Kryeministria ka marrë masat për ruajtjen e godinës, pak orë përpara protestës së thirrur nga Partia Demokratike.
Për të shmangur dëmet nëse ndodh ndonjë situatë e paparashikuar, dyert kryesore të Kryeministrisë janë izoluar me pllaka metalike.
Protesta është thirrur në orën 16:00, ku qytetarët pritet të grumbullohen në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, e më pas të stacionohen përpara zyrës së shefit të qeverisë.
Edhe Ilir Meta, tashmë aleat i Sali Berishës, ka njoftuar se Partia e Lirisë do të jetë në shesh me përfaqësuesit e saj dhe simpatizantët.
Në kuadër të këtij tubimi, Policia e Shtetit ka njoftuar masat për garantimin e rendit dhe sigurisë publike, si dhe bllokimin e disa segmenteve për qarkullimin e mjeteve.