E enjte, 21 Tetor, 2021
12.5 C
Tirana

Boks/ Ferit Keta ‘shkatërron’ serbin që në raundin e tretë

Ferit Keta vazhdon të shkëlqejë në boksin profesionist, duke regjistruar vetëm fitore. Në mesnatën e së shtunës duke u gdhirë e diela, 30-vjeçari shqiptar korri suksesin e tij të 13-të në karrierë duke shkatërruar serbin Slavoljub Mitiç, në duelin e zhvilluar në Maltë, për peshat “kruizer”. Një kundërshtar që përveç boksit, njihet edhe si një luftëtar i dueleve në kafaz. Megjithatë, ndeshja u dominua në çdo aspekt nga boksieri bulqizak, i cili ishte dukshëm superior ndaj kundërshtarit serb. Ketës i mjaftuan vetëm tri raunde për ta shembur në tapet rivalin, pasi Mitiç e kishte të pamundur që t’u bënte ballë goditjeve të shpejta e të fuqishme të boksierit shqiptar.

Ky ishte triumfi i nëntë me KO për boksierin kuqezi në karrierë, ndërkohë që serbi Matiç pësoi disfatën e tij të dhjetë, ndërsa numëron edhe 10 fitore. Pas fitores shpërtheu festa në ring ku binin në sy flamujt e shumtë kuqezinj që kishin rrethuar boksierin shqiptar. Ferit Keta, i cili stërvitet nga vëllai i tij Ismaili, hapat e parë në karrierë si profesionist i ka hedhur rreth 3 vite më parë, ku më 19 shkurt të 2016-ës ka marrë edhe fitoren e tij të parë, në duelin e zhvilluar në pallatin e sportit “Asllan Rusi”, aty ku mposhti serbin Haris Calakoviç, për të vijuar më pas me vetëm triumfe në të gjitha sfidat e zhvilluara. /panorama

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Rrjedhin dokumentet konfidenciale, si lobojnë shtetet për ngrohjen globale

Një rrjedhje e madhe e dokumenteve të parë nga "BBC News", tregon se si vendet po përpiqen të ndryshojnë një raport shkencor vendimtar, se...

Veshka e derrit transplantohet te njeriu (FOTO)

Për herë të parë, një veshkë derri është transplantuar në një njeri, pa shkaktuar refuzim të menjëhershëm nga sistemi imunitar i marrësit, një përparim...

Shpërthim i fuqishëm gazi në Kinë/Publikohen pamjet ‘apokaliptike’ (VIDEO)

Të paktën 3 persona u vranë dhe më shumë se 30 u plagosën në një shpërthim të fuqishëm në një restorant, në qytetin verilindor...

Evi Kokalari i publikon dokumentin Bashës: Të nis një investigim për këto afera

Që kur u shfaq në "Foltoren" e Sali Berishës si një mbështetëse "amerikane" e ish-kryeministrit në “luftën” e tij kundër SHBA-së, Evi Kokalari nuk...

Thellohen spastrimet në PD/Luan Baçi largohet nga kreu i degës në Fier

Lulzim Basha ka marrë një tjetër vendim, për të shkarkuar një tjetër emër nga radhët e PD-së. Dita-ditës, kryedemokrati po fakton se mbetet i...