Aktualitet

Bien reshjet e para të borës/ Ja rrugët ku duhet të bëni kujdes


               Publikuar në : 18:43 - 03/12/19 M D

Tashmë që kanë rënë reshjet e para të borës mund të themi se jemi zyrtarisht në stinën e dimrit.

Bora e parë për këtë vit ka rënë në zonën e Qafës së Malit në Fierzë, duke sjellë vështirësi në qarkullim.

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar të gjithë qytetarët që lëvizin në këtë aks rrugor, që të kenë kujdes, pasi terreni paraqitet problematik.

“Pamje përgjatë aksit Qafë Mali-Fierzë, trashësia momentalisht ka arritur në 10 centimetra. Sapo filluan reshjet, u morën menjëherë masat e para të mirëmbajtjes dimërore.

Nisi puna për pastrimin dhe hedhjen e kripës. Automjetet që zgjedhin të kalojnë këtë aks të tregojnë kujdesin e duhur, të reduktojnë shpejtësinë dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit”, thuhet në njoftimin e ARRSH.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT