Bill Gates: Të gjitha vaksinat anti-covid do të jenë gati deri në shkurt 2021

Miliarderi Bill Gates ka treguar pozitivitetin e tij në lidhje me vaksinat anti-Covid që janë krijuar.

Ai është shprehur se pothuajse të gjitha vaksinat anti-Covid që janë krijuar do të jenë gati në shkurt të vitit të ardhshëm.

Gates u shpreh se njësoj si dy vaksinat e BioNTech, Pfizer dhe Moderna që kanë kërkuar aprovimin e FDA-së, edhe vaksinat e tjera që janë në prodhim e sipër si AstraZenca, Johnson & Johnson dhe Novavax do të jenë së shpejti të suksesshme.

 “Pothuajse të gjitha vaksinat do të funksionojnë dhe me nivele shumë të larta të efikasitetit. Unë jam optimist se deri në shkurt ka shumë të ngjarë që të gjitha vaksinat të tregohen shumë efikase dhe të sigurta”, tha Gates.

Ndërkohë që përpos pozitivitetit ai gjithashtu tha se 6 muajt e ardhshëm do të jenë të vështirë. Më tej, ai u bëri apel njerëzve që do mbanin maskat dhe distancimin social.

Ne duhet të shqetësohemi shumë për gjashtë muajt e ardhshëm”, përfundoi ai.