E enjte, 21 Janar, 2021
7 C
Tirana

Bilanci/ Bie numri i të infektuarve në Kosovë

Kosova ka regjistruar një rënie të numrit të infektuarve, duke shënuar 103 raste në 24 orët e fundit.

Ndërkohë janë shëruar 95 pacientë, përfshi këtu edhe kreun e grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashin.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 6 viktima. Një prej tyre është regjistruar në Kamenicë, duke u bërë viktima e parë nga koronavirusi në këtë komunë.

Deri më tani në Kosovë janë regjistruar gjithsej 5.472 raste me koronavirus, prej të cilave 2.708 raste janë ende aktive.

Ndërkohë, 124 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi në Kosovë.

Deklarata e IKSHPK:

95 TË SHËRUAR DHE 103 RASTE ME COVID-19!

Më datën 16 korrik 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 459 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 103 raste pozitive.

Numri total i rasteve pozitive është 5.472 raste nga 30.005 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 124 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Më datë 16 korrik 2020, janë shëruar 95 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 2.640 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.708.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 28 raste, komuna Podujevë 16 raste, komuna Ferizaj 12 raste, komuna Mitrovicë 10 raste, komuna Drenas 7 raste, komuna Prizren 6 raste, komuna Gjilan 5 raste, komuna Vushtrri 5 raste, komuna Fushë Kosovë 5 raste, komuna Shtime 4 raste, komuna Suharekë 3 raste dhe me nga 1 rast komunat: Kaçanik dhe Skenderaj.

Të nderuar qytetarë!
Virusi është kudo! Ju lutemi përmbajuni rekomandimeve! Virusi vret!

Zbatimin e rekomandimeve të Institutit Kombëtar dhe Ministrisë së Shëndetësisë duhet ta bëjë çdo qytetar i Republikës së Kosovës, që të ruajë veten, të afërmit dhe të tjerët.

Lexo edhe :   Rritet numri i viktimave në Kosovë, 294 raste të reja me koronavirus

BARTJA E MASKAVE MBETET OBLIGATIVE!
Apelojmë te qytetarët, bizneset, gastronomia, që në mënyrë strikte të respektojnë distancën fizike, përdorimin e maskave, dezinfektimin dhe ajrosjen e lokaleve, duke pamundësuar përhapjen eventuale të infeksionit dhe shmangien e përhapjes në hapësirat e mbyllura.

Ne po shkojmë drejt një normaliteti të ri. Ky normalitet i ri paraqet ndërrimin e sjelljeve tona për të mirë, për të mbajtur higjienën, për të mbajtur distancën, për të mbajtur maskën, për të mos përhapur piklat tona të cilat i qesim nga goja çdo ditë, dikush më shumë e dikush më pak, e që rrezikojnë shëndetin e të tjerëve, por në radhë të parë shëndetin e të afërmve, të familjes, të fëmijëve, të farefisit, të komunitetit, dhe pastaj të gjithë qytetarëve.

Lexo edhe :   15-vjetori i vdekjes/ Kosova përkujton ish-presidentin, Ibrahim Rugova

Inspektoratet sanitare të AUV dhe Inspektoratet komunale bashkë me shtabet komunale duhet patjetër të zbatojnë Ligjin për Inspektoratin dhe Ligjin për parandalimin e sëmundjeve ngjitëse duke u mbështetur në Manualin për luftimin e COVID-19 dhe të merren masa përgjegjësie në çdo rast të mos zbatimit eventual të rekomandimeve të Institutit Kombëtar.

Çdo shkelje e rregullave nga kushdo do të konsiderohet rrezikim i shëndetit dhe jetës së të tjerëve. Nuk ka të drejtë askush të rrezikojë jetën e të afërmve të tyre, të moshuarve dhe personave me sëmundje kronike për shkak të pakujdesit dhe mos zbatimit të rekomandimeve.

Vazhdoni të mbani distancën fizike dhe maskat!
Lani duart me kujdes disa herë në ditë nga 20-30 sekonda!
Lehtësimi i masave është bërë për të na bërë më të përgjegjshëm!

Ju lutem të keni kujdes, sepse akoma ekziston rrezik i përhapjes në vendet ku ka grumbullim të madh të njerëzve!

NE PO PUNOJMË PËR JU, ANDAJ NA NDIHMONI PAK QË TË JU NDIHMOJMË SHUMË!
Ju faleminderit për mirëkuptim!

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Deputeti i PS: Isha 2 m larg Aleks Nikës në 21 janar, e pashë se kush e vrau

Deputeti i Partisë Socialiste, Alket Hyseni ka bërë një deklaratë të fortë, ku është shprehur se ka qenë shumë afër me Aleks Veizin në...

Sondazhi/ PS do të fitonte zgjedhjet nëse do të mbaheshin sot

Nëse zgjedhjet parlamentare të 25 prillit do të zhvilloheshin sot, një sondazh i Euronews Albania në bashkëpunim me kompaninë prestigjioze MRB, zbuloi se 41.8...

Berisha bën deklaratën e fortë për 21 janarin: Rama meriton burg të përjetshëm

Ish-kryeministri Sali Berisha, u shpreh se nisja e hetimeve të ngjarjes së 21 janarit 2011 po bëhet nga kryeministri aktual Edi Rama për arsye...

Covid/ Manastirliu tregon se kur do të kryhet vaksinimi i të gjithë popullatës

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, tha në emisionin “Opinion” se ekzistojnë tre skenarë për vaksinimin e të gjithë popullatës me vaksinën ndaj COVID- 19. Sipas...

“Berisha fshehu provat, Rama zhgënjeu”, Hoxha: 21 janari, krim shtetëror

Gazetari Artan Hoxha, ditën e sotme ka folur sërish në lidhje me ngjarjen e 21 janarit të 10 viteve më parë, ku të vrarë...