Policia ka arrestuar në flagrancë një 19-vjeçar, pasi ka blerë cigare me euro të falsifikuara. Shtetasit me inicialet B.E., i janë gjetur e sekuestruar kartëmonedha të falsifikuara, të prerjes 50 Euro.
I riu ka blerë paketa cigaresh duke paguar me një kartëmonedhë 50 Euro, e dyshuar si e falsifikuar. Po kështu, gjatë kontrollit fizik i janë gjetur edhe 4 kartëmonedha të prerjes 50 Euro, të dyshuara të falsifikuara.
Njoftimi i policisë
Lezhë
Tenton të bleje cigare me lekë të falsifikuara, arrestohet në flagrancë nga policia. Gjatë kontrollit i janë gjetur e sekuestruar edhe 4 kartmonedha të tjera të falsifikuara, të prerjes 50 Euro.
Specialistët për hetimin e krimit ekonomik – financiar në Drejtorinë e Policisë Lezhë, pas njoftimit të marrë se një shtetas në një dyqan, në qytet Lezhë, ka blerë paketa cigaresh duke paguar me një kartmonedhë 50 Euro të dyshuara të falsifikuara, kanë organizuar punën duke arrestuar në flagrancë shtetasin B.E., 19 vjeç, banues në Mamurras.
Gjithashtu, gjatë kontrollit fizik i janë gjetur e sekuestruar në cilësinë e provës materiale edhe 4 kartmonedha të prerjes 50 Euro, të dyshuara të falsifikuara.
Materialet procedurale në ngarkim të tij iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprën penale “Falsifikim i monedhave”.