E mërkurë, 30 Shtator, 2020
14 C
Tirana

Bizneset, propozimet për rimëkëmbjen; Si të shpëtojmë nga kriza e Covid-19

Më të lexuarat

Rindizet ashpër konflikti ushtarak Armeni-Azerbajxhan, shpallin gjendjen e luftës

Një nga konfliktet më të vjetër në botë, mosmarrëveshja territoriale midis Armenisë dhe Azerbajxhanit ka shpërthyer sërish. Përleshjet kufitare shpërthyen të dielën në mëngjes,...

“Nxore në pritë Azem Hajdarin”/ Fatos Klosi reagon pas akuzave të Berishës

Ish-kreu i SHIK, Fatos Klosi ka reaguar pas deklaratave të mbrëmshme të ish-kryeministrit Berisha lidhur me ekzekutimin e Azem Hajdarit. Berisha akuzoi Klosin se ai...

Artan Hoxha i publikon videon e rëndë Berishës, e nxjerr ‘blof’ për ekzekutimin e Azem Hajdarit (VIDEO)

Gazetari Artan Hoxha i ka publikuar një video ish-kryeministrit Berisha, duke e nxjerrë ‘blof’ për deklaratat që bëri mbrëmjen e djeshme në emisionin "Opinion",...

Turqia rrëzon avionin armen në Azerbajxhan

Armenia akuzon Turqinë se ka rrëzuar një prej avionëve të saj, gjatë konfliktit me Azerbajxhanin. Ministria e Mbrojtjes e Armenisë pretendon se avioni i tyre...

“Ku i çuat paratë që iu dha bota?”, Rama i kërkon ndjesë ndërkombëtarëve, sqaron kush i administron fondet

Kryeministri Edi Rama ka folur në programin e financimit të BE-së për restaurimin dhe rrjetëzimin e monumenteve të kulturës të dëmtuara nga tërmeti i...

“I thashë të zhdukej për 6 muaj”, Berisha rrëfen detaje të reja lidhur me ekzekutimin e Azem Hajdarit

Ish-kryeministri Sali Berisha ka zbuluar detaje të tjera lidhur me ngjarjet që kanë ndodhur para ekzekutimit të liderit të lëvizjes studentore, Azem Hajdari. Në një...

Kush e nxori në pritë Azem Hajdarin? Berisha jep emrin

Ish-Kryeministri Sali Berisha tha në 'Opinion' se Azem Hajdari u nxor në pritë nga Fatos Klosi, në atë kohë kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror. Sipas...

Sondazhi për djemtë e preferuar në “PërPuthen”, fituesi i surprizon të gjithë

Një sondazh i produksionit “PërPuthen” ka nxjerrë Armand Ferhatin si djalin më të pëlqyer nga pjesëmarrësit në spektakël. Edhe pse ai nuk ka qenë një...

Konflikti në Kaukaz/ Berisha në kah të Azerbajxhanit: Po çliron tokat e pushtuara nga Armenia

Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur rreth luftës që ka nisur mes Armenisë dhe Azerbajxhanit, ku deri më tani janë shënuar dhjetëra viktima. Përmes një postimi...

Gruaja e Lefter Zhidrus tregon si ka lindur konflikti me fqinjët

Bashkëshortja e 71-vjeçarit, Lefter Zhidru, i cili u ekzekutua pak ditë më parë nga RENEA, ka treguar se si ka lindur konflikti me fqinjët. E...

Përfaqësues të sipërmarrjes fason, turizmit, bareve, restoranteve, eksporteve të produkteve bujqësore, për shkak të rënies të xhiros 50-70% nga pandemia dhe fuqisë blerëse, parashikojnë falimentime masive të bizneseve nga muaji shtator deri në nëntor.
Për t’i shpëtuar krizës, Shoqatat e Biznesit dhe Dhomat e Tregtisë kërkojnë uljen e taksave në nivel kombëtar, subvencionim të qirave për strukturat e shërbimit, programe mbështetëse me grante dhe kredi të buta për diversifikimin e prodhimit të tekstileve, zgjatjen e afatit të Garancisë Sovrane 1 dhe lehtësim të kushteve për të përfituar ndihmë nga Garancia Sovrane 2.

Nga: Dorina Azo

Vjeshta e 2020 pritet të jetë periudha më e vështirë financiare që do të kalojë sipërmarrja shqiptare nga kriza e Covid-19. Shoqatat kryesore të biznesit dhe Dhomat e Tregtisë parashikojnë që në muajt shtator-tetor-nëntor të vijë vala e dytë e falimentimit të bizneseve fason, turizmit, bareve, restoranteve dhe transportit.

Arsyet janë reduktimi i të ardhurave deri në 70% për hotelet, 50 deri në 60% për baret dhe restorantet për muajin gusht dhe mungesa e rimbursimeve për klubet e natës që ende janë të mbyllura. Sektori fason vazhdon të vuajë mungesën e porosive për prodhimin e veshjeve dhe të këpucëve për sezonin e pranverës 2021 dhe të likuiditetit për diversifikimin e prodhimit me kërkesat e pandemisë. Ecuria e aktivitetit, e mbajtur e sforcuar në muajt e verës, vlerësohet tregues i qartë i alarmit të krizës nga përfaqësuesit e shoqatave të biznesit.

Garancia Sovrane 1 dhe 2, masa të aplikuara nga qeveria në mbështetje të sipërmarrjes, konsiderohen të dështuara dhe të pafavorshme, për shkak të interesit të lartë dhe penalizimit nga analiza e riskut. Paketat 1 dhe 2, të ndihmës financiare, vlerësohen më shumë për karakterin e tyre social për të ndihmuar punonjësit e larguar nga puna.

Nisur nga situata aktuale dhe pritshmëritë pesimiste për muajt e ardhshëm, Shoqatat e Biznesit dhe Dhomat e Tregtisë më tepër kanë kërkesa me karakter fiskal për qeverinë, që nga ulja e taksave në nivel kombëtar, rimbursimi i qirave për strukturat e shërbimit të mbyllura në karantinë, subvencionimi i kostove për blerjen e makinerive të masonëve, që kërkojnë të prodhojnë materiale njëpërdorimshme për t’i shpëtuar krizës, instrumente nxitës për rritjen e konsumit dhe fuqisë blerëse, si dhe politika mbrojtëse për fermerin dhe industrialistin shqiptar.

Alban Zusi, President i Qendrës së Eksporteve Shqiptare, thekson se duhet të ngrihet edhe një qendër shkencore për të analizuar dhe për të zgjidhur problemet e biznesit, pasi shumë prej tyre nuk janë adresuar dhe kjo e ka futur procesin në një rreth vicioz. “Shoqatat dhe biznesi janë lodhur, duke paraqitur propozime që nuk realizohen”, pohon Zusi.

Si vlerësohen Garancia Sovrane 1 dhe 2

Garancia Sovrane 1, me vlerë 11 miliardë lekë, sipas të dhënave më të fundit të Ministrisë së Financave, është përfituar nga 551 biznese me vlerë 6,4 miliardë lekë, nga 756 që aplikuan. Në Garancinë Sovrane 2 kanë aplikuar 294 biznese dhe janë miratuar 161.

Kryetari i Dhomës së Tregtisë të Durrësit, Alban Isteri, thotë se të dyja këto masa kanë dështuar, pasi kushtet me të cilat u zbatuan nuk ishin optimale. “Mekanizmat e zbatimit duhet të ishin direkte, siç ndodhi me ‘pagën e luftës’, pagesa duhet t’i kalonte biznesit direkt në llogarinë bankare.

Përfshirja e procesit në sistemin bankar, kur për Garancinë Sovrane 1 shteti ishte 100% garant dhe biznesi iu nënshtrua analizës së riskut, ishte e padrejtë. Me Garancinë Sovrane 2, shumë sipërmarrjeve, që kishin nevojë për likuidet, u është refuzuar aplikimi, pasi ishin në vështirësi financiare, ndërkohë qëllimi i masës ishte t’u vinte në ndihmë. Prandaj ishte e nevojshme heqja e burokracive dhe fondi i ndihmës së biznesit të jepej, në të njëjtën mënyrë siç ndodhi në Itali, nëpërmjet rregullave të qarta, direkte dhe pa burokraci të tepruara.

Të njëjtin shqetësim ndan edhe Edvin Prençe, kryetari i Pro-Eksport Albania. Ai pohon se të dyja këto masa janë hartuar nga qeveria në mungesë të konsultimit të mirëfilltë me biznesin, ndërsa ishte e nevojshme një tryezë online konsultimesh, si për interesat e aplikuara, edhe për kushtet e vendosura.

“Afati i përfundimit te Garancia Sovrane 1 privoi shumë sipërmarrje të aplikonin, për shkak të burokracive të shumta që u zbatuan nga bankat në kërkesat për dokumentacion. Ne i kërkuam qeverisë riaktivizimin e Garancisë Sovrane 1 dhe lehtësimin e kushteve, pasi nëse një biznes për shkak të pandemisë, ishte në krizë për likuiditet dhe nuk kishte mundësi financiare për të paguar detyrimet sekondare, automatikisht u përjashtua nga mundësia për të përfituar nga garancia.

Me Garancinë Sovrane 2, shumë biznese nuk kanë mundur të aplikojnë për shkak të kushteve të shtrënguara. Nuk kemi kërkuar që për bizneset të mos kryhet analiza e riskut, por nëse një kompani për vitin 2019 gjeneroi të ardhura dhe fitim dhe në periudhën e pandemisë pati rënie të tyre, kërkesa për kredi duhej të merrej në konsideratë. Nga ana jonë, këto shqetësime i janë adresuar edhe qeverisë në fund të muajit qershor”.

Nga anketa e zhvilluar, në muajin korrik nga Shoqata Pro-Eksport Albania me 70 kompani (sipas shoqatës ky kampion përbën 7% të totalit të sipërmarrjeve fason) rezultoi se një pjesë të kompanive të sektorit të veshjeve dhe këpucëve, iu është refuzuar aplikimi, për shkak të disa kritereve kualifikuese, të cilat penalizojnë kompani që kanë dalë me fitim në vitin 2019, por nuk kanë paguar disa detyrime të rëndësisë joparësore pranë Tatimeve, për shkak të natyrës së prodhimit.

Nga 44 kompanitë e sektorit të përzgjedhura nga bankat për të përfituar kreditë, me Garancinë Sovrane 1 kanë përdorur deri në fund të majit 70% të fondit të miratuar, në krahasim me përqindje shumë më të ulëta përdorimi nga sektorët e tjerë. “Kjo flet për domosdoshmërinë e rikthimit në afat të instrumentit dhe përdorimit të 4.3 miliardë lekëve ende të papërdorura nga Garancia Sovrane 1”, vlerësohet nga rezultatet e anketës.

Nga zbatimi i deritanishëm i instrumentit të dytë të kredisë me Garanci Sovrane 60% të subvencionuar nga shteti, nga 70 kompanitë e anketuara u pohua se janë vërejtur vonesa të rëndësishme nga bankat në përpunimin e aplikimeve, për shkak të kohës që merr analiza e riskut.

Alban Zusi, kryetar i Qendrës së Eksporteve Shqiptare, vlerëson se çdo lloj mase që merret në funksion të biznesit është pozitive, por në rastin e Garancisë Sovrane 2, ndikimi nuk ishte gjithëpërfshirës te prodhuesit dhe njësitë e shërbimit.

“Fakti që për kredi nëpërmjet Garancisë Sovrane 2 kanë aplikuar 294 biznese, është pozitiv, pasi këtyre sipërmarrjeve u është zgjidhur një problem dhe ekonomia do të ketë përfitime. Por masat që merren duhet të kenë ndikim më të gjerë, për 20 mijë biznese të prodhimit dhe shërbimit në vend. Garancia sovrane është një instrument, por ka edhe të tjera që mund të zbatohen.” Interesimi nga sektori i turizmit për Garancinë Sovrane 2 vazhdon të jetë ende i ulët, për shkak të interesit të lartë dhe kushteve të pafavorshme, siç shpjegon zoti Rrahman Kasa, kryetar i Unionit turistik Shqiptar.

Garancia Sovrane I, në masën 11 miliardë lekë

Aplikohet nga bizneset në çdo bankë të nivelit të dytë në Republikën e Shqipërisë

Garantohet 100% nga shteti shqiptar

Paguhen pagat e tre muajve të punonjësve të kompanive të prekura nga situata e Covid-19

Interesi subvencionohet nga qeveria shqiptare

Periudhë pa shlyerje të principalit (grace period) prej 3 muajsh

Garancia Sovrane II, në masën 15 miliardë lekë

Aplikohet për bizneset në të gjithë sektorët e ekonomisë

Aplikohet për nevoja në kapital qarkullues dhe investime

Instrument që ndan riskun me bankat, duke mbuluar nga shteti 60% të principalit të çdo huaje

Kushte preferenciale financimi dhe afat shlyerje deri 5 vjet

Periudhë pa shlyerje të principalit (grace period) prej 6 muajsh

Sa e ndihmuan biznesin paketat e ndihmës financiare

Përfaqësues të biznesit mbështesin hyrjen në fuqi të vendimeve për heqjen e tatimfitimit për biznesin e vogël deri në 14 milionë lekë në vit dhe rritjen e pragut të xhiros të TVSH-së nga 5 milionë lekë në 8 milionë lekë. (Ndryshimet e miratuara i shtrijnë efektet nga 1 janari 2021).

Qasja e Dhomës të Tregtisë dhe Industrisë është ndryshe për paketat financiare 1 dhe 2, në mbështetje të biznesit dhe të punonjësve. “Ne i kemi kërkuar qeverisë që, si masë parandaluese për krizën nga pandemia, të ndërmerrte edhe Paketën 3 të ndihmës financiare, por ky rekomandim nuk u mor në konsideratë. Paketa 1 për dhënien e 3 pagave minimale dhe Masa 2 për përfitim bonusi me vlerë 40 mijë lekë kishin më shumë karakter social, u kompensuan ata që humbën vendin e punës, çka ndodh edhe në periudhë normaliteti, që kush del i papunë, aplikon për përfitim të ndihmës ekonomike.

Në aspektin financiar, ndihma e dhënë nuk ishte shumë efikase. Në politikat për taksat, pati një qasje pozitive në drejtim të biznesit të vogël, si për heqjen e tatimfitimit dhe rritjen e pragut të xhiros të TVSh-së nga 5 milionë në 8 milionë lekë. Këto masa i pakësojnë shpenzimet e detyrimeve për biznesin”, thotë kreu i Dhomës së Tregtisë të Durrësit.

Bllokimi i garancisë sovrane për pagat

“Shumë biznese kishin planifikuar pagesat e pagave të muajit gusht nëpërmjet fondeve të Garancisë Sovrane 1, por nuk mund t’i përdorin ato për shkak të përfundimit të afatit, pra nuk u lejohet t’i marrin. Nëse një kompanie i është dhënë 40 mijë euro kredi, nga këto janë përdorur 25 mijë euro, ndërsa 15 mijë eurot e mbetura ishin planifikuar për listë-pagesat e gushtit. Në ligj përcaktohet se për shkak të skadimit të afatit, 15 mijë eurot e mbetura nuk mund të përdoren. Biznesit i janë bllokuar fondet e mbetura dhe kjo është absurde!”,

Bllokohet fondi i pagave nga Garancia Sovrane 1

Për Garancinë Sovrane 1, afati i fundit i aplikimeve ishte deri më 20 qershor dhe kredia do të përdorej për të paguar pagat e punonjësve për 3 muajt e prekur nga situata e Covid-19. Por shumë biznese fason po përballen me vështirësi në përdorimin e fondeve për muajin gusht, pasi ligji përcakton që përdorimi i tyre të kryhet brenda 3 muajsh, deri në fund të muajit korrik.

“Shumë biznese kishin planifikuar pagesat e pagave të muajit gusht nëpërmjet fondeve të Garancisë Sovrane 1, por nuk mund t’i përdorin ato për shkak të përfundimit të afatit, pra nuk u lejohet t’i marrin. Nëse një kompanie i është dhënë 40 mijë euro kredi, nga këto janë përdorur 25 mijë euro, ndërsa 15 mijë eurot e mbetura ishin planifikuar për listë-pagesat e gushtit. Në ligj përcaktohet se për shkak të skadimit të afatit, 15 mijë eurot e mbetura nuk mund të përdoren. Biznesit i janë bllokuar fondet e mbetura dhe kjo është absurde!”, thotë zoti Edvin Prençe.

Kërkesat e sektorit fason

Për muajt shtator dhe tetor, fasonët pritet të kenë rënie të porosive dhe të prodhimit të veshjeve dhe këpucëve për sezonin e pranverës të 2021. Edvin Prençe nga Pro-Eksport Albania, u shpreh për “Monitor” se në këtë situatë është e domosdoshme që qeveria të subvencionojë sektorin për investime në makineri, përshtatje të prodhimit sipas kërkesave të pandemisë.

“Pas goditjes së parë nga pandemia, muajt shtator dhe tetor do të jenë më kritikët për kompanitë fason, të cilat në periudhën korrik-gusht bëjnë gati kampionët e prodhimit të pranverës 2021. Me pak fjalë, prodhimi kryhet me 4-5 muaj në avancë, magazinohet për të dalë në shitje në pranverë. Mungesa e bashkëpunimit me kompanitë e huaja, për të cilat punohet nëpërmjet programeve 6-8-mujore, është tregues i qartë i alarmit të krizës.

Për këtë arsye, në këto momente ne kërkojmë që shteti të ndihmojë sektorin fason me diversifikimin e prodhimit. Ky proces është i nevojshëm, sidomos te kompanitë e prodhimit të këpucëve, të cilat duhet të përshtatin teknologjinë e tyre me kërkesat e tregut.

Nga tregun i huaj janë të larta kërkesat në prodhimin e materialeve njëpërdorimshme, si: kapuç për kokën, veshje e jashtme këpucësh, përparëse, tuta me dhe pa kapuç, me zinxhir, etj. Rreth 40% të kërkesave janë nga Italia, 40% nga Gjermania, 5% e tyre nga Franca dhe Spanja, ndërsa pjesa tjetër nga vendet e Europës. Por kompanive tona u mungon kapaciteti për të kryer investimet në makineri, pasi pandemia i gjeti të papërgatitura dhe nuk mund t’iu përgjigjen në kohë kërkesave të porosive. Disa prej tyre po punojnë për këto porosi, në përqindje shumë të ulët në raport kërkesat.

Nga disa kompani të tjera, me makineritë aktuale, prodhimi për këto materiale nuk mund të kryhet, prandaj kërkohet ndihma e shtetit për investime në blerjen e makinerive të reja. Mbi 80% e kompanive të sektorit janë në nevojë urgjente për likuiditet dhe nuk mund të kryejnë diversifikimin e shpejtë të procesit të prodhimit në përputhje me kërkesat e tregut. Rreziku i falimentimeve në masë është i dukshëm”

Qeveria mund t’i ndihmojë këto biznese nëpërmjet dhënies së kredive të buta, granteve apo garanci të tjera sovrane, ndërsa makineritë do të mbeten pronë e shtetit shqiptar. “Duhet të hartohet një program me qëllim që të gjendet forma e duhur për t’i ardhur në ndihmë sektorit. Ne mbetemi të gatshëm për të diskutuar me qeverinë për mënyrat e dhënies së ndihmës. Nga qeveria nuk kërkojmë lëmoshë apo diçka që është e parealizueshme. Dhënia e ndihmës është e domosdoshme për kapërcimin e krizës dhe ruajtjen e vendeve të punës. Nëse nuk merren masa urgjente, rrezikohet jo vetëm prodhimi ‘Made Albania’, por edhe vendet e punës”.

Baret dhe restorantet drejt falimentimit, çfarë kërkojnë për mbijetesë

Mungesa e frekuentimit të restoranteve dhe bareve në muajin gusht është ndier më shumë në kryeqytet, pasi njerëzit i janë drejtuar bregdetit për të pushuar. Për këto arsye, sipas përfaqësuesit të Shoqatës së Bareve, Restoranteve dhe Klubeve të Natës, Enri Jahaj, xhiroja e restoranteve në Tiranë për gushtin është ulur 60%, ndërsa për baret 50% krahasuar me 2019.

“Puna në restorante vijon të jetë inekzistente. Në Tiranë, furnitorët e ujit, kafesë dhe qumështit raportojnë se në muajin gusht, puna ka qenë më e pakët krahasuar edhe me muajt mars dhe prill të karantinës. Kjo ka ndodhur edhe për shkak të largimit të njerëzve me pushime, por edhe ata që kanë mbetur nuk kanë fuqi të madhe blerëse. Edhe restorantet në bregdet raportojnë rënie të xhiros 40% krahasuar me 2019. Reduktimi i lartë i xhiros prek direkt fitimin e këtyre njësive, pasi shpenzimet janë fikse, ndërsa të ardhurat reduktohen, gjë që do të detyrojë biznesin të shkurtojë numrin e të punësuarve”.

Lexo edhe :   Pandemia në Itali/ Ulet numri i rasteve të reja
Lexo edhe :   "Vendi po përballet me një katastrofë”, Basha: PD me plan konkret për daljen nga kriza

Rënia e xhiros në muajin gusht të strukturave të shërbimit në bare dhe restorante do të sjellë falimentimin e shumë bizneseve në shtator, pasi nuk do t’i përballojnë detyrimet. “Kriza nga Covid-19 ka filluar të ndihet. Nëse del një xhiro në Tiranë, në rrugë të qytetit vëren që shumë ambiente për bare dhe kafene po jepen me qira. Në muajin shtator parashikoj të nisë efekti domino, pra që do të falimentojnë edhe ato sipërmarrje të cilat deri tani kanë mbijetuar duke u sforcuar.”

Shoqata e Bareve dhe Restoranteve kërkon nga qeveria uljen e TVSH-së, subvencionim të qirasë për klubet e natës dhe rishikim të protokollit të sigurisë, pasi është rritur informaliteti.

“Ne kërkojmë uljen e TVSH-së në masën 6% dhe rimbursim të qirasë për muajt e karantinës, kur bizneset kanë qenë të mbyllura, dhe vazhdimin e subvencionimit nëse do të ketë një mbyllje të dytë të ekonomisë. Klubet e natës vazhdojnë të jenë të mbyllura dhe dëmet e tyre financiare nuk po rimbursohen. Protokolli i sigurisë parashikon që në ambientet e brendshme të restoranteve dhe lokaleve të mos lejohet shërbimi, ndërkohë që shumë struktura po punojnë në mënyrë pirate.

Nga ana tjetër, klubet e natës vazhdojnë të jenë të mbyllura. Në këto kushte, është e domosdoshme që qeveria të unifikojë rregullat për këto struktura, të lejojë funksionimin e klubeve të natës kundrejt masës për instalim të tuneleve dezinfektuese, pasi nuk është e drejtë që disa të punojnë dhe të tjerë jo. Të gjitha udhëzimet e hartuara deri tani, nuk kanë bërë asgjë tjetër veçse kanë rritur abuzimin dhe dhënien e ryshfeteve, ndërsa xhirot e njësive të shërbimit kanë pësuar rënie drastike.”

Sipas të dhënave nga INSTAT, në vend janë rreth 14 mijë bare dhe 4 mijë restorante, që përbëjnë gati 15% të totalit të subjekteve në vend.

Baret e restorantet

Rënia e xhiros në muajin gusht të strukturave të shërbimit në bare dhe restorante do të sjellë falimentimin e shumë bizneseve në shtator, pasi nuk do t’i përballojnë detyrimet. “Kriza nga Covid-19 ka filluar të ndihet. Nëse del një xhiro në Tiranë, në rrugë të qytetit vëren që shumë ambiente për bare dhe kafene po jepen me qira. Në muajin shtator parashikoj të nisë efekti domino, pra që do të falimentojnë edhe ato sipërmarrje të cilat deri tani kanë mbijetuar duke u sforcuar.”

Si duhet të ndihmohet turizmi

Strukturat akomoduese të hotelerisë dhe agjencitë turistike ende nuk po e rimarrin veten nga mungesa e fluturimeve dhe të turistëve të huaj, sipas Rrahman Kasës. Edhe përfaqësuesi i Shoqatës së Turizmit kërkon trajtim financiar për punonjësit e turizmit deri në kthimin në normalitet të situatës ekonomike, për t’i shpëtuar krizës.

“Situata është e vështirë, sidomos për agjencitë turistike, të cilat nuk kanë çfarë produktesh të shesin, kur njerëzit nuk lëvizin, kur avionët fluturojnë me kapacitet të reduktuar, kontrollet e shumta dhe procedurat e rënduara në pikat kufitare po pengojnë njerëzit të lëvizin. Pra në këtë periudhë, udhëtimi për turizëm nuk është lejuar.

