Politikë

“Bllokimi i rrugëve nga opozita, akt terrorist”, Manjani nuk ia përton Edi Ogës


               Publikuar në : 13:20 - 03/05/19 A.F

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani i është përgjigjur Edi Ogës dhe gjithë kritikëve të opozitës që kanë shpërthyer lidhur me aksionin për bllokimin e rrugëve në 12 qarqet e vendit.

Manjani rendit 5 çështje përse bllokimi i rrugëve është i pranueshëm, teksa i referohet shpërthimit të moderatorit Edi Oga, lidhur me këtë temë.

Dje, Oga e cilësoi bllokimin e rrugëve si një “akt terrorist”, ndërsa shtoi se opozita i trembet drejtësisë prandaj vepron në formë të tillë.

“Bllokimi i rrugëve nuk është akt demokratik, është akt terrorist! Ai tregon se opozita nuk ka respekt për qytetarët dhe sipas mendjes së saj prej shejtan-budallai, irritimi i qytetarëve do të shkojë si presion për pushtetin. Përpjekje të tilla të turpshme për të nxitur shqiptarët kundër njëri-tjetrit, zbulojnë nevojën imediate që opozitarët (e leshit) kanë për të shpëtuar veten nga një llogaridhënie eventuale përpara drejtësisë. Nga ana tjetër, nëse nga këto forma primitive proteste përfitohet politikisht, kjo do të ishte katastrofike, sepse me të njëjtën logjikë, lapangjozë të tjerë që sot janë në pushtet e nesër do të jenë në opozitë, do t’i japin vetes të drejtë të bllokojnë më tepër rrugë e për më gjatë!”, shkroi dje moderatori Edi Oga.

Është pikërisht kjo kritikë asaj të cilës i është referuar Manjani, i cili nuk i adresohet drejtpërdrejt, por i përgjigjet kështu:

“Disa çështje të kritikës ndaj opozitës.

————-

Lexova dje në rrjet goxha reagime, deri edhe ekstreme, për protestën e opozitës në rrugë.

Nuk dua aspak ti hyj debatit nëse kjo është një gjë e mirë apo jo. Këtë e gjykon dhe vlerëson secili sipas mendjes së vet.

Pa dyshim edhe opozita meriton kritika.

Por e mira e do që të saktësojmë disa gjëra mbi një rrjedhë llogjike dhe jo pasioni.

  1. Opozita është organizata më e kollajtë për t’u kritikuar. Njerëzit në përgjithësi janë kritikë dhe kur shohin opozitën që reagon, prirja është natyrale të kritikohet ai që kritikon. Opozita kritikohet si kur proteston ashtu edhe kur nuk proteston… Ndërkohë qeveria bën qef!!!
  2. Protesta e opozitës në rrugë do bëhet e jo në ajër. Edhe kur protestohet në bulevard, prap rruga bllokohet. Vërtetë bllokimi i përkohshëm i rrugës është më shqetësues sesa arësyeja e protestës?!
  3. Nuk është turp që “protestat i bën opozita”. Ideja që po protestoi opozita është politike, është e gabuar. Pse kush duhet të protestojë qeveria?!
  4. Protesta në rrugë nuk është as krim e as “akt terorist”. (Ata që i mbrojnë këto teza janë ekstremistë). Supozojmë se rrugën e bllokojnë vërtetë terroristë, a do jua mbante këtyre “kritizerëve” të kritikonin terroristët apo krimelët?! Sigurisht që jo. Por do kritikonin shtetin që nuk reagon. Atëherë pse nuk ruajnë të njëjtin “standart” si me terroristët e vërtetë?!
  5. Frika nga drejtësia është përrallë nga e kaluara, por për të mbuluar të tashmën. Pra opozita duhet futur në burg, që qeveria të vjedhë rehat është pa dyshim maskarallëk.

Këto janë disa çështje që identifikova dje nga kritizerët e opozitës.

Fundi i këtij arsyetimi është ky: si është më mirë, të bllokohet rruga për pak orë për protestë ndaj atyre që vjedhin rrugën dhe e bllokojnë me tra përherë, apo të mos protestohet fare e ti lëmë “rehat”?!”


Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT