Kryeministri italian, Giuseppe Conte pritet që nesër të mbledhe ministrat për të njoftuar dorëheqjen e tij nga posti. Pasi të japë dorëheqjen Conte pritet të formojë një qeveri, ku të ketë mazhorancën, shkruan Corriera della Sera.
Ky vendim vjen pasi sigurimi i votëbesimit në Dhomën e Deputetëve dhe në Senat duket se nuk mjaftoi për të siguruar qëndrueshmërinë e qeverisë Conte.
Ndër të tjera, Conte mund t’i dorëzojë dorëheqjen e tij presidentit Sergio Mattarella më 26 janar dhe më pas të krijojë një koalicion të ri që do të formohej nga anëtarët e qendrës dhe të ashtuquajturve “të përgjegjshmit” të parlamentit.
Ai synon të gjejë një marrëveshje që jep një perspektivë të qartë politike për të qeverisur deri në fund të legjislaturës.