Bota

Bilanci/ Koronavirusi po merr më shumë se 100 jetë në ditë


               Publikuar në : 08:35 - 14/02/20 B H

Numri i vdekjeve të shkaktuar nga koronavirusi kinez po pëson një rritje të frikshme nga dita në ditë.

Vetëm në 24 orët e fundit janë regjistruar edhe 122 viktima të tjera duke e çuar në 1,491 numrin total të vdekjeve. Deri më tani janë raportuar më shumë se 65 mijë raste me koronavirus.

Nga këto raste: 7,099 persona janë shëruar nga koronavirusi; 1,491 persona kanë vdekur, ndërsa 56,657 persona janë aktualisht të infektuar. Sipas Worldometer, 10,608 nga personat e infektuar ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore.


Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT