E hënë, 25 Tetor, 2021
22.5 C
Tirana

Bizneset e vogla nuk duhet të mbajnë më shumë se 150 mijë lekë në arkë

Së shpejti, bizneset, si të mëdha ashtu dhe të vogla, nuk do të mund të mbajnë shuma të pakufizuara në arkat e tyre, por do të kenë një limit dhe mbi këtë limit ata do të detyrohen që të dorëzojnë paratë çdo ditë në bankë.

Është projektligji i ri “Për Faturën dhe Sistemin e Monitorimit të Qarkullimit”, i cili ka vendosur kufizime në maksimumin e arkës që mund të mbajë çdo subjekt. Ligji parashikon se Maksimumi i arkës përcaktohet me një akt të brendshëm dhe përmban:

– Për subjektet mikro dhe personat fizikë, maksimumi i arkës do të jetë 150,000 lekë. Sipas ligjit të ri të kontabilitetit, subjekte mikro quhen njësitë ekonomike, që në datën e raportimit nuk tejkalojnë kufijtë e të paktën dy prej tri kritereve të mëposhtme:    a) aktivi, 15 milionë lekë; b) të ardhurat nga veprimtaria ekonomike (qarkullimi), 30 milionë lekë;    c) numri mesatar i punonjësve gjatë periudhës raportuese, 10. Sipas INSTAT, në fund të vitit 2018, në vend kishte rreth 120 mijë ndërmarrje me më pak se 10 punonjës, duke përjashtuar subjektet bujqësore, ose rreth 94% të totalit tësubjekteve jo bujqësore në vend.

– Për subjektet e vogla maksimumi i arkës do të jetë 500,000 lekë. Njësi ekonomike të vogla  janë– njësitë ekonomike, jo mikro, që në datën e raportimit nuk tejkalojnë kufijtë e të paktën dy prej tri kritereve të mëposhtme:    a) aktivi, 150 milionë lekë;    b) të ardhurat nga veprimtaria ekonomike (qarkullimi), 300 milionë lekë;    c) numri mesatar i punonjësve gjatë periudhës raportuese, 50.

–Për subjektet e mesme maksimumi i arkës është 800,000 lekë. Njësi ekonomike të mesme janë njësitë ekonomike, jo mikro dhe jo të vogla, që në datën e raportimit nuk tejkalojnë kufijtë e të paktën dy prej tri kritereve të mëposhtme:    a) aktivi, 750 milionë lekë;  b) të ardhurat nga veprimtaria ekonomike (qarkullimi), 1 500 milionë lekë;  c) numri mesatar i punonjësve gjatë periudhës raportuese, 250.

– Për subjektet e mëdha maksimumi i arkës është 1,700,000 lekë.Njësi ekonomike të mëdha – njësitë ekonomike, që në datën e raportimit tejkalojnë kufijtë e të paktën dy prej tri kritereve të mëposhtme: a) aktivi, 750 milionë lekë;    b) të ardhurat nga veprimtaria ekonomike (qarkullimi), 1 500 milionë lekë; c) numri mesatar i punonjësve gjatë periudhës raportuese, 250.

Draft ii ri parashikon që përtej kësaj shume, subjekti që lëshon faturë detyrohet që paratë në dorë, mbi nivelin e caktuar maksimal të arkës, që ka pranuar gjatë ditës mbi çfarëdo baze, të paguajë në llogari në bankë në të njëjtën ditë, por jo më vonë se ditën e ardhshme të punës.

Kontabilistët pohojnë se për bizneset mikro, përcaktimi i limiteve për arkën do të jetë një kosto e shtuar për biznesin. “Biznesit do t’i duhet të bëjë çdo ditë derdhje në bankë, qoftë edhe me shuma qesharake prej 200 apo 300 mijë lekësh dhe kjo është një kosto super e shtuar për subjektet”, thotë Armand mala, kontabilist.

Ligji i ri për faturimin elektronik

Ministria e Financave ka përgatitur projektligjin “Për Faturën dhe Sistemin e Monitorimit të Qarkullimit” si dhe një sërë ndryshimesh ligjore në ligjin për “procedurat tatimore”, për TVSH-në, të cilat synojnë një revolucion në mënyrën se si do të realizohet faturimi i bizneseve, që tashmë do të jenë vetëm elektronike.

Sipas relacionit që shoqëron projektligjin “Për Faturën dhe Sistemin e Monitorimit të Qarkullimit”, Ligji i ri parashikon detyrimin e aplikimit të faturës elektronike dhe regjistrimin e pagesave të faturave pa para në dorë, si një fushë e re dhe deri më tani e parregulluar.

Me sistemin e ri, bizneset do të lëshojnë vetëm fatura elektronike, ku për subjektet që janë biznes i vogël, procedurat do të jenë më të thjeshtuara. Bizneset duhet të regjistrojnë të dhënat e kërkuara dhe sistemi i Administratës Tatimore do të gjenerojë shifrën e operatorit, i cili do të shoqërohet me numrin e tij personal të identifikimit, nëse operatori është person fizik, ose me numrin e identifikimit tatimor, nëse është person fizik që ushtron veprimtari kontabël./Monitor

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Vd*kja e turistëve ruse/Prokuroria kërkon ndihmë nga kompanitë e huaja

Lidhur me rastin e vdekjes së mistershme të katër shtetasve rusë, Prokuroria i është drejtuar me një kërkesë një kompanie të huaj, për të...

VIDEO/Semi përplaset me Fifin për shkopin që ajo mban në dorë, shpërthen në lot

Sherri i sajuar ndërmjet Fifit dhe Monikës, ka përshirë lojtarë të tjerë, duke krijuar jo pak polemika tek banorët e shtëpisë së “Big Brother...

Kina teston një raketë hipersonike dhe ndryshon rregullat e lojës

Nga: Pierre Haski Amerikanët kanë një shprehje të saktë për ta përkufizuar këtë lloj informacioni:ato janë “momentet Sputnik”, një referencë ndaj lëshimit të objektit të...

A janë propozimet e PD-së ashtu siç i quan Preç Zogaj reformë kushtetuese?

Nga: Luan Rama Përtej ngasjes romantike për ta parë nismën e fundit të Partisë Demokratike si një përpjekje për të realizuar më në fund vetingun e...

“Mos e bëj më legen”, Shehi debat te “Ekonomia”: Ministren e njoh që fëmijë

Në Komisionin e Ekonomisë është diskuar sot për eurobondin, që mori miratimin me votat e dy palëve me vetëm një abstenim. Gjatë diskutimeve nuk...