E shtunë, 23 Janar, 2021
10 C
Tirana

Bjellorusi: Dhjetëra të arrestuar në protestat kundër Lukashenkos

Forcat e sigurisë së Bjellorusisë, kanë arrestuar dhjetëra persona në mbarë vendin, pas pothuajse katër muajve që kur kanë nisur protestat ku kërkohet largimi nga pushteti i presidentit, Aleksandër Lukashenko.

Protestuesit u mblodhën në Minsk dhe në shumë qytete të tjera bjelloruse për të kundërshtuar rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të gushtit, të cilat sipas opozitës, u manipuluan.

Në zgjedhjet e 9 gushtit, Lukashenko tha se fitoi mandatin e gjashtë presidencial, por kandidatja opozitare Svyatlana Tsikhanouskaya besohet se ka qenë fituesja e zgjedhjeve dhe ajo ka bërë thirrje për dorëheqjen e Lukashenkës, lirimin e të gjithë të burgosurve politikë dhe mbajtjen e zgjedhjeve të reja.

Perëndimi ka refuzuar që ta pranojë rezultatin e zgjedhjeve dhe ka vendosur sanksione ndaj Lukashenkos dhe zyrtarëve kryesorë në Bjellorusi.

Deri në orën 16:30 sipas kohës lokale në Bjellorusi, organizata për të drejtat e njeriut Vyasna ka raportuar se mbi 70 persona janë arrestuar në Minsk dhe në qytete të tjera bjelloruse.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

E trishtë/ Ndërron jetë në moshën 35-vjeçare ish-sulmuesi

Ish-sulmuesi xhamajkan, Luton Shelton ka ndërruar jetë në moshën 35-vjeçare, për shkak të një sëmundje. Shelton ishte diagnostikuar në vitin 2018 me sëmundjen “ALS”, e...

Berlini përgatitet për konsultime me administratën Biden

Lehtësimi i jashtëzakonshëm u shpreh në Gjermani që kur Joe Bideni i fitoi zgjedhjet presidenciale. Kurse të mërkurën (20.01.), kancelarja Angela Merkel i shkroi...

Samsung u ngrit si një dyqan që shiste perime, dhe kuriozitete që nuk i dinit

Sistemi ligjor i Japonisë ka një normë dënimi prej 99 për qind. Peshkimi mbetet profesioni i dytë më i rrezikshëm i Shteteve të Bashkuara, pas...

Analisti: Basha do ketë Tiranën, ja kush do jetë drejtuesi i PD në Gjirokastër

Partia Demokratike ka emëruar drejtuesit politik në pjesën më të madhe të qarqeve, ndërkohë që janë ende për t’u zbuluar se cilët do të...

A do jetë sërish kandidat për deputet? Ja si përgjigjet Ervin Salianji

Ervin Salianji është shprehur se ekziston mundësia që ai të jetë kandidat për deputet në listën e Partisë Demokratike. I ftuar në “Zonë e lirë”,...