E mërkurë, 22 Shtator, 2021
14.5 C
Tirana

Bojaxhiu përballë Veliajt në Tiranë?

Nga: Eduard Zaloshnja

PD-ja dhe LSI-ja nuk iu përgjigjën kërkesës së KQZ-së për të paraqitur listat e komisionerëve të tyre për zgjedhjet lokale të 30 qershorit, duke dhënë kështu mesazhin se nuk do të marrin pjesë në to.

Nga ana tjetër, PS-ja është mobilizuar totalisht për zgjedhjet lokale, duke përzgjedhur kandidatët për 61 bashkitë dhe listat e komisionerëve.

Ndërkohë, komuniteti ndërkombëtar ka bërë thirrje që zgjedhjet lokale të zhvillohen normalisht, duke lënë të kuptohet se, si në 2017-ën, do t’i njohin zgjedhjet, edhe në qoftë se opozita i bojkoton ato.

Në një skenar të tillë, lind pyetja se kush do të garojë përballë kandidtëve socialistë për kryebashkiakë?

Në Tiranë një kandidat i tillë mund të jetë Gjergj Bojaxhiu (i cili kandidoi si i pavarur më 2015-ën), meqë ka qenë vazhdimisht kritik ndaj Erion Veliajt në vitet e fundit. Kritikat e tij publike kanë shigjetuar kryesisht vendimet për stadiumin kombëtar, për teatrin kombëtar dhe për kullat e larta që po ndërtohen në Tiranë.

Por a do të ishte Bojaxhiu një garues 5-përqindësh (si herën e fundit) në një përballje dyshe me Veliajn?

Nga një sondazh që zhvillova kur Bojaxhiu shpalli kandidaturën para katër vjetësh, më rezultoi në kuotën 20%. Por kur zhvillova një sondazh tjetër 10 ditë para zgjedhjeve të 2015-ës, kësaj rradhe vetëm me të anketuarit që kishin deklaruar se do të votonin për të, më rezultoi se çereku i tyre ishin gati të votonin për Bojaxhiun. Arsyeja përse treçereku nuk ishin gati të votonin për të e kishte emrin “votë e shkuar dëm”. Përkrahësit e tij e kishin të qartë se në një garë treshe Veliaj-Kosova-Bojaxhiu, ky i fundit nuk kishte asnjë shans për fitore.

Por në një garë dyshe Veliaj-Bojaxhiu, gjërat mund të ndryshojnë. Veliaj mori 160 mijë vota më 2015-ën, por duke patur brenda thesit të tij elektoral edhe 40 mijë votat që i solli LSI-ja (që atëherë ishte në koalicion me PS-në). Ndërsa Bojaxhiu mori vetëm 16 mijë vota, por 100 mijë votues tiranas nuk morën pjesë në votim, dhe 120 mijë të tjerë votuan për Halim Kosovën.

Në një klimë të ashpërsuar mes PS-së dhe PD-së, votuesit e zjarrtë të kësaj të fundit kuptohet që nuk do të marrin pjesë në zgjedhje (në qoftë se opozita i bojkoton ato), por votuesit e vakët dhe 100 mijë mosvotuesit e zgjedhjeve të fundit lokale mund të jenë një rezervuar potencial për një kandidat të pavarur si Bojaxhiu.

Në qoftë se Bojaxhiu i futet një sfide të tillë, mund të jetë konkurues vetëm nëse arrin t’i bindë votues të tillë se ai nuk do të jetë një kandidat kukull në garë, vetëm sa për t’i dhënë legjitimitet asaj. Në fakt, opozita dhe mediat e veta do t’i bien fort trumbetave, për të bindur elektoratin tiranas se Bojaxhiu është pikërisht një kandidat i tillë. Dhe suksesi i Bojaxhiut do të varet nga aftësia e tij për ta bindur elektroratin tiranas për të kundërtën.

Në qoftë se në Tiranë ekziston një kandidat i pavarur, i cili ka treguar një herë se e ka aftësinë të mbledhë vota nga elektorati gri, në bashkitë e tjera nuk është shfaqur ende një kandidat i tillë. Sidoqoftë, rezervuari potencial elektoral për kandidatë të tillë ekziston.

Nga një sondazh Italian që u publikua në Report TV, rezultonte se 47% e banorëve të vendit në moshë për votim (rreth 1 milion) nuk kanë besim tek asnjëri nga politikanët kryesorë. Pikërisht votues të tillë do të ishin të gatshëm t’ia jepnin votën kandidatëve të pavarur, në qoftë se ata janë vërtet të tillë…

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Për një parlamentarizëm antimafie, antikorrupsion

Nga: Pëllumb Nako Parlamenti filloi punimet nën një normalitet absolut. Sigurisht, u krijuan edhe komisionet përkatëse, të njëjtë si të viteve e dekadave më parë....

Alternime kthjellimesh dhe vranësira. Nesër priten teshje shiu të izoluara

Ditën e merkurë, vendi ynë pritet të jetë nën ndikimin e masave ajrore relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira. Reshje shiu...

Artan Hoxha: Mund të arrestohen ish-kryeministra e ish-presidentë

Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë Yuri Kim ka zhvilluar së fundmi një takim me 15 prokurorët e SPAK, ku ka përçuar mesazhe të rëndësishme....

Lajçak i shqetësuar për situatën në veri të Kosovës

Përfaqësuesi i BE për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se ka njoftuar vendet e BE-së për situatën në veri të Kosovës. Me anë...

Kurti takim me ambasadorët e QUINT-it, zbulon vendimin e fundit

Kryeministri Albin Kurti ka pritur sot në takim ambasadorët e vendeve të QUINT-it, ku është diskutuar lidhur me reciprocitetin e targave me Serbinë. Kurti...