Shqipëria do të presë në “Elbasan Arena” Izraelin në ndeshje e parë të Ligës së Kombeve. Situata në qytetin e Elbasanit nuk duket aspak normale kur na ndajë vetëm pak orë nga starti i kësaj ndeshje. Forca të shumta policie kanë zbarkuar dhe sipas policisë do të jenë 670 të tilla që vijnë nga RENEA, FNSH, DELTA, Antiterrori, etj.
Ajo që ka rënë në sy tashmë është prania e snajperëve në pjesën e tarracës së stadiumit, por edhe në pallatet që janë aty pranë. Frika për ndonjë sulm të mundshëm ka ngritur shtetin në këmbë për atë që duhet të jetë vetëm një ndeshje futbolli.