E shtunë, 25 Shtator, 2021
14.5 C
Tirana

“Blindohen” burgjet në Shqipëri, instalohen qindra kamera sigurie

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, ka publikuar disa pamje nga monitorimi i burgjeve shqiptare, ku duket se ambientet e brendshme dhe të jashtme janë “blinduar” me qindra kamera sigurie.

Përmes një postimi në Facebook, Gjonaj shprehet se këto mjete bashkëkohore që janë implementuar në ambientet e burgjeve, kanë përmirësuar ndjeshëm kontrollin për elementët e sigurisë, sendet e ndaluara, kushtet e jetesë etj.

Më tej, ministrja e Drejtësisë deklaron se shembulli me IEVP-të “Jordan Misja” dhe “Peqin” ku përmes instalimit të një sistemi të ri, u mundësua bllokimi i valëve të telefonisë celulare në ambientet e brendshme, “do të ndiqet hap pas hapi me të gjitha burgjet e tjera për të shmangur çdo tentativë për të komunikuar me botën e jashtme”.

Postimi i plotë:

Përmes investimeve që kemi kryer për fuqizimin e sistemit teknologjik në institucionet penitenciare në vend, kemi arritur rezultate pozitive sa i përket monitorimit, organizimit dhe mirëfunksionimit të brendshëm.

Këto mjete bashkëkohore që menduam t’i implementojnë në ambientet e burgjeve, kanë përmirësuar ndjeshëm kontrollin për elementët e sigurisë, sendet e ndaluara, kushtet e jetesë, kryerjen e shërbimeve, takimet me vizitorët, zbardhjen korrekte të ngjarjeve, zbatimin e orarit ditor, veprimtarinë e efektivëve të policisë, gatishmërinë e stafit dhe një sërë verifikimesh në përputhje me të gjitha të drejtat që i takojnë ligjërisht atyre që vuajnë dënimin.

Ndërkohë, shembulli me IEVP-të “Jordan Misja” dhe “Peqin” ku përmes instalimit të një sistemi të ri mundëm të bllokojmë valët e telefonisë celulare ne ambientet e brendshme, do të ndiqet hap pas hapi me të gjitha burgjet e tjera për të shmangur çdo tentativë për të komunikuar me botën e jashtme.

Edhe pse mundëm që t’i mbulojmë të gjitha IEVP-të me sistemin e monitorimit me kamera 24 orë, sistem skanerësh, sistem radio dhe sistem telefonik, sërish rritja më tej e sigurisë elektronike është një nga prioritetet të cilën do përpiqemi për ta shndërruar në një mekanizëm të pathyeshëm në të gjitha institucionet.

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Yuri Kim me porosi të qarta nga Uashingtoni, vulos fundin tragjik të Berishës

Dje, Gjykata e Apelit të Posaçëm Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit vendosi rihapjen e hetimeve për tragjedinë e "Gërdecit". Nga ana tjetër, ambasadorja...

Aksident në Kuçovë, shoferi shpëtohet katër orë pas bllokimit në kamion

Në Kuçovë ka ndodhur mrekullia, ku shoferi është shpëtuar katër orë pas bllokimit në kamion. Drejtuesi i kamionit me inicialet A. P.,  që mbeti...

Njihuni me këmbimin valutor, 25 shtator 2021

Në kursin e këmbimit valutor, sot vihet re një rritje e lehtë e dollarit, frangës zvicerane, paundit britanik dhe euros. Më poshtë do të gjeni...

E shtuna me diell dhe temperatura deri në 30 gradë

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash, duke sjellë mot me diell në të gjithë territorin. Sipas Meteoalb, sot temperaturat do...

Në rritje kërkesat për azil, arrijnë nivelin më të lartë të pas-pandemisë

Kërkesat për azil nga shqiptarët kanë filluar rritjen graduale pas lehtësimit të kritereve të udhëtimeve në vendet e Bashkimit Europian, por sërish ato mbeten...