E mërkurë, 20 Janar, 2021
4 C
Tirana

Bien poshtë akuzat, Gjykata e Stambollit nxjerr të pastër Sinan Idrizin

Gjykata e Lartë në Stamboll ka liruar nga akuzat biznesmenin shqiptar, Sinan Idrizi.

Ky i fundit, ishte akuzuar për mashtrim nga një biznesmen turk, Adnan Polat, dikur ish-presidenti i Galatasaray.

Prokuroria kishte kërkuar dënimin e Idrizit me 10 vite burg, ndërkohë që vetë aksioneri i “Air Albania”, së bashku me avokatin e tij, kërkonin pafajësinë. Megjithatë, Gjykata e Lartë e Stambollit u shpreh në favorin e tyre.

Në këtë mënyrë, bien poshtë përfundimisht akuzat e Polat për mashtrim, në lidhje me marrjen e një shume si paradhënie prej 3.2 milionë eurosh në vitin 2017, nën premtimin e blerjes së kompanisë koncesionare “GFI Albania”.

Një lajm i mirë për Idrizin, por edhe Flamurtarin, ku mban rolin e adiministratorit dhe financon kuqezinjtë.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Video/ Gol i “çmendur” në Angli, portieri shënon nga porta në portë

Portieri i Njuport, Tom King, në Ligën e Dytë angleze, ka shënuar një gol të çmendur ditën e sotme, që po bën xhiron e...

Vr*sja e Santos, dëshmitari: Ekzekutori më drejtoi armën, polici u fsheh

Në grahmat e fundit, bankieri përpiqet me sa mundet ti largohet rrezes së armës siç duket nga kamerat e sigurisë. Por, vrasësi dukej një...

Polemikat për WhatsApp dhe frika për privatësinë e të dhënave

Shumë përdorues e braktisën WhatsApp-in, pasi ai e ndryshoi politikën e tij të privatësisë. Shqetësimet se të dhënat e tyre mund të përfundojnë në...

Zhdukja e biznesmenit italian, gazetarja tregon bisedën me partneren shqiptare

Gazetarja Klodiana Lala ka rrëfyer se vetë ajo ka folur me partneren e biznesmenit të zhdukur italian, Davide Pecorelli. E ftuar në “Open”, Lala u...

Sondazhi/ Opozita fiton Tiranën më 25 Prill, PD rritje krahasuar me 2017-ën

Opozita e Bashkuar del fituese në zgjedhjet e 25 Prillit sa i përket qarkut të Tiranës. Ky është rezultati i sondazhit të parë  të “Notto...