E enjte, 20 Janar, 2022
-3.5 C
Tirana

Bilanc tragjik/ Më shumë se 50 të vdekur si pasojë e tornadove në SHBA

Guvernatori i shtetit amerikan të Kentakit, ka paralajmëruar se më shumë se 50 persona mendohet se janë vrarë nga tornadot gjatë natës. Andy Beshear tha se shifra mund të rritet deri në 100, në ato që ai i quajti tornadot më të këqija në historinë e shtetit.

Tornadot po bëjnë kërdinë në disa shtete të SHBA-së, me punëtorë të bllokuar në një magazinë Amazon në Illinois. Më shumë se 100 njerëz ishin brenda një fabrike qirinjsh në Mayfield, Kentaki, kur tornado goditi, raportoi “New York Times”.

Magazina e Amazon në Edwardsville në Illinois jugor u dëmtua nga një tornado të premten mbrëma, thanë autoritetet.

Shërbimet e urgjencës e kanë quajtur kolapsin e Amazonës një “incident me viktima masive”. Nuk është ende e qartë se sa njerëz u lënduan nga shembja e çatisë, por shërbimet lokale të urgjencës e kanë quajtur atë një “incident me viktima masive” në Facebook. Amazon po vlerësonte situatën dhe dëmet, tha një zëdhënës në një deklaratë.

Një gjendje e jashtëzakonshme është shpallur në Kentaki. Policia tha se tornado shkaktoi “dëme të konsiderueshme” në të gjithë pjesët perëndimore të shtetit. Një tren doli nga shinat gjatë erërave ekstreme në Hopkins County, tha sherifi Matt Sanderson për “WKYT-TV”.

Ai gjithashtu përshkroi se si dy fëmijë u raportuan të zhdukur gjatë një tornadoje, por më pas u gjetën në një vaskë që ishte nxjerrë jashtë nga forca e erës.

“Kishte dy fëmijë në zonën e Barnsley që ishin të zhdukur, dhe ata u gjetën në një vaskë jo aty ku shtëpia ishte fillimisht”, tha ai.

Në Arkansas, një person vdiq dhe 20 njerëz u bllokuan brenda në një azile pleqsh, pasi ajo u shemb pjesërisht, tha gjykatësi i qarkut Craighead, Marvin Day për “Associated Press”.

Ndërtesa u pastrua rreth 90 minuta më vonë, por kërkimet po vazhdojnë, tha ai, duke shtuar se disa banorë ishin fshehur në bodrum ndërsa tornado po afrohej.

Shërbimi Kombëtar i Motit i SHBA-së ka lëshuar paralajmërime për tornado në shtete duke përfshirë Arkansas, Tennessee, Missouri dhe Illinois.

Burimi i lajmit: BBC. Përshtatur nga Tirana Today

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Basha i përgjigjet Metës pas takimit me Ballën

Kryedemokrati Basha ka dhënë garanci se PD nuk do t’i iki asnjë beteje, përfshirë edhe zgjedhjet vendore. Qëndrimi i tij pason pas deklaratës për...

Krijohet sistemi që “parashikon” pacientët më të rrezikuar me Covid-19

Shkencëtarët në Gjermani kanë zhvilluar një sistem të ri të inteligjencës artificiale, i cili analizon proteinat në një mostër të vetme gjaku te një...

PD po shkon drejt ndarjes?

Nga: Artur Ajazi Mendimi për një ndarje të mundshme të PD-së, po shprehet dhe promovohet hapur ditët e fundit në çdo ambient mediatik. Në dukje...

Në kërkim të racës Ariane: Misioni i bujshëm i nazistëve në pyjet e Amazonës

Nga: Pietro Emanueli Nazistët kishin një koncept racist mbi botën dhe marrëdhëniet ndërkombëtare, brenda së cilës Gjermania ishte qendra e gjithçkaje, dhe ishte mbi të...

Bardhi: Asnjë habi nga trekëndëshi i Bermudës.Reagon Blushi: Ç’na polli belaja!

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, ka reaguar sa i takon qëndrimit publik të presidentit Meta, pas diskutimit për datën e zgjedhjeve të...