E enjte, 20 Janar, 2022
-3.5 C
Tirana

Bilanc tragjik në Kazakistan/ Dhjetëra të vdekur, ndërhyn Rusia

Forcat e sigurisë në Kazakistan thonë se kanë vrarë dhjetëra rebelë antiqeveritar, në një operacion për të rivendosur rendin në qytetin kryesor, Almaty. Ata u zhvendosën, pasi protestuesit u përpoqën të merrnin kontrollin e stacioneve të policisë në qytet, tha një zëdhënëse e policisë.

Dymbëdhjetë anëtarë të forcave të sigurisë janë vrarë dhe 353 janë plagosur nga trazirat, të shkaktuara nga dyfishimi i kostos së gazit të lëngshëm të naftës (LPG).

Rusia po dërgon trupa, me kërkesë të presidentit kazak. Ata do të vendosen për të ndihmuar në “stabilizimin” e vendit, i cili është anëtar i Organizatës së Traktatit të Sigurisë Kolektive (CSTO) së bashku me Rusinë, Bjellorusinë, Taxhikistanin, Kirgistanin dhe Armeninë.

CSTO konfirmoi se parashutistët rusë po dërgoheshin si paqeruajtës, me njësi paraprake të vendosura tashmë, dhe pamjet e publikuara nga mediat ruse treguan ushtarë që hipnin në një aeroplan transporti ushtarak.

Protestat filluan të dielën, kur qeveria hoqi kufirin e çmimit të LPG-së. Duke akuzuar “bandat terroriste” të trajnuara nga të huajt se qëndrojnë pas telasheve, Presidenti Kassym-Jomart Tokayev vendosi një gjendje të jashtëzakonshme mbarëkombëtare, që përfshin një shtetrrethim dhe një ndalim të tubimeve masive.

Presidenti Tokayev njoftoi se kishte kërkuar ndihmë nga CSTO dhe kryetari i CSTO. Kryeministri armen Nikol Pashinyan, konfirmoi se aleanca do të dërgonte forca paqeruajtëse “për një periudhë të kufizuar kohore”.

Presidenti Tokayev është personi i dytë që drejton Kazakistanin, që kur shpalli pavarësinë në vitin 1991. Zgjedhja e tij, në vitin 2019, u dënua nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) duke treguar respekt të pakët për standardet demokratike.

Pjesa më e madhe e zemërimit në rrugë, megjithatë, duket se ka pasur për qëllim paraardhësin e tij, Nursultan Nazarbayev, i cili ka mbajtur një rol të fuqishëm të sigurisë kombëtare që kur dha dorëheqjen. Të mërkurën, ai u shkarkua në një përpjekje për të mposhtur trazirat në rritje, dhe e gjithë qeveria gjithashtu dha dorëheqjen.

Lexo edhe :   Ukraina: Rusia ka ngritur forcat pranë kufirit, gati të na pushtojë!

Protestuesit ishin dëgjuar duke brohoritur emrin e Nazarbayev, ndërsa një video që tregonte njerëzit që përpiqeshin të rrëzonin një statujë gjigante prej bronzi të tij në Taldykorgan, në rajonin e tij, u shpërnda në internet.

Zëdhënësja e policisë së Almatit, Saltanat Azirbek, u bëri thirrje njerëzve në qytet të qëndrojnë përkohësisht në shtëpi pasi një operacion “kundër-terrorist” vazhdoi në tre ndërtesa administrative të enjten.

Dhjetra sulmues u “eliminuan”, pasi u përpoqën të sulmonin ndërtesat e policisë në qytet, tha ajo, duke shtuar se armët ishin vjedhur nga rebelët. Rreth 1.000 njerëz raportohet se janë plagosur në trazirat, me 400 të trajtuar në spital dhe 62 në kujdesin intensiv.

Lexo edhe :   Ukraina: Rusia ka ngritur forcat pranë kufirit, gati të na pushtojë!

Protestuesit sulmuan zyrën e kryetarit të bashkisë në Almaty, ku videot në mediat sociale tregonin një shtëllungë tymi që ngrihej nga ndërtesa, ndërsa dëgjoheshin të shtëna me armë zjarri.

Stafi në aeroportin kryesor të Kazakistanit u desh të largohej nga demonstruesit antiqeveritar.

Protestat nuk kanë të bëjnë vetëm me karburantin

Shpejtësia me të cilën protestat u bënë të dhunshme befasoi shumë njerëz, si në Kazakistan ashtu edhe në rajonin më të gjerë, dhe la të kuptohet se nuk kanë të bëjnë vetëm me një rritje të çmimit të karburantit.

Ky është një shtet tradicionalisht i qëndrueshëm i Azisë Qendrore, i cili shpesh përshkruhet si autoritar. Deri në vitin 2019 ai drejtohej nga presidenti Nursultan Nazarbayev, sundimi i të cilit u shënua nga elementë të një kulti personaliteti, me statujat e tij të ngritura në të gjithë vendin dhe kryeqyteti i riemërtuar pas tij. Megjithatë, kur ai u largua, ishte mes protestave antiqeveritare të cilat ai kërkoi t’i kufizonte duke u larguar dhe duke vënë një aleat të ngushtë në vend të tij.

Shumica e zgjedhjeve në Kazakistan fitohen nga partia në pushtet me gati 100% të votave, dhe nuk ka një opozitë efektive politike.

Burimi i lajmit: BBC. Pershtatur nga Tirana Today

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Basha i përgjigjet Metës pas takimit me Ballën

Kryedemokrati Basha ka dhënë garanci se PD nuk do t’i iki asnjë beteje, përfshirë edhe zgjedhjet vendore. Qëndrimi i tij pason pas deklaratës për...

Krijohet sistemi që “parashikon” pacientët më të rrezikuar me Covid-19

Shkencëtarët në Gjermani kanë zhvilluar një sistem të ri të inteligjencës artificiale, i cili analizon proteinat në një mostër të vetme gjaku te një...

PD po shkon drejt ndarjes?

Nga: Artur Ajazi Mendimi për një ndarje të mundshme të PD-së, po shprehet dhe promovohet hapur ditët e fundit në çdo ambient mediatik. Në dukje...

Në kërkim të racës Ariane: Misioni i bujshëm i nazistëve në pyjet e Amazonës

Nga: Pietro Emanueli Nazistët kishin një koncept racist mbi botën dhe marrëdhëniet ndërkombëtare, brenda së cilës Gjermania ishte qendra e gjithçkaje, dhe ishte mbi të...

Bardhi: Asnjë habi nga trekëndëshi i Bermudës.Reagon Blushi: Ç’na polli belaja!

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, ka reaguar sa i takon qëndrimit publik të presidentit Meta, pas diskutimit për datën e zgjedhjeve të...