E shtunë, 24 Korrik, 2021
19.5 C
Tirana

Bllokimi i negociatave/ Zaev: Vendim i padrejtë për Shqipërinë

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, e cilësoi një vendim të padrejtë nga ana e BE, mos hapjen e negociatave sidomos për Shqipërinë, pasi vendi ynë u penalizua nga mosmarrëveshjet midis Shkupit dhe Sofjes.

Gjatë fjalës së tij në Shkup, pas takimit me kryeministrin Edi Rama, Zaev u shpreh se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria, nuk do të jenë anëtarë të BE së shpejti, por se negociatat do të shërbenin për të evropianuzuar të dyja vendet.

Zoran Zaev: “Sidomos është e padrejtë karshi Shqipërisë. Është e padrejtë për Shqipërinë dhe është çështje evropiane. Se është vetëm hapi i mëtejshëm drejt BE. E dimë se nesër nuk do jemi anëtare. Do duhen shumë vite. Por ka të bëjë me të mbajtur të motivuar për të vazhduar rrugën nëpërmjet metodologjisë. Ideja është të evropianizojmë dy vendet. Por kjo është ajo që presin prej nesh.”

Në takimin e fundit të Këshillit për Çështje të Përgjithshme të BE-së në Luksemburg, presidenca portugeze ka konstatuar se nuk ekziston konsensus i nevojshëm për të miratuar kornizat negociuese për këto Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, si kusht për të hapur negociatat.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Shembet ura në Siberi, bllokohet hekurudha më e gjatë në botë

Vërshimet si pasojë e reshjeve të furishme në Siberi kanë çuar në shembjen e një urë, duke e shkëputur hekurudhën siberiane, më e gjata...

Kina vendos sanksione ndaj shtatë shtetasve amerikanë

Kina njoftoi të premten se po vendos sanksione ndaj disa shtetasve amerikanë në përgjigje të sanksionimit nga ana e Shteteve të Bashkuara të shtatë...

KPK, pikëpyetje për pasurinë dhe profesionalizmin e prokurores Daniela Sulaj

Prokurorja Daniela Sulaj, e komanduar si inspektore pranë Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë, u përball të premten më 23 korrik me Komisionin e Pavarur...

Gjykata i refuzon kërkesën për liri, Hashim Thaçi mbetet në paraburgim

Gjykata Speciale e Hagës ka marrë vendim që t’i refuzohet kërkesa ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, që ky i fundit të mbrohet në liri. Edhe...

Koronavirusi, Manastirliu tregon numrin e të vaksinuarve në 24 orët e fundit

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka publikuar shifrat e të vaksinuarve kundër koronavirusit në vend. Manastirliu bën me dije, se mbi 13...