E shtunë, 23 Janar, 2021
12 C
Tirana

BIRN: Shqipërisë i duhen së paku 2 milion doza vaksinë

Kryeministri Edi Rama deklaroi se 10,750 dozat e para të vaksinës do të mbërrijnë në Shqipëri brenda janarit si pjesë e blerjes së 500 mijë dozave nga kompania Pfizer.

“Kemi dakordësuar marrjen e vaksinës nga kompania Pfizer. Kemi dakordësuar blerjen e 500 mijë vaksinave,” deklaroi Rama.

Vaksina e kompanisë Pfizer/BioNTech është miratuar për përdorim nga Britania e Madhe, SHBA dhe Bashkimi Europian ndërsa së fundmi u miratua edhe nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Rama nuk bëri të ditur se me çfarë kushtesh është arritur blerja e vaksinave. Aksesi në vaksina është bërë çështje me rëndësi politike për shkak se Shqipëria ka hyrë në fushatë elektorale.

Kryetari i opozitës Lulzim Basha deklaroi pas njoftimit të Ramës se sipas mendimit të tij, vaksina do të mbërrijë në Shqipëri shumë vonë dhe në sasi jo të mjaftueshme.

Bota është në garë për të vaksinuar popullsinë kundër koronavirusit të ri, i cili ka sëmurë mbi 83 milionë njerëz dhe ka shkaktuar 1.5 milionë vdekje deri më sot. Vaksimimi pritet gjithsesi të jetë një proces i gjatë dhe i vështirë. Dy kompanitë që po prodhojnë vaksinat kanë në plan të prodhojnë 1.2 miliardë doza deri në fund të këtij viti ndërsa bota ka nevojë edhe për disa miliarda doza të tjera për të siguruar imunitetin e tufës, pikën kur pjesa më e madhe e njerëzve janë imunë ndaj virusit dhe rrjedhimisht virusi pushon së qarkulluari.

Në kushtet e Shqipërisë kjo nënkupton që vendit i nevojiten së paku 2 milionë apo më shumë doza për të arritur imunitetin e tufës, gjë që nënkupton rikthimin e jetës në normalitet.

Pasja e vaksinës duket se nuk mjafton në vetvete. Vaksinat aktualisht në përdorim kërkojnë kushte shumë të rrepta transporti dhe përdorimi, të tilla që e bëjnë të vështirë procesin.

Lexo edhe :   Parlamenti grek voton zgjerimin në Jon/ Mitsotakis: Rama na dha të drejtë
Lexo edhe :   Basha: Kur Rama qesh, Shqipëria qan. Njerëzit janë lodhur prej tij

Në Shtetet e Bashkuara, ku vaksinat janë të disponueshme, autoritetet po theksojnë se popullsia do të duhet të vijojë të respektojë rregullat e distancimit social edhe për shumë muaj dhe se një farë normaliteti mundet të mbërrijë nga vjeshta e këtij viti./BIRN/

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

E trishtë/ Ndërron jetë në moshën 35-vjeçare ish-sulmuesi

Ish-sulmuesi xhamajkan, Luton Shelton ka ndërruar jetë në moshën 35-vjeçare, për shkak të një sëmundje. Shelton ishte diagnostikuar në vitin 2018 me sëmundjen “ALS”, e...

Berlini përgatitet për konsultime me administratën Biden

Lehtësimi i jashtëzakonshëm u shpreh në Gjermani që kur Joe Bideni i fitoi zgjedhjet presidenciale. Kurse të mërkurën (20.01.), kancelarja Angela Merkel i shkroi...

Samsung u ngrit si një dyqan që shiste perime, dhe kuriozitete që nuk i dinit

Sistemi ligjor i Japonisë ka një normë dënimi prej 99 për qind. Peshkimi mbetet profesioni i dytë më i rrezikshëm i Shteteve të Bashkuara, pas...

Analisti: Basha do ketë Tiranën, ja kush do jetë drejtuesi i PD në Gjirokastër

Partia Demokratike ka emëruar drejtuesit politik në pjesën më të madhe të qarqeve, ndërkohë që janë ende për t’u zbuluar se cilët do të...

A do jetë sërish kandidat për deputet? Ja si përgjigjet Ervin Salianji

Ervin Salianji është shprehur se ekziston mundësia që ai të jetë kandidat për deputet në listën e Partisë Demokratike. I ftuar në “Zonë e lirë”,...