Punonjësit e sektorit të turizmit duhet të paguhen me pagë minimale nga qeveria deri sa situata të normalizohet, të hapet e kufijtë dhe të normalizohen udhëtimet. Trajtimi financiar për punonjësit nga qeveria është i domosdoshëm, pasi shumë biznese kanë falimentuar, kanë mbyllur qepenat dhe nuk kanë mundësi për të mbijetuar”, pohon zoti Kasa.

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë rekomandon ulje të taksave

Alban Isteri, kryetari i Dhomës të Tregtisë dhe Industrisë së Durrësit, rekomandon dy ndërhyrje për qeverinë: gjetjen e mekanizmave për rritjen e konsumit dhe uljen e taksave në nivel kombëtar. “Konsumi ka rënë, dhe kjo do të ndihet në prodhim dhe te numri i të punësuarve.

Qeveria duhet të gjejë mekanizmat për rritjen e konsumit. Në këto momente është i domosdoshëm zbatimi i një pakete fiskale me objekt rishikim të taksave në nivel kombëtar. Kjo masë jo vetëm do të jepte një mesazh pozitiv te bizneset vendase, por do të kthehej edhe në një mundësi për rritjen e investimeve të huaja në Shqipëri. Do të jetë shumë e vështirë që me mbylljen e tregjeve të jashtme, ekonomia të mbijetojë.”

Nga muaji shtator, kriza pritet të thellohet më tepër te turizmi, sektori fason dhe transporti, sipas përfaqësuesit të Dhomës së Tregtisë të Durrësit. Arsyet që jep zoti Isteri janë rënia e punës me 70% për turizmin dhe mungesa e porosive nga jashtë dhe fuqisë blerëse për mallra tekstile.

“Sektori i turizmit dhe transportit janë më të prekurit nga pandemia. Strukturat akomoduese dhe shërbimet e tyre mbështetëse kanë punuar me kapacitet të reduktuar 70%. Turizmi nuk u mbështet me subvencione, si nëpërmjet dhënies së kuponëve për turistët dhe punonjësit e shtetit që të pushonin në strukturat akomoduese për rritjen e xhiros.

Ne parashikojmë që nga muaji shtator deri në nëntor do të ketë një valë tjetër të mbylljes së bizneseve. Pasi edhe ato sipërmarrje që para sezonit turistik nuk deklaruan falimentin, me qëllimin që të përfitonin diçka gjatë sezonit, pavarësisht reduktimit të të ardhurave, pas shtatorit strukturat e mëdha do të rikonceptohen, ndërsa bizneset e tjera do të tkurren.

Kjo do të sjellë rritje të papunësisë, pasi hotelet e mëdha në këtë periudhë kanë punuar me staf të reduktuar 40-50%, ndërsa për shtatorin do të punojnë vetëm rojet. Shumë biznese sezonale do të falimentojnë, për shkak të mënyrës së operimit të tyre që punojnë 3-4 muaj në vit. Por vështirësia e krijuar nga Covid-19 do t’i detyrojë këto struktura të mbyllen përgjithmonë.

Vështirësi parashikoj në muajt tetor – nëntor edhe për sektorin fason. Në vjeshtë punohet për veshjet e sezonit të verës së ardhshme, por do të jetë e pamundur, pasi në bilancet e tyre do të pasqyrohet ulja e prodhimit të 6-mujorit nga rënia e kërkesës dhe fuqisë blerëse”.

Produktet bujqësore, të rrezikuara nga prodhimet e rajonit

Alban Zusi, president i Qendrës së Eksporteve Shqiptare, thotë se duhet të ngrihet një sistem analitik modern, i cili zgjidh problemet e biznesit, pasi shumë prej tyre nuk janë adresuar dhe kjo nuk po i motivon më sipërmarrësit, shoqatat, Dhomat e Tregtisë të rekomandojnë kërkesa.

“Shoqatat dhe bizneset janë lodhur dhe nuk kanë dëshirë të hedhin propozime, të cilat nuk realizohen. Tashmë procesi i shqyrtimit të propozimeve duhet të jetë më i strukturuar dhe shkencor, me qëllim që të marrë feedback, pasi në të kundërt, procesi do të vazhdojë të jetë i lodhshëm dhe asnjë nuk do t’i paraqesë propozime apo ide qeverisë për të ndihmuar sipërmarrjen për të dalë nga kriza.

Në mungesë të një shqyrtimi shkencor, çdo gjë do të vazhdojë të jetë në lëvizje kaotike dhe për biznesin, falë energjisë së tij të brendshme, gjërat do të ecin aq sa do të ecin. Por edhe energjia e biznesit është e frenuar, për shkak të mungesës së politikave dhe kjo ndihet. Ndërkohë që të gjitha Ministritë Ekonomike kanë institutet e tyre kërkimore dhe shkencore, si: Ministria e Bujqësisë ka 7-8 qendra transferimi, që mund të bëhet një institut, edhe Ministria e Transporteve dhe Ekonomisë kanë institute dhe qendra akreditimi.

Secila ministri pranë këtyre institucioneve duhet të krijojnë njësitë bazë, ku edhe shoqata dhe bizneset të dinë se ekziston një qendër ku përpunohet vendimmarrja ekonomike, që të çojnë idetë e tyre, të cilat do të përpunohen dhe të analizohen për të dalë në konkluzione.”

Në këtë periudhë pandemie, sipas Zusit, disa politika janë të gabuara, ku në situatë anormaliteti, biznesi po trajtohet, si në gjendjen më normale të mundshme. “Në ndërmarrje po kryhen inspektime sekondare, mjedisore mbi bazën e standardeve të BE-së, ndërkohë që bizneset më të mira, ato ushqimore, po punojnë me 70-80% të kapacitetit. Standardet që po kërkohen janë miratuar pa asnjë konsultim publik, janë standarde që në Europë janë arritur gjatë 30 viteve, ndërsa në Shqipëri kërkohet të imponohen në situatë pandemie, madje vendosen edhe gjoba, edhe për plot kërkesa të tjera që në situatë normale janë të palogjikshme.”

Problematikat e vjetra që trashëgon sipërmarrja shqiptare, duke shtuar edhe situatën e krijuar nga pandemia, si dhe mungesa e politikave mbështetëse, pritet të thellojnë më tepër diferencën ekonomike krahasuar me vendet e rajonit, që po tregohen tepër aktive.

“Nëse nuk ngrihet sistemi apo institucione se ku paraqiten idetë dhe propozimet që vijnë nga biznesi dhe shoqatat dhe të dilet me vendime për ministritë e linjës, do të vazhdojmë të mbetemi të fundit në rajon. Është vënë re që vendet e tjera të rajonit, si Serbia dhe Maqedonia, janë më të strukturuara në marrjen e masave, të cilat mund të merren në konsideratë.

Masat mbështetëse për biznesin që po zbatojnë këto vende, jo vetëm do të krijojnë avantazh konkurrues ndaj nesh, por do të thellojnë më tepër hendekun ekonomik që kemi në raport me to. Prandaj në këto momente, ka nevojë për zbatimin e politikave mbrojtëse për produktet në përputhje në standardet ndërkombëtare.

Qeveria nuk mund të mos jetë e vëmendshme për të shfrytëzuar çdo hapësirë të konventave të nënshkruara për të mbrojtur prodhimin vendas, që po “sulmohet” nga produktet e subvencionuara që vijnë nga vendet e Maqedonisë dhe Serbisë. Askush nuk merret për zgjidhjen e kësaj situate, ku mënyra se si duhet të veprohet janë të parashikuara te këto konventa.

Një produkt i subvencionuar nga Maqedonia dhe Serbia nuk mund të hyjë lirisht në vend dhe të vazhdojë të mbajë të varfër fermerin dhe industrialistin shqiptar. Për mbledhjen e të gjitha këtyre problematikave është i nevojshëm krijimi i një banke, pranë një institucioni shkencor, që nuk ka si detyrë realizimin e planit, apo raportimin e ministrive.

Në këtë proces mund të angazhohen edhe universitetet. Bujqësia e ka më të lehtë, pasi ka edhe universitetin bujqësor, i cili po konsumon projekte me vlerë qindra mijë euro, për situata jashtë realitetit, ndërkohë fondet për kërkimin shkencor duhet të kanalizohen për zgjidhjen e problemeve që paraqiten nga biznesi. Vendimet duhet të merren pas një analize dhe kërkimi mirëfilli shkencor”.

Alban Zusi

Qeveria nuk mund të mos jetë e vëmendshme për të shfrytëzuar çdo hapësirë të konventave të nënshkruara për të mbrojtur prodhimin vendas, që po “sulmohet” nga produktet e subvencionuara që vijnë nga vendet e Maqedonisë dhe Serbisë. Askush nuk merret për zgjidhjen e kësaj situate, ku mënyra se si duhet të veprohet janë të parashikuara te këto konventa. Një produkt i subvencionuar nga Maqedonia dhe Serbia nuk mund të hyjë lirisht në vend dhe të vazhdojë të mbajë të varfër fermerin dhe industrialistin shqiptar.

Kërkesat e Shoqatave të Biznesit dhe Dhomës të Tregtisë

Pro-Eksport Albania

Ritrajtim dhe rikonceptim të kritereve të funksionimit të dy instrumenteve kredi me Garanci Sovrane, të lançuara tashmë:  a) Instrumenti i Parë Kredi me Garanci Sovrane 100% të rivendoset në afat (të zgjatet afati i aplikimit) dhe të lehtësohen kriteret (kushtet kualifikuese) për firmat që duan të aplikojnë. Kështu do të mund të shfrytëzohet nga kompanitë e sektorit pjesa e papërdorur e kësaj kredie. b) Instrumenti i dytë kredi me Garanci Sovrane 60% të ketë lehtësim të kushteve kualifikuese, duke mbështetur të gjitha ndërmarrjet që aplikojnë dhe që janë me bilanc ekonomik pozitiv për vitin 2019, por që sot ndodhen në vështirësi për likuiditete, kanë stoqe të mallrave apo vështirësi në likuidimin e kredive të vjetra.

Realizimi i një programi mbështetës afatmesëm nga Buxheti i Shtetit dhe institucionet donatore, i financuar pjesërisht me grante dhe pjesërisht me kredi të butë, për sipërmarrjet e sektorit që kanë nevojë të riformatojnë prodhimin dhe të diversifikojnë produktet, në përshtatje me kërkesat e sotme të tregut ndërkombëtar, duke përfshirë pajisjet sanitare dhe pajisjet mjekësore të mbrojtjes individuale.

Në kushtet e krijuara, të gjitha kontratat që do të lidhen në të ardhmen nga institucionet shtetërore për të plotësuar nevojat për produkte veshjesh dhe këpucësh, të tenderohen apo negociohen vetëm me ndërmarrje prodhuese shqiptare të këtij sektori.

Kompensim i plotë i shpenzimeve mujore direkte ekstra të kryera nga fabrikat e sektorit, në respektim të Protokollit të Kuq për periudhën e pandemisë deri tani, të cilat kapin një kosto të llogaritur prej 5,000 lekësh në muaj për çdo punonjës aktiv.

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë, Durrës

Eliminimi i burokracive për aplikim kredie nëpërmjet Garancisë Sovrane 2, fondi i ndihmës të disbursohet direkt në llogaritë e biznesit.

Si masë parandaluese për krizën nga pandemia të ndërmerret edhe zbatimi i Paketës 3 të ndihmës financiare.

Nga qeveria të gjenden dhe zbatohen mekanizmat për rritjen e konsumit dhe fuqisë blerëse.

Të zbatohet një paketë e re fiskale, me objekt rishikimin e taksave në nivel kombëtar, për t’u ardhur në ndihmë bizneseve vendase dhe për rritjen e investimeve të huaja në Shqipëri.

Shoqata e Bareve dhe Restoranteve

Të ulet TVSH-ja në 6%, në të njëjtin nivel si sektori i turizmit dhe agroturizmit, si një instrument i rëndësishëm për të incentivuar vijimin e aktivitetit në të njëjtin kapacitet, si më parë si një faktor kyç edhe për zhvillimin ekonomik të vendit.

Të subvencionohen qiratë për klubet e natës dhe të strukturave të shërbimit, si: bare, restorante, kafenë për periudhën e karantinës dhe nëse do të ketë një mbyllje tjetër të ekonomisë.

Të rishikohet protokolli i masave anti-Covid-19 për këto njësi shërbimi, për të shmangur abuzimet dhe ryshfetet, si dhe nisjen e punës për klubet e natës kundrejt masës për instalim të tuneleve dezinfektuese.

Unioni Turistik Shqiptar

Të paguhen nga qeveria me pagë minimale me vlerë 26 mijë lekë, punonjësit e sektorit të turizmit deri në normalizimin e situatës.

Qendra e Eksporteve Shqiptare

Të mbrohen produktet e fermerit dhe industrialistit shqiptar nga produktet e subvencionuara në përputhje me zbatimin e masave, sipas standardeve ndërkombëtare të parashikuara te konventat e nënshkruara nga qeveria shqiptare.

Të ngrihet një qendër shkencore për studimin dhe analizimin e ideve dhe rekomandimeve të biznesit, me qëllim marrjen e vendimeve për të përballuar krizën nga pandemia. /Monitor

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Fuqitë e mëdha dhe konflikti mes Azerbajxhanit dhe Armenisë

Çfarë e bëri të rishpërthejë konfliktin për Nagorni Karabakun? Ekspertët mendojnë se kjo mund të ketë lidhje me gjendjen e përkeqësuar ekonomike në Azerbajxhanin...

Tre simptomat që në 85% të rasteve konfirmojnë nëse jeni infektuar me koronavirus

Instituti i Shëndetit Publik në Britaninë e Madhe ka sqaruar se cilat janë 3 simptomat kryesore, që në 85% të rasteve konfirmojnë se një...

Emërohet kryeministrja e parë femër e këtij shteti afrikan

Presidenti i Togos (shtet në Afrikë), Faure Gnassingbe emëroi sot kryeministren e parë femër të vendit, Victoire Tomegah Dogbe. 60-vjeçarja zëvendëson Komi Selom Klassou, i...

“Ndaloni sulmet”, Putin telefonon kryeministrin armen

Presidenti rus, Vladimir Putin, i ka kërkuar kryeministrit armen, Nikolla Pashinyan, që të ndalojë sulmet ndaj Azerbajxhanit. Putini theksoi nevojën urgjente për një armëpushim dhe...

Situata nga pandemia/ Manastirliu: Kemi numrin më të ulët të infektimeve në rajon

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka deklaruar se pavarësisht se shifrat e përditshme të infektimeve janë të larta, ato janë brenda parashikimeve. E ftuar në...