Bllokimi i Rinasit, flet kontrollori: Jemi kërcënuar me 20 vite burg

Aeroporti i Rinasit është përfshirë nga kaosi, për shkak të anulimit të fluturimeve, pas grevës së kontrollorëve të Albcontrol.

65 kontrollorët, kanë shpallur paaftësinë për të punuar, duke e arsyetuar me faktin se ulja e pagave ka ndikuar në rritjen e stresit te këta punëtorë.

Andel Trebicka, njëri prej kontrollorëve, në një intervistë për Fax News është shprehur se ligji ua lejon kontrollorëve që të shpallin paaftësi, pasi puna e tyre është me shumë përgjegjësi dhe nuk mund të punojnë kur janë të stresuar.

Sipas tij, në Shqipëri nuk ka asnjë person tjetër që mund t’i zëvendësojë, pasi është një process i gjatë për t’u bërë kontrollor.

Andel Trebicka: “Kompanitë ajrore paguajnë paratë për kalimin në këtë vijë ajrore. Qeveria jonë këto lekë të aviacionit i ka devijuar nga aeroporti dhe i ka dërguar në aeroportin e Kukësit dhe Air Albania. Nëse bëhet ky hetim atëherë do të shihet se ku kanë shkuar këto para. Për rrogat, në Shqipëri kur flet ministrja, rrogat në Serbi janë nga 6000 euro, në rast se ne na bie një avion që ka 400 persona ne kalojmë jetën  në burg. Greva e paligjshme, ka diçka ne kemi shpall paaftësi dhe jo grevë.

Në rast unë jam  i stresuar, ne kemi një vit e disa muaj që kërkojmë letra dhe i vetmi që na ka prit ishte presidenti Ilir Meta dhe tani me këto që kanë thënë ministrja Balluku dhe Rama ne sdo të afrohemi për 200 metra. Nuk quhet bojkot, por paaftësi, pasi mbyllet hapësira i dërgon një letër në Bruksel që ne nuk mund ta ofrojmë këtë shërbim. Në rast se nuk plotësohen kushtet. Ajo ka kërcënuar me gjuhën e Erdoganit nuk e di si mund të vazhdoj të punoj ashtu.

Unë kam 22 vjet që punoj kontrollor dhe asnjëherë nuk i kam ndalur trajnimet dhe kjo është punë që do trajnime çdo herë sepse është punë që varet nga teknologjia sepse ajo avancon çdo ditë. Profesioni i vetëm që mund të na zëvendësojë janë marinarët që të vijnë me anije.

Ushtria nuk na zëvendëson dot sepse nuk ka trajnimet e duhura. Puna jonë është që të monitorojnë çdo moment një avion që është me 200 njerëz brenda. Duke parë instruktorë në krahë dhe nuk të vjen një njeri që ta bëjë dhe jë njeri duhet të jetë minimum 2-3 javë që të kuptojë, por është e rrezikshme. Eurokontrolli nuk të lejon të bësh direkt këtë.