E mërkurë, 20 Janar, 2021
7 C
Tirana

“Blendi Gonxhe të dorëhiqet”, PD: Mori mbi 220 milion lekë nga qeveria

PD denoncon publikisht drejtorin e Transportit Rrugor të Shqipërisë, Blendi Gonxhe, se është paguar mbi 220 milionë lekë nga qeveria për kompaninë e tij private të transporteve.

Zëdhënësja e PD-së, Ina Zhupa, deklaron se Gonxhe ka një kompani private për transport udhëtarësh, të cilën e përdor për t’u dhënë makina me qira kolegëve të tij në institucione të tjera shtetërore.

Ajo i kërkon prokurorisë që “të hetojë këtë skemë vjedhjeje dhe skemën gjigante të korrupsionit me patentat”. Gjithashtu, Partia Demokratike i kërkon Blendi Gonxhes që të japë dorëheqjen.

Deklarata e plotë:

Ndodhem tek Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugor, e cila drejtohet nga Blendi Gonxhe.
Shumë shpesh, media e ka cilësuar mikun e kryeministrit në ikje si një nga drejtorët më të korruptuar të administratës. Media ka bërë të njohur të dhëna për sistemin e ryshfeteve që Blendi Gonxhe ka perfeksionuar për t’u zhvatur para qytetarëve që marrin një patentë.

Ata që kanë ardhur të paktën 1 herë tek zyrat e patentave, e njohin shumë mirë këtë sistem korrupsioni. Por Blendi Gonxhe nuk kënaqet vetëm me zhvatjen direkt të qytetarëve. Blendi Gonxhe përfiton miliona lekë nga buxheti i shtetit përmes një kompanie private, të vendosur në emër të bashkëshortes.

Drejtori i Përgjithshëm i Transportit Rrugor ka në pronësi një kompani private për transport udhëtarësh, të cilën e përdor për t’u dhënë makina me qira kolegëve të tij në institucione të tjera shtetërore. Janë rreth 220 milionë lekë që Blendi Gonxhe ka përfituar me këtë biznes në konflikt të hapur interesi.
Nëse do të këtë një hetim nga Inspektorati i Kontrollit të Pasurive, do të gjejë se institucione qendrore, të drejtuar nga miq të Blendi Gonxhes, kanë paguar miliona lekë për kompaninë e tij, ndërkohë që ky vetë është në këtë pozicion kyç të sektorit të Transporteve.

Lexo edhe :   Braçe: Dy vite më parë u betova me dorën mbi Kushtetutë për të mos vjedhur

Ministria e Jashtme, Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Arsimit, Parlamenti, Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare, por veçanërisht Agjencia e Planifikimit të Territorit, paguajnë me miliona lekë kompaninë private të Blendi Gonxhes së Drejtorisë së Transporteve për të siguruar makina me qira apo shërbime të tjera transporti.
Janë miliona lekë për transport privat që paguhen nga taksat e qytetarëve direkt e në xhepin e mikut të kryeministrit që drejton Transportin Rrugor të Shqipërisë. Ky është një aktivitet në konflikt të hapur interesi.

Lexo edhe :   Braçe: Dy vite më parë u betova me dorën mbi Kushtetutë për të mos vjedhur

Është shkelje e ligjit, që tregon sesa të babëzitur janë këta që na drejtojnë. Blendi Gonxhe, që përdor miqësinë me Edi Ramën për të zhvatur çdo qindarkë nga taksat dhe nga xhepat e shqiptarëve në çdo formë dhe mënyrë, është funksionari tipik i korruptuar i qeverisë në ikje. Më e pakta që Blendi Gonxhe mund të bëjë sot është të japë dorëheqjen. Ndërsa prokurorisë i takon të mos heshtë. Kjo skemë e përfitimit të parave duhet hetuar, njësoj siç duhet hetuar edhe skema e vjedhjes gjigante përmes sistemit të patentave.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Parlamenti grek voton zgjerimin në Jon/ Mitsotakis: Rama na dha të drejtë

Pas dy ditësh diskutime, parlamenti grek ka aprovuar më shumicë votash projektligjin me anë të të cilit, Greqia zgjeron ujërat e saj territoriale nga...

Sondazhet e shtuara janë lajm i mirë

Nga: Astrit Patozi Denduria e pazakontë sondazheve dhe sidomos diferencat e tyre të mëdha me njëra-tjetrën janë në fakt sondazhi më i mirë se të...

Dy vëllezërve nga Mirdita u sekuestrohen 5 mln euro pasuri e paligjshme (Emrat)

Një aksion i madh policor ka ndodhur së fundmi në Tiranë, motivi i të cilit është sekuestrimi i pasurive që janë vënë në mënyrë...

Kush janë liderët më të pasur botërorë të të gjitha kohërave

Pagat zyrtare për udhëheqësit botërorë variojnë nga ato modeste, deri tek ato jashtëzakonisht të larta. Por shumë udhëheqës të dikurshëm dhe aktuale mburren me...

Betimi i Bidenit dhe Harris/ Basha: Urime. Provuat që ndryshimi është i mundur

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka uruar Presidenin e SHBA-ve, Joe Biden i cili mori zyrtarisht detyrën ditën e sotme. Basha shpreh dëshirën e...