E shtunë, 25 Shtator, 2021
13.5 C
Tirana

Bie ‘perandoria’ e dy vëllezërve, zbulohet e shkuara e errët e Armando Gorezit

Policia e Tiranës ka bërë të mundur sekuestrimin e një pasurie, e cila kap vlerën e 2.2 milionë euro. Operacioni u kodua “Vëllazëria”, ndërsa pasuritë janë të vëllezërve Armando dhe Alket Gorezi, 44 dhe 47 vjeç. Hetimet ndaj tyre kishin nisur në vitin 2018, dhe akuzohen për “Pastrimi i produkteve të veprës penale, ose veprimtarisë kriminale”.

Armando Gorezi nga Berati u ekstradua drejt Italisë më 29 Korrik 2015. Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar më 9 Shkurt 2015, dhe ishte dënuar në mungesë me 12 vite burgim.

Më 6 Maj 2014, Gjykata e Torinos në Itali kishte lëshuar urdhër arresti ndaj Gorezit, për veprën penale të vrasjes. Bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur më 6 Gusht 2011 në Torino, kur u vra Indrit Kuçi.

Armando Gorezi ishte i dyshuar si autor i vrasjes. Disa ditë para krimit, viktima kishte rrahur Armando Gorezin, sipas raportimeve të shtypit italian në atë kohë.

Por në Janar të vitit 2017, edhe pse ishte dënuar në mungesë me 12 vite burgim për vrasjen e shqiptarit Kuçi, një gjykatë e apelit në Itali e shpalli të pafajshëm Armando Gorezin, dhe e liroi nga të gjitha akuzat, pasi nuk kishte prova të mjaftueshme për ta shpallur fajtor.

Prokuroria e Tiranës vendosi sot sekuestro preventive ndaj pasurisë së vëllezërve Armando dhe Alket Gorezi. Sipas policisë dhe Prokurorisë shqiptare, dyshohet se pasuria prej 2.2 milionë euro e vëllezërve Gorezi është përfituar nga paratë e pista. Aktualisht dy vëllezërit Gorezi, të cilët jetojnë prej vitesh në Tiranë, po hetohen në gjendje të lirë.

Lexo edhe :   FOTO/SPAK nxjerr urdhër arresti, policia i shkon në shtëpi ish-kryeprokurorit

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Në rritje kërkesat për azil, arrijnë nivelin më të lartë të pas-pandemisë

Kërkesat për azil nga shqiptarët kanë filluar rritjen graduale pas lehtësimit të kritereve të udhëtimeve në vendet e Bashkimit Europian, por sërish ato mbeten...

Yuri Kim i shkon në zyrë Bashës. Cilat janë porositë e radhës?

Kryedemokrati Basha do të takojë sot në orën 16:00, ambasadoren e SHBA-së në Shqipëri Yuri Kim. Pas vendimit për përjashtimin e ish-kryeministrit Sali Berisha...

La hotelin luksoz, Lionel Messi paguan shumën e majme për vilën

Ylli argjentinas Lionel Messi, ka arritur që të gjejë një shtëpi në Paris. Sipas asaj që raporton “RMC Sports”, Messi deri tani ka jetuar...

“Mbretëria” e Kozakut, si kërcënim për një gjeneratë

Nga: Mentor Kikia Njëri që u quajtka Kozak, qenka shpallur mbreti i Instagramit dhe Tik-Tokut. Por një tjetër që u quajtka Fabio, mesa duket pretendent...

“Mbreti i Instagramit” në sherr me “mbretin e burgut”, “lufta” për famë

Rrjetet sociale janë kthyer në “ushqimin” e përditshëm të rinisë. Aty mund të gjesh video argëtuese, edukuese, por në të shumtën e rasteve rinia...