenti rrugor dhe për vite të tëra familja e tij ka kërkuar pastrimin e emrit për ish-boksierin që në vitin 1910 dominoi ndeshjen me boksierin e bardhë.

James Jef­fries, duke mbetur kampion i Botës deri në vitin 115, kur u mposht në ring nga Jess Willard. Së bashku me bashkëshorten Lucille u transferua në Britaninë e Madhe dhe në vitin 1920 e mori sërish titullin në Kubë, por u kthye në SHBA ku i takonte të bënte një vit burg sepse kishte ndihmuar për kalimin klandestin të kufrit për një të bardhë që po arratisej nga i fejuari.Ai u mor me boks deri në ditën e fundit të jetës dhe sipas “International Boxing Hall of Fame” ka qenë një nga boksierët më të mëdhenj të të gjitha kohërave. Historia e tij ka përfunduar edhe në sallat kinematografike në saj të një dokumentari nga Ken Burns.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Emërohet zv/ambasadori i SHBA në Shqipëri, dikur ka punuar shofer e kuzhinier

Demian Smith do të jetë zv/ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri. Lajmin e ka përcjellë Ambasada, ku zbulon ndër të tjera...

Shqiptarët janë imunizuar në mënyrë natyrore për Cov*d-19

Epidemiologu Ilir Alimehmeti ka dhënë lajmin e shumëpritur, se shqiptarët janë imunizuar në mënyrë natyrore për Covid-19. Këtë ai e ka konkretizuar përmes fakteve,...

Ti thua se Berisha është problem? Jo, nuk është!

Nga: Frrok Çupi Se si te vjen, thuajse si poshtërim, të merresh tani me Sali Berishën. Ai shkoi, ça të bësh më! Do të thuash...

U tha se ndërroi jetë, 40-vjeçarja është jashtë rrezikut bashkë me të birin

Gjatë ditës së sotme, qarkulloi një lajm i pavërtetë mbi vdekjen e gruas 40-vjeçare, ku pretendohej se nuk ia doli dot mbanë pas shpërthimit...

“Përvëlohet” Greqia/ “Shteti në këmbë”, autoritetet në alarm për energjinë  

Në Greqi, temperaturat kanë tejkaluar 55 gradë celsius. Ndodhur në këto kushte, qytetarët po kosnumojnë shumë energji për të përdorur kondicionerët, e për të...