E premte, 28 Janar, 2022
9.5 C
Tirana

“Big Brother” mund të zgjasë edhe pas 18 shkurtit (VIDEO)

“Big Brother Vip” nuk ka të ndalur me surprizat. Teksa gjatë spektaklit të fundit u zbulua për banorët se do të qëndrojnë më gjatë në shtëpinë më të ndjekur nga shqiptarët brenda trojeve dhe jo vetëm, zhvillime të reja na presin. Moderatorja Arbana Osmani ka zbuluar për emisionin “Open” se “Big Brother” mund të zgjasë përtej parashikimit.

“Jemi minimalisht deri më 18 shkurt, por mund të jemi dhe më gjatë”, tha ajo. Produksioni ka vendosur që nata e fundit e reality show të shtyhet deri në datën 18 shkurt, ndryshe nga informacioni që kishin banorët për përfundimin e rrugëtimit në 4 janar.

Arbana i komunikoi banorëve se çmimit të madh do t’i shtohej edhe 10 mijë euro për secilin finalist. Gjatë intervistës, Arbana tha se i ka ardhur keq për largimin e banorëve, por më tepër për Fifin, të cilën e quajti një personazh të jashtëzakonshëm.

“Më ka ardhur keq për të gjithë, dhe realisht është e vështirë sa herë që del një i eleminuar nga shtëpia. Të vjen keq, sepse janë si pjesë e shtëpisë. Më ka ardhur më tepër keq për Fifin, e cila ishte absolutisht nje personazh i jashtëzakonshëm brenda BB VIP”, tha ajo.

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Fakte të panjohura mbi shkencëtarët më të famshëm të të gjitha kohërave

Ju ndoshta mund t’i njihni emrat e këtyre figurave historike të shkencës, si dhe zbulimet e tyre më të famshme. Por ndoshta mund të...

Pas acarit, rikthehen reshjet e shiut. Si do të jetë moti për këtë fundjavë

Reshjet e shiut pritet të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit të ditës së shtunë, në pjesën më të madhe të...

Shp*rthimi në banesën e Dukës, 34-vjeçari i arrestuar me shenja dj*gie në dorë

34-vjeçari i arrestuar për vendosjen e tritolit në banesën e kreut të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, rezulton me shenja djegie në dorë....

Pa të dashurën me shokun e tij, detaje nga sherri me th*ka në Berat

Detaje të reja janë hedhur në dritë sa i takon sherrit me thika në Berat, ku dy persona përfunduan me plagë të shumta në...

Faza e fundit e konfliktit dhe fati i “Foltores”

Nga: Ergys Mërtiri Pas muajsh tensione që degjeneruan deri në konfrontim fizik, përplasja Basha-Berisha po fillon të zbehet, ndërsa revolucioni i organizuar nga foltorja shkon...