E enjte, 20 Janar, 2022
-1.5 C
Tirana

Bllokimi për variantin Omicron/ Biden: S’ka vend për panik

Presidenti amerikan Joe Biden e ka quajtur variantin Omicron Covid-19 një “shkak shqetësimi, jo shkak për panik”, një ditë pasi u zbulua në Amerikën e Veriut.

Ai tha se nuk e sheh nevojën për një bllokim të ri “për momentin… nëse njerëzit janë të vaksinuar dhe mbajnë maskat e tyre”. Rastet janë gjetur në Kanada dhe SHBA-ja ka vendosur ndalime udhëtimi në tetë vende të Afrikës Jugore.

Biden shtoi se kompanitë farmaceutike po bënin plane emergjente, për injektime të reja nëse ato nevojiten. Në Shtëpinë e Bardhë të hënën, presidenti tha se ishte “pothuajse e pashmangshme” që Omicron, i raportuar për herë të parë nga Afrika e Jugut, të gjendej përfundimisht në SHBA.

“Ne do të luftojmë dhe do ta mposhtim këtë variant të ri”, tha ai.

Sa shqetësues është varianti i ri Covid?

Në fund të javës së kaluar, SHBA njoftoi një ndalim të fluturimeve nga Afrika e Jugut, Botsvana, Zimbabve, Namibia, Lesoto, Eswatini, Mozambiku dhe Malavi. Kanadaja, Britania e Madhe dhe BE-ja dhe vende të tjera kanë kufizuar gjithashtu udhëtimet nga Afrika Jugore.

Të dielën, Kanadaja tha se varianti Omicron ishte zbuluar në dy pacientë që kishin udhëtuar së fundmi në Nigeri. Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) e ka konsideruar Omicron një “variant shqetësues”, ende nuk është e qartë nëse ai lidhet me më shumë transmetim apo më shumë rrezik për shmangien e vaksinave.

Kritikët vunë në dukje se zoti Biden akuzoi ish-presidentin Donald Trump për “ksenofobinë histerike”, pasi ai kufizoi udhëtimin nga Kina në janar 2020 pasi koronavirusi u përhap në SHBA.

Omicron është ‘shumë i mundshëm’ tashmë në SHBA

Biden u kërkoi edhe një herë amerikanëve të hënën të mbanin maska. Ai është vënë nën kritika për shkeljen e rregullave të tij.

Biden u fotografua pa një maskë që mbulonte fytyrën e tij gjatë fundjavës së Falënderimeve. Ai qëndroi në Nantucket, Massachusetts – në një pikë brenda një dyqani që kishte një shenjë në dritare që kërkonte që klientët të mbanin maska për fytyrën.

Zonja e Parë Jill Biden u kritikua gjithashtu të hënën, teksa u shfaq në Shtëpinë e Bardhë pa maskë, duke lexuar para një grupi nxënësish të cilët ishin të gjithë me maska dhe të distancuar nga shoqëria.

Më herët të hënën, një gjykatës federal bllokoi administratën Biden nga zbatimi i një mandati të vaksinës kundër koronavirusit, për mijëra punonjës të kujdesit shëndetësor në 10 shtete. Gjykatësi shkroi se zyrtarët e qeverisë, me gjasë kishin tejkaluar kompetencat e tyre ligjore. Një gjykatë tjetër në fillim të këtij muaji vendosi një rregull të veçantë që kërkon që bizneset me më shumë se 100 punonjës, të sigurojnë që punëtorët e tyre të vaksinohen.

Burimi i lajmit: BBC. Përshtatur nga Tirana Today

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Basha i përgjigjet Metës pas takimit me Ballën

Kryedemokrati Basha ka dhënë garanci se PD nuk do t’i iki asnjë beteje, përfshirë edhe zgjedhjet vendore. Qëndrimi i tij pason pas deklaratës për...

Krijohet sistemi që “parashikon” pacientët më të rrezikuar me Covid-19

Shkencëtarët në Gjermani kanë zhvilluar një sistem të ri të inteligjencës artificiale, i cili analizon proteinat në një mostër të vetme gjaku te një...

PD po shkon drejt ndarjes?

Nga: Artur Ajazi Mendimi për një ndarje të mundshme të PD-së, po shprehet dhe promovohet hapur ditët e fundit në çdo ambient mediatik. Në dukje...

Në kërkim të racës Ariane: Misioni i bujshëm i nazistëve në pyjet e Amazonës

Nga: Pietro Emanueli Nazistët kishin një koncept racist mbi botën dhe marrëdhëniet ndërkombëtare, brenda së cilës Gjermania ishte qendra e gjithçkaje, dhe ishte mbi të...

Bardhi: Asnjë habi nga trekëndëshi i Bermudës.Reagon Blushi: Ç’na polli belaja!

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, ka reaguar sa i takon qëndrimit publik të presidentit Meta, pas diskutimit për datën e zgjedhjeve të...