E shtunë, 28 Nëntor, 2020
6 C
Tirana

Biontech: Me shpejtësi drite drejt vaksinës kundër COVID-19

Më të lexuarat

Tronditet Bulqiza/22-vjeçari u qëllua nga shoku i tij, ja çfarë ka ndodhur

Policia e Bulqizës duket se është drejt zbardhjes së ngjarjes së rëndë, ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku ka humbur jetën një i ri. 22-vjeçari...

Misteri shumëvjeçar: Ku ndodhet deklarata origjinale e pavarësisë së Shqipërisë

Deklarata origjinale e Pavarësisë së Shqipërisë, e firmosur më 28 nëntor 1912 në Vlorë nga delegatët e të gjitha krahinave të Shqipërisë etnike, nuk...

U ekzekutua me 8 plumba në Belgjikë, zbardhet identiteti i shqiptarit të vrarë

Mbrëmjen e djeshme, Brukseli u tmerrua nga të shtëna armësh, nga të cilat mbeti i vdekur një 38-vjeçar shqiptar. Ditën e sotme, është zbardhur identiteti...

A do të na mbrojë vaksina e Covid-19?

Pretendentët kryesorë në garën e vaksinave COVID-19 kanë patur nivele të ndryshme suksesi pas provave klinike, por çfarë do të thotë kjo për luftën...

Kurba e Covid mbetet e lartë në vend, 10 viktima

Situata epidemiologjike në vend, mbetet e rënduar pasi vijojnë të regjistrohen shifra të larta të të infektuarve dhe viktimave nga Covid-19. Ministria e Shëndetësisë informon...

”Për dy javë zhduket Covid nga planeti”/ Mjeku popullor tregon terapinë

Mjeku popullor, Ruzhdi Metali është shprehur se virusi Covid-19, mund të zhduket për dy javë nga planeti. Në ''Zonë e Lirë'', ai tha se fillimisht...

Ish-konkurrenti i “Për’puthen” i nxjerr bojën emisionit, nxjerr prapaskenat

Një ish-konkurrent i “Për’puthen” ka publikuar fotot e dyshimta të lojtarit të këtij edicioni, Atdheut, para se të bëhej pjesë e emisionit. Siç duket...

“Një pllakë tektonike po lëviz”, sizmologu i njohur turk paralajmëron banorët

Gjatë paradites se sotme, lëkundje të forta u ndjenë në Turqi, duke i shtuar edhe më tej panikun qytetarëve se do të rikthehet situata...

Pamje të rënda nga aksidenti i yllit të Arsenalit, udhëtonte me mjetin luksoz

Pamje të tmerrshme të aksidentit të mesfushorit të Arsenalit, Joe Willock, kanë bërë xhiron e rrjetit. Ai po udhëtonte me mjetin e tij luksoz...

Studimi: Ja 2 tiparet, që mund t’i bëjnë njerëzit super-përhapës të Covid-19

Provat të shumta tregojnë se super-përhapësit janë faktorët kryesorë të pandemisë Covid-19. Një numër studimesh, kanë treguar se shumica e njerëzve të prekur nga...

“Lightspeed”, shpejtësia e dritës, kështu u quajt projekti i kompanisë gjermane Biontech, që nisi në fillim të janarit. Synimi i tij ishte zhvillimi në kohë rekord i vaksinës kundër koronavirusit. Dhe që atëherë projekti përparoi me shpejtësinë e dritës. Nëqoftëse në kohë normale për zhvillimin e një vaksine duhen tetë deri dhjetë vjet, shkencëtarët nga qyteti i Mainz-it do të mund të jenë në gjendje të marrin aprovimin e vaksinës në SHBA për më pak se brenda një viti.

Kjo mund të ndodhë në mes të nëntorit. Atëherë Biontech dhe partneri i tyre Pfizer do të aplikojnë për licencimin emergjent në SHBA. Të dhënat paraprake flasin për 90 për qind mbrojtje ndaj COVID-19, njoftuan Biontech dhe Pfizer të hënën. Kështu ata bëhen të parët në garën për vaksinën në botën perëndimore.

Edhe rregullatori evropian farmaceutik, EMA e paralajmëroi në fillim të tetorit procesin e licencimit të vaksinës së koronës nga Biontech dhe Pfizer. Momentalisht vaksina është duke u testuar në një studim, që përfshin dhjetëra mijëra pjesëmarrës. Për të përshpejtuar procesin e aprovimit, kontrollohen vazhdimisht rezultatet e ndërmjetme, derisa të arrihen informacione të mjaftueshme për marrjen e vendimit për licencimin, njofton EMA.

Terapia kundër kancerit me ndihmën e sistemit imunitar

Dy personat kryesorë, që qëndrojnë prapa koncernit bioteknologjik Biontech janë Ugur Sahin dhe Özlem Türeci. Që në janar të këtij viti, kur virusi korona bënte kërdinë në Kinë, dhe në Gjermani dhe gati askush nuk shqetësohej seriozisht për pandeminë, dy mjekët Sahin dhe Türeci reaguan dhe i përqendruan kërkimet e tyre te vaksina kundër virusit korona. Tre muaj më vonë ata ishin kandidatët e parë për vaksinën në zhvillimin klinik.

Deri në atë moment të dy ishin të përqendruar te lufta kundër kancerit. Qasja e tyre ndryshon qartë nga trajtimi konvencional i kancerit. Meqenëse nuk ka dy pacientë me kancer, tek të cilët mutacioni gjenetik i qelizave kancerogjene të jetë saktësisht i njëjtë, pacientët me kancer nuk duhet të trajtohen njëlloj, me operacione, kimioterapi, apo rrezatim, mendojnë të dy mjekët. Çdo pacienti i nevojitet një trajtim i përshtatshëm posaçërisht për të.

Corona l Deutschland, Vorstandsvorsitzender von Biontech - Ugur Sahin (Andreas Arnold/dpa/picture-alliance)

Sahin dhe Türeci shfrytëzojnë këtu faktin, se trupi i njeriut, kur sulmohet nga bakteret ose viruset, mund ta ndihmojë shpesh vetveten. Qëllimi i tyre është të zhvillojnë një imunoterapi, e cila stimulon mekanizmat vetëshërues dhe dërgon forcat policore të trupit, për të neutralizuar e bërë të padëmshme tumoret malinje.

Kërkimi shkencor në qendër të jetës

“E kam kuptuar shumë herët se më intereson shkenca”, tha Sahin me rastin e marrjes së çmimit Mustafa 2019. Ai u lind në Turqi. Në moshën katërvjeçare erdhi me nënën e tij në Köln, ku i ati punonte në fabrikën Ford. Pasi kreu maturën, studioi në universitetin e Këlnit mjekësi. “Më ka interesuar imunoterapia”, thotë 54 vjeçari. Dhe mënyra se si funksionon sistemi imunitar dhe si mund të drejtohet ai për të identifikuar dhe sulmuar qelizat kancerogjene.

Shahin tregon se ka nisur të punojë në laborator që kur ishte 20 vjeç. “Leksionet i kishim paradite, ato zgjasnin deri në orën 16:00. Pastaj, kur shokët e mi shkonin në shtëpi, unë ngjisja shkallët dhe punoja në laborator. Shumicën e rasteve deri në orën 21:00, 22:00, ndonjëherë deri në mëngjes në orën 04:00”, kujton Sahin. Pastaj shkoja me biçikletë në shtëpi.

Sahin thotë për veten e tij: “Nuk mund të them se kisha vështirësi me punën kërkimore-shkencore.” Në vitin 1992 ai përfundoi doktoraturën me “Summa cum laude”, pastaj punoi si mjek për mjekësi të përgjithshme dhe hematologji/onkologji në Universitetin e Këlnit, ku edhe dha mësim prej vitit 1999. Më pas ai u transferua në klinikën universitare në landin gjerman të Saar-ës, ku u njoh me bashkëshorten e tij, Özlem Türeci.

Özlem Türeci: Në qendër të vemendjes kujdesi për pacientët

Özlem Türeci është e bija e një mjeku turk, i cili kishte ardhur në Gjermani nga Stambolli. Kur Sahin erdhi në landin e Saar-ës, Türeci studionte atje mjekësi. Sot pedagogia e universitetit të Mainz-it konsiderohet si pioniere në imunoterapinë e kancerit. “E ndikuar nga babai, që ishte mjek, unë nuk e imagjinoja dot që të merrja një profesion tjetër”, tha Özlem Türeci për faqen online wissenschaftsjahr.de. “Ordinanca e babait ishte në shtëpinë tonë dhe ne si fëmijë luanim midis pacientëve. Që atëherë në shtëpinë e prindërve nuk kishte një ndarje strikte ndërmjet work dhe life”, thotë Türeci.

Lexo edhe :   ZYRTARE/Mësimi i alternuar nis në 1 dhjetor, ja kush përjashtohet nga skema
Lexo edhe :   Mësimi online/Ekspertja e ISHP: S’do jetë për gjithë popullatën, si do veprohet

Jam formuar në radhë të parë nga familja, i tha Türeci innovationsland-deutschland.de, një portali të Ministrisë së Brendshme për arsimin dhe kërkimet shkencore. “Babai im ishte një mjek shumë i përkushtuar ndaj pacientëve. Kërkesat dhe qëndrimin tim sot ndaj profesionit i kam marrë prej tij që fëmijë. Që në qendër të jetë kujdesi për pacientin.” Ajo donte të ndihmonte, ashtu si i ati. Fillimisht si murgeshë, siç shpjegon ajo për Magazin Impulse. Por pastaj vendosi për mjekësinë.

Kur Türeci dhe Sahin u martuan në vitin 2002, Sahin punonte ndërkohë në klinikën universitare në Mainz. Edhe në ditën e martesës Sahin ishte në laborator, para ceremonisë në gjendjen civile dhe pas tij.

Krijimi i sipërmarrjeve: Themelimi i Biontech

Në vitin 2001 Sahin dhe Türeci themeluan kompaninë biofarmaceutike Ganymed Pharmaceuticals, që zhvillon barna imunoterapeutike kundër kancerit. Në vitin 2016 ajo u shit për të paktën 422 milionë euro. Në vitin 2008 Sahin, Türeci, dhe të tjerë themeluan Biontech. Këtu zhvillohen kryesisht teknologji dhe ilaçe për imunoterapinë individuale kundër kancerit. Sidoqoftë, asnjëra nuk arriti të marrë licencë.

Sahin udhëton akoma me biçikletë si shef i kryesisë së Biontech. Përveç kësaj ai jep mësim në universitetin e Mainz-it. Gruaja e tij Türeci është përgjegjëse për punën e zhvillimit klinik dhe punon si pedagoge në universitetin e Mainz-it.

Corona Impfstoff l Pfizer und BioNTech - Biotechnologie (SvenSimon/picture alliance)

Një nga kolegët e tij, Andreas Kuhn, tha me rastin e dorëzimit të çmimit Mustafa për Sahinin: “Unë rrallë kam takuar dikë, që është aq i zgjuar sa zoti Sahin. Ai është gjithmonë një hap përpara njerëzve të tjerë. Kur dikush sjell një ide të re, ai është brenda dhe e ka parashikuar.” Kuhn punon prej 13 vitesh te Biontech dhe është ndërkohë senior zëvendëspresident RNA Biochemistry & Manufacturing.

“Zoti Sahin ka mundur të më entuziazmojë që në fillim dhe mendoj se kjo është një nga pikat e tij të forta, që të inspirojë njerëzit për punën”, thotë Kuhn. Ai jo vetëm që të bind me argumenta shkencorë, por entuziazmi i tij është ngjitës.”

Më shumë se 1300 punonjës nga 60 vende punojnë aktualisht në Biontech, më shumë se gjysma e tyre janë gra dhe shumë të kualifikuara – rreth një e katërta kanë një doktoraturë ose PhD (doctor of Philosophy). Në tetor kompania bëri hapin e parë në parketin ndërkombëtar me ofertën fillestare publike në bursën e teknologjisë amerikane Nasdaq. Kompania është rritur vazhdimisht përmes blerjeve.

Shpresa tek BNT162b2

Sahin dhe Türeci tregojnë guxim edhe në këtë krizë. “Në mënyrë që të kemi gati menjëherë dozat e vaksinës për shpërndarjen në treg, në rast të miratimit të kandidatutës së vaksinës sonë BNT162, po investojmë shumë në zgjerimin e kapacitetit të prodhimit. Në dy qendrat tona në Idar-Oberstein dhe Mainz disa nga linjat e prodhimit funksionojnë pa ndërprerje”, thuhet në raportin aktual të kompanisë. “Qëllimi ynë që nga fillimi ka qenë që të ndërmarrim hapa të rëndësishëm paralelisht, në mënyrë që të qëndrojmë brenda afatit kohor”, tha Sahin në një intervistë për ZDF.

Puna shumëvjeçare kërkimore e çiftit të mjekëve, Ugur Sahin dhe Özlem Türeci, ka dhënë frytet e saj. Ugur Sahin mban 18 përqind të aksioneve të Biontech dhe, si pasojë e suksesit të kompanisë, është ngjitur papritmas në rangun e 100 gjermanëve më të pasur, të paktën në letër. /DW

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Si mund ta padisë Gjermania Asadin për përdorim armësh kimike?

Drejtësia gjermane po shqyrton mundësinë e ngritjes së një padie për sulmet me gaz helmues në Siri. Deutsche Welle dhe "Der Spiegel" biseduan me...

Rita Ora uron ditën e flamurit në gjuhën shqipe dhe me foto provokuese

Rita Ora, këngëtarja me famë botërore asnjëherë nuk harron origjinën e saj. Ajo ka uruar Ditën e Flamurit me disa foto shumë provokuese, ku shihet...

Misteri shumëvjeçar: Ku ndodhet deklarata origjinale e pavarësisë së Shqipërisë

Deklarata origjinale e Pavarësisë së Shqipërisë, e firmosur më 28 nëntor 1912 në Vlorë nga delegatët e të gjitha krahinave të Shqipërisë etnike, nuk...

Nuk ka llogari bankare, liderja e Hong Kongut i mban paratë në shtëpi

Shefja ekzekutive e Hong Kongut, Carrie Lam, ka thënë në një intervistë televizive se ajo duhet të ruajë “grumbuj parash” në shtëpi, sepse nuk...

Video/ Sulmuesi shqiptar shënon në fund, i jep 1 pikë skuadrës turke

Sulmuesi, Jetmir Topalli ka shënuar gol në minutën e 95’ në sfidën e Superligës turke, të zhvilluar midis Gazientep dhe Jeni Malatjaspor. 22-vjeçari nga Kosova...