Futboll

Bojkoti shtyu kampionatin, ja kur do zhvillohen ndeshjet e javës së 25-të

               Publikuar në : 14:59 - 14/03/19 Enno

Pas dhunës në ndeshjen Kamza-Laçi, gjyqtarët vendosën të bojkotojnë kampionatin shqiptar pasi jetët e tyre ishin në rrezik. Kjo bëri që java e 25 të mos luhej në datën e caktuar. Ndërsa ndeshjet e Kupës së Shqipërisë u zhvilluan normalisht në datën e caktuar, pas tryezës së organizuar nga FSHF për një diskutim me qeverinë.

Megjithatë, për të rikuperuar javën e prapambetura, Federata e Shqiptare e Futbollit ka bërë ndryshime në kalendar. Kështu, ndeshjet e kthimit të turit çerekfinale të Kupës së Shqipërisë do të zhvillohen më 3 prill, ndërsa gjysmëfinalet më 24 prill dhe 8 maj.

Finalja e Kupës do të luhet më 2 qershor. Kështu, java e 36-të e Kategorisë Superiore, që ishte parashikuar më 25 maj, do të zhvendoset më datën 29 maj, duke e bërë kështu fundin e kampionatit vetëm 3 ditë përpara finales së Kupës.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